POLITIKE

Interpelanca me Bardhin sot në Kuvend, REL: Rama tha se nuk ka prova për transportin e mbetjeve të rrezikshme drejt Tajlandës

M.B. Përditësimi i fundit 12 Shtator 2024, 15:24

Interpelanca me Bardhin sot në Kuvend, REL: Rama tha se nuk ka prova

TIRANA- Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha në Kuvend se nga Shqipëria nuk janë transportuar mbetje të rrezikshme në Tajlandë apo Kinë. Kështu ai iu përgjigj opozitës, e cila e ka thirrur në interpelancë për të dhënë shpjegime në lidhje me denoncimin e bërë nga disa organizata ndërkombëtare të mjedisit se dy anije të nisura nga Porti i Durrësit, po transportonin rreth 800 tonë me lëndë të rrezikshme drejt Azisë. Sipas kërkesës për interpelancë të opozitës, anijet ishin nisur në korrik, pa konfirmim se vendi pritës, Tajlanda, do t'i pranonte.

"Kur Qeveria e Tajlandës mësoi për llojin e ngarkesës që transportonin anijet, refuzoi t'i pranonte në territorin e saj, siç raporton 'Bloomberg'”, u tha në kërkesën për interpelancë të paraqitur nga opozita shqiptare.

Opozita pretendon se kjo ngarkesë është pluhuri i furrës, një produkt mbetjesh i rrezikshëm, që zakonisht vjen nga riciklimi i skrapit te çelikut dhe përmban okside metalike toksike si kadmiumi dhe kromi, që janë të dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin. Në kërkesën e opozitës u theksua se ky lloj pluhuri kërkon trajtim të kushtueshëm dhe për këtë arsye kompanitë që e prodhojnë, kërkojnë të shmangin shpenzimet.

Gazmend Bardhi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, në opozitë, tha se dy anijet me 100 kontejnerë, që mbajnë rreth 816 tonë mbetje, po kthehen në Durrës. Kryeministri Rama deklaroi se të gjitha pretendimet e opozitës janë "televonelë politike, akuza dhe fantazi për të helmuar popullin shqiptar".

“Të gjitha janë vetëm dyshime. Nuk ka prova dhe as certifikime. Por, organet tona po hetojnë. Në të dyja rastet, atij nga Elbasani, në Durrës dhe në Tajlandë, e nga Kosova në Kinë përmes Durrësit, mallrat janë transportuar me të gjithë dokumentacionit përkatës, përmes linjave konterenike ndërkombëtare me reputacion të padiskutueshëm”, tha ai.

Rama tha se asnjë nga vendet evropiane, përmes së cilave kanë kaluar këto mbetje, nuk kanë pasur kundërshtime. Rrjeti i Aksionit të Bazelit, BAN, që është ekspert në fushën e çështjeve të drejtësisë mjedisore, ishte i pari që ngriti këtë çështje më 5 gusht.

“Nëse konfirmohet se janë mbetje të rrezikshme, sipas dispozitave të Konventës së Bazelit, Traktatit të Kombeve të Bashkuara që rregullon tregtinë e mbetjeve të rrezikshme dhe mbetje të tjera, kontejnerët mund të sekuestrohen dhe të riatdhesohen në Shqipëri”, u tha në njoftimin e këtij rrjeti.

Më 21 gusht, Prokuroria e Durrësit njoftoi se ka nisur hetimet, në bashkëpunim me Zyrën Evropiane kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF).

Hetimet kanë nisur mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”. Ndërsa Drejtoria e Policisë së Durrësit referoi materialin hetimor për dyshimet për “Transportim të mbetjeve” dhe “Shpërdorim detyrës”, bazuar në “informacione të marra nga mediat”. Kjo ngarkesë prej rreth 800 tonësh e ka zanafillën te mbetjet e krijuara gjatë proceseve teknologjike nga aktiviteti i kompanisë turke 'Kurum', në zonën e ish-kombinatit metalurgjik në Elbasan.

Tri ditë pas Prokuroria njoftoi nisjen e hetimeve, Qeveria shqiptare reagoi përmes dy ministrive, asaj të Infrastrukturës dhe të Turizmit dhe Mjedisit, duke i konsideruar aludime, lajmet në media se nga Shqipëria janë transportuar mbetje të rrezikshme, ndërsa u sqarua se për çfarë mbetjesh bëhet fjalë dhe nga janë nisur.

"Në të dyja rastet e përfolura të transportit, nga Elbasani drejt Tajlandës dhe nga Kosova drejt Kinës, mallrat e deklaruara si okside/hidrokside hekuri apo koncentrat zinku, janë transportuar nga Porti i Durrësit drejt porteve evropianem përmes linjave konterenike ndërkombëtare me reputacion të padyshimtë dhe nuk janë bërë objekte kontrollesh në vendet e BE-së, ku kanë ndaluar dhe janë magazinuar përkohësisht, por janë lejuar të vijojnë itinerarin e tyre”, u tha në reagimin e dy ministrive.

Sipas Qeverisë shqiptare, "nga verifikimet e të dyja proceseve logjistike, si dhe të ngarkesave të ngjashme në të kaluarën, mallra me klasifikim të tillë nuk janë konsideruar asnjëherë si mbetje të rrezikshme nga organet doganore dhe mjedisore”. Në reagim po ashtu u tha se këto mallra nuk janë të ndaluara dhe për pasojë autoritetet nuk mund të kritikohen nga opozita për mosveprim.

Dy ministritë thanë se "deklarimi i ngarkesës si mall i rrezikshëm apo mbetje e rrezikshme është detyrim i eksportuesit apo importuesit".

Edhe pse nuk pati asnjë deklaratë nëse këto mbetje do të ktheheshin, Qeveria shqiptare theksoi se "nuk mundet që Shqipëria të pranojë apriori rikthimin e ngarkesave të tilla, aq më tepër vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekulimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme". Duke ftuar që të pritet rezultati i hetimeve në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare Qeveria shqiptare tha se përgjegjësia në çdo rast u takon operatorëve ekonomikë, përkatësisht njërit në Shqipëri e tjetrit në Kosovë.

Opozita në Shqipëri pretendon se kompania "Kurum International" ka shkelur ligjin për mënyrën e përpunimit të mbetjeve të rrezikshme që prodhon, ndërkohë që kompania "Sokolaj" sh.p.k. ka shkelur ligjin, lidhur me transportin e mbetjeve toksike të rrezikshme. Gjithashtu sipas opozitës autoritetet përgjegjëse kane shkelur ligjin duke mosvepruar ndaj këtyre shoqërive private. Opozita akuzoi Qeverinë për mungesë transparence për këtë çështje./ REL

edi rama

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë