VIDEO/ Pedagogët marshojnë drejt bulevardit me studentët: Të largohet Rama!
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...

TIRANË- Ministri Ervin Hoxha në interpelancën e thirrur nga deputeti demokrat i është përgjigjur Dogjanit duke u shprehur se nuk mund të bëjnë politikë me drama familjare dhe jetë njerëzish. Hoxha u shpreh se ngrihet pretendimi se ka më shumë vrasje dhe më pak siguri apo më shumë vepra penale me një dramë familjare.
Ai tha se nuk mund të baltoset puna e mijëra punonjësve të Policisë së Shtetit. Ministri shtoi se ka rënie progresive të numrit të vrasjeve nga viti në vit. Ai tja se progresi po shënon rekord historik. Sipas tij në vitin 2024 janë regjistruar 41 vrasje në vit dhe më 2025 kemi vetëm 35 vrasje, kundrejt 200 vrasjeve në vitin 2012. Hoxha tha se kanë fuqizuar të gjithë mekanizmat lokalë të forcimit dhe sigurisë, me këshillat në komunitet dhe ata vendor të sigurisë.
Nuk e kuptova fare arsyen e thirrjes së interpelancës së Dogjanit, megjithatë unë jam i gatshëm të përgjigjem këtu për çdo pyetje si autoriteti më i lartë i institucionit të rendit dhe sigurisë në vend. Garantimi i rendit dhe sigurisë për qytetarët shqiptarë janë prioriteti kryesor i qeverisë, ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Por duke qenë punë komplekse, ka nevojë edhe për përmirësime.
Si bashkëpunimi me partnerët, përmirësimi i ligjit, të drejtës penale, teknologjia e sofistikuar dhe implementimi i saj. Ajo që thoni ju nuk është e vërtetë, është tragjedi familjare, dramë familjare, e marrë nga njerëz të thjeshtë dhe të rënduar psikologjikisht. Ngrihet pretendimi se ka më shumë vrasje dhe më pak siguri apo më shumë vepra penale. Nuk mund të bëjmë politikë me këtë dramë familjare dhe jetë. Nuk mund të baltoset puna e mijëra punonjësve të Policisë së Shtetit.
Ka rënie progresive të numrit të vrasjeve nga viti në vit, shënon rekord historik. Në vitin 2024 kemi pasur 41 vrasje në vit dhe më 2025 kemi vetëm 35 vrasje, kundrejt 200 vrasjeve në vitin 2012. Deri në këto momente mbi 80% e vrasjeve janë zbuluar dhe 94 për qind vrasjet në tentativë të sbuluara. Shiffrat flasin vetë, por nuk dëshmojnë çrrënjosjen totale të kriminalitetit, sepse historia e tregon se është e pamundur, madje edhe në vende më të zhvilluara. Pjesa më e madhe e krimeve të vrasjeve vijnë nga motive e shkaqe banale, shkaqe të çastit.
Kemi fuqizuar të gjithë mekanizmat lokalë të forcimit dhe sigurisë, me këshillat në komunitet dhe ata vendor të sigurisë. Konstatimet dashakeqe për sigurinë kanë qëllime të eklipsojnë rezultatet e arritura këto vite. Ndihem i keqardhur që po përdorni e trajtoni publikun si spektatorë, me raste fatkeqe.
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha para se të futej në ambietnet në Kuvend u pyet nga gazetarët për munges...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha përmendi sot në foltore 3 vitet e dënimit që kërkon SPAK për ish-kryeb...
tensionet ne kuvend TIRANË- Vijon me tensione dhe debate seanca plenare në Kuvend. Në momentin që ministri Taulant Balla ka marrë ...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pyeti deputetin Damian Gjiknurin,"ke marrë pjesë ti me Dor Duçkën me financim...
TIRANA- Deputeti socialist Damian Gjiknuri tha sot në Kuvend se janë mbi 130 mijë shqiptarë që janë regjistruar si zgjedh&e...
TIRANA- Deputeti socialist Toni Gogu akuzoi demokratët se keqpërdorin sallën e Parlamentit me shantazhe, intimidime, fyerje dhe akuza. Gog...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar një video në rrjetet sociale ku flet për fshirjen e fotove me Alex Soros n...
TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha, para se hynte në sallën e seancave plenare sot ka treguar arsyet pse sipas tij u transferua në pa...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë se kryeministri Edi Rama ka ...
kuvendi TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me interpelancën e kërkuar nga deputeti demokrat, Asllan Dogjani me ministrin e Brendshë...