POLITIKE

INVESTIGIMI i Piranjave/ "PS shfrytëzon administratën shtetërore për fushatë elektorale", PD: Votuesit e Opozitës pengohen për t’u regjistruar në aplikacionin e KQZ, ndërsa të Partisë Socialiste favorizohen

n.f Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2025, 14:37
INVESTIGIMI i Piranjave/ "PS shfrytëzon administratën
Nuri

TIRANË- Drejtuesi i departamentit të drejtësisë, Franc Nuri ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së tij Nuri u shpreh se dje u bë publik investigimi i emisionit “Piranjat”, nëpërmjet të cilit faktohet se votuesit potencialë të Opozitës, ndeshen me vështirësi për t’u regjistruar në aplikacionin e KQZ për Diasporën. Ai thekson se votuesit potencialë të Partisë Socialiste kanë lehtësira që vijnë ndër të tjera edhe nga angazhimi maksimal, por totalisht i paligjshëm, i një makinerie të tërë të administratës shtetërore, të drejtuar nga të zgjedhurit qendrorë dhe vendorë të PS.

Nuri thekson se "Pirnajat" me fakte dhe prova të qarta e të kuptueshme shpalosi mënyrën e organizimit të partisë-shtet në funksion të kontrollit të votës së shqiptarëve. Ai shton se sipas emisionit “Piranjat”, për regjistrimin e votuesve socialistë të cilët mund të kenë vështirësi në këtë proces regjistrimi online, kjo forcë politike nuk heziton të keqpërdorë administratën, duke filluar nga Ministrat tek Kryetarët e Bashkive të vendit, si dhe stafin e tyre, që bëjnë gati 700 KM për të shkuar deri në Athinë për të regjistruar votues potencialë.

Nuri tha se ajo që bie në sy është fenomeni i shëmtuar i shfrytëzimit të paligjshëm të administratës shtetërore, qoftë edhe jashtë ditëve dhe orarit zyrtar të punës, për t’i dërguar me “detyrim-përcaktim” jashtë vendit, herë për të mbushur sallat, e herë për t’u marrë me procesin e regjistrimit të emigrantëve në diasporë. Sipas tij përtej shkeljeve ligjore dhe shfrytëzimit njerëzor, keqpërdorimi i administratës për qëllime të pastra elektorale dhe zgjedhore është edhe shkelje e dinjitetit të secilit individ që detyrohet t’u bindet urdhrave të paligjshëm të eprorëve të tyre.

Dje u bë publik investigimi i emisionit “Piranjat”, nëpërmjet të cilit faktohet se votuesit potencialë të Opozitës, ndeshen me vështirësi për t’u regjistruar në aplikacionin e KQZ për Diasporën. Ndërsa votuesit potencialë të Partisë Socialiste kanë lehtësira që vijnë ndër të tjera edhe nga angazhimi maksimal, por totalisht i paligjshëm, i një makinerie të tërë të administratës shtetërore, të drejtuar nga të zgjedhurit qendrorë dhe vendorë të PS.

Media investigative me fakte dhe prova të qarta e të kuptueshme shpalosi mënyrën e organizimit të partisë-shtet në funksion të kontrollit të votës së shqiptarëve: Sipas emisionit “Piranjat”, për regjistrimin e votuesve socialistë të cilët mund të kenë vështirësi në këtë proces regjistrimi online, kjo forcë politike nuk heziton të keqpërdorë administratën, duke filluar nga Ministrat tek Kryetarët e Bashkive të vendit, si dhe stafin e tyre, që bëjnë gati 700 KM për të shkuar deri në Athinë për të regjistruar votues potencialë.

Në këtë takim të PS në Athinë, merrte pjesë Zv/Kryeministrja Belinda Balluku, Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, kryetarët socialistë të bashkive Fier, Lushnjë, Roskovec, dhe një numër i konsiderueshëm punonjësish të administratës qendrore e vendore.

Por përtej pyetjeve legjitime, se a lejohen të përdoren makinat e shtetit në fundjavë për takime elektorale apo në funksion të fushatës politike të Partisë Socialiste në pushtet, apo se kush i ka paguar shpenzimet e këtyre takimeve në kryeqytetin grek, ajo që rezultoi edhe më skandaloze nga ky Investigim, ishte padyshim, deklarimi i një punonjëseje që pretendonte se vinte nga KQZ në atë takim të organizuar nga PS, pikërisht për të asistuar në regjistrimin e zgjedhësve nga diaspora.

Sipas pamjeve filmike, personi në fjalë deklaron se ishte “përfaqësuese e KQZ”, duke shtuar se merrte pjesë “në një projekt të KQZ”, ndërkohë që salla ishte e mbushur me militantë dhe drejtues të lartë të Partisë Socialiste.

Kujtojmë se, në rast se personi në fjalë ka deklaruar në mënyrë të rreme mbajtjen e një titulli apo funksioni publik që nuk e ka, kjo sërish përbën vepër penale të “Përvetësimi i një titulli apo detyre shtetërore” dhe dënohet deri në 2 vite burg, sipas Nenit 264 të Kodit Penal.

Akoma më keq, nëse do të rezultojë se punonjësja është e KQZ, atëherë ka patur shfrytëzim ose përdorim të punonjësve shtetërorë për takime elektorale apo qëllime zgjedhore, çka konsiderohet vepër penale dhe dënohet deri në 3 vjet burg, sipas nenit 328/a të Kodit Penal.

Por përtej këtij rasti, ajo që bie në sy është fenomeni i shëmtuar i shfrytëzimit të paligjshëm të administratës shtetërore, qoftë edhe jashtë ditëve dhe orarit zyrtar të punës, për t’i dërguar me “detyrim-përcaktim” jashtë vendit, herë për të mbushur sallat, e herë për t’u marrë me procesin e regjistrimit të emigrantëve në diasporë! Përtej shkeljeve ligjore dhe shfrytëzimit njerëzor, keqpërdorimi i administratës për qëllime të pastra elektorale dhe zgjedhore është edhe shkelje e dinjitetit të secilit individ që detyrohet t’u bindet urdhrave të paligjshëm të eprorëve të tyre.

Afërmendsh që SPAK dhe KQZ duhet të kenë nisur tashmë hetimet për këto raste me iniciativë të tyre. Në përfundim, përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje çdo demokrati, çdo qytetari shqiptar të pa-angazhuar politikisht, por edhe çdo socialisti që nuk duron dot më arrogancën e këtij pushteti të kalbur 12-vjeçar, që beson në lirinë e mendimit dhe dinjitetin e tij, t’i bashkohet protestës Kombëtare të Opozitës, sot në ora 17:00 në Tiranë!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë