POLITIKE

“Bujqësia pa buxhet, pa BE, pa zë"/ Panariti: Kush po e braktis fshatin shqiptar?

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Tetor 2025, 14:10

“Bujqësia pa buxhet, pa BE, pa zë"/ Panariti: Kush po e

Prej dy vitesh, fondet IPARD për bujqësinë shqiptare janë të bllokuara për shkak të korrupsionit me fondet e IPARD. Më herët  OLAF, deklaroi se pa hetuar e zbardhur plotësisht abuzimin 33 milionë euro me fondet e BE-së për fermerët shqiptarë, 112 milionë eurot e tjera të IPARD do të mbeten të bllokuara. Prof. Edmond Panariti në intervistën për “Telegraf” u shpreh se fondet IPARD kanë qenë oksigjeni i investimeve në bujqësi, dhe se skema me garanci sovrane për të cilën flet qeveria është e paarritshme për shumicën e fermerëve, pasi bankat kërkojnë kolateral, ndërsa fermerët nuk kanë asnjë garanci reale.Për Prof Panaritin : 2026 do të jetë viti i paralizës së prodhimit bujqësor, ndaj duhet të rikthehet transparenca në menaxhimin e fondeve dhe reformuar AZHBR.Ja intervista e plotë:

Me pezullimin e tyre dhe me konfirmimin se nuk do të zhbllokohen as për vitin 2026, Shqipëria humbet jo vetëm financimin, por edhe besimin e partnerëve europianë. Kjo është një goditje e dyfishtë: nga brenda me buxhet mjeran , dhe nga jashtë me mungesë mbështetjeje.

Intervistoi: Biora Vojka

Intervistë me Prof. Dr. Edmond Panariti, ish-Ministër i Bujqësisë dhe ekspert i politikave agrar.

-Prof. Panariti, si e lexoni financimin buxhetor për Ministrinë e Bujqësisë në rishikimin e fundit për vitin 2025?

Mos ndryshimi i masës së financimit për mua është sinjal i qartë se bujqësia nuk është më prioritet strategjik. Në një kohë kur ky sektor përbën burimin kryesor të të ardhurave për mijëra familje, një stanjacion i tillë buxhetor është jo vetëm i padrejtë, por edhe i rrezikshëm. Ai dëmton subvencionet, investimet dhe mbështetjen teknike për fermerët, duke e lënë fshatin në mëshirë të fatit.

-Si ndikon kjo ulje në kontekstin e bllokimit të fondeve IPARD nga Bashkimi Evropian?

Ndikon thellësisht. Fondet IPARD kanë qenë oksigjeni i investimeve në bujqësi për agroturizmin, agropërpunimin, infrastrukturën rurale. Me pezullimin e tyre dhe me konfirmimin se nuk do të zhbllokohen as për vitin 2026, Shqipëria humbet jo vetëm financimin, por edhe besimin e partnerëve europianë. Kjo është një goditje e dyfishtë: nga brenda me buxhet mjeran , dhe nga jashtë me mungesë mbështetjeje.

Nëse nuk ndryshon kursi, 2026 do të jetë viti i paralizës së prodhimit Bujqësor . Pa IPARD, pa rritje buxheti, pa akses real në kredi, bujqësia do të mbijetojë vetëm në formën e vetëprodhimit. Do të kemi më pak investime, më pak eksport, më pak agroturizëm.

-Qeveria ka propozuar një skemë me kredi të garantuara për fermerët. A është kjo zgjidhje?

Absolutisht jo. Skema me garanci sovrane është e pamjaftueshme dhe e paarritshme për shumicën e fermerëve. Bankat kërkojnë kolateral, ndërsa fermerët nuk kanë asnjë garanci reale. Për më tepër, mungon edukimi financiar, mungon asistenca teknike, dhe mungon vullneti politik për ta bërë këtë skemë funksionale. Në vend që të ndihmojë, kjo skemë rrezikon të krijojë borxhe të pamenaxhueshme dhe zhgënjim të thellë.

-Çfarë pritet të ndodhë në vitin 2026?

Nëse nuk ndryshon kursi, 2026 do të jetë viti i paralizës së prodhimit Bujqësor. Pa IPARD, pa rritje buxheti, pa akses real në kredi, bujqësia do të mbijetojë vetëm në formën e vetëprodhimit. Do të kemi më pak investime, më pak eksport, më pak agroturizëm. Dhe më shumë migrim nga fshati. Kjo nuk është thjesht krizë buxhetore—është krizë strategjike dhe sociale.

-Çfarë duhet të ndodhë?

Duhet të rikthehet transparenca në menaxhimin e fondeve. Duhet reformë në AZHBR. Duhet rritje e buxhetit me fokus në subvencione direkte, jo kredi të pamundura. Duhet rikthim i besimit të BE-së për të zhbllokuar IPARD. Dhe mbi të gjitha, duhet një politikë e re për fshatin jo si zonë e harruar, por si motor zhvillimi.



 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë