POLITIKE

Investigimi i RAI 3/ Berisha thirrje qytetarëve: Të enjten para parlamentit të drogës për të dëshmuar se jemi popull i ligjit

b.z Përditësimi i fundit 4 Qershor 2024, 21:13
Investigimi i RAI 3/ Berisha thirrje qytetarëve: Të enjten para
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar mbrëmjen e sotme se kryeministri i vendit Edi Rama është përgjegjës që Shqipëria cilësohet nga mediat e huaja si një "narko-shtet". Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha deklaroi se Rama dhe vartësit e tij janë përgjegjës për kullat dhe monumentet e krimit dhe drogës që sipas tij blihen nga trafikantët.

Më tej Berisha ka bërë thirrje për qytetarët të bashkohen në protestën e thirrur ditën e enjte te Parlamenti. Sipas Berishës qytetarët duhet ti bashkohen protestës për të dëshmuar se nuk jemi ne populli i krimit, nuk jemi popull i drogës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miqtë e mi, nga narkoshteti e pësoi së pari së pari populli opozitar sepse vota shndërrohet në drogë dhe droga në votë.
Nga narkoshteti u vra shpresa e shqiptarëve sepse Edi Rama me Dumanët e tij kriminelë që fshehin krimin elektoral, kriminelë që mbrojnë dosjet e krimit elektoral, armiq të egër të popullit opozitar, armiq të egër të demokracisë shqiptare.
Po kush e pësoi tjetër? E pësoi çdo qytetar i ndershëm sepse shkon për të blerë apartamentin dhe e gjen se duhet të punojë 60 deri në 70 vite për ta paguar atë. Mollë e ndaluar!

Sepse kullat, monumentet e shëmtuara të krimit dhe drogës blihen nga trafikantët.
Kush e pësoi? E pësoi qytetari i thjeshtë se shkon në supermarket dhe gjen çmimet më të shtrenjta se në Gjermani, Britani, Itali. Sepse ata që kanë drogën nuk pyesin për çmimet, kurse të tjerët rrëmojnë qindarkat në xhepat e tyre.
Edi Rama, po të paralajmëroj këtu, nuk janë lexuar akoma kapitujt e tmerrshëm të narkoshtetit tënd. Jo, jo!
Edi Rama, ekzistojnë akuza se ke përdorur Ismailin në 141 raste si taksi dhe ke transportuar baule me narkoeuro, baule me kokainë.

Ky kapitull do të hetohet, se udhëtimet tua që janë trefishi i çdo kryeministri mbajnë erë drogë, mbajnë erë trafik, mbajnë erë krim dhe duhet të hetohesh.
Qytetarë dhe qytetare, o sot o kurrë, o sot o kurrë.
Përshëndes protestuesit e sotëm te bashkia, heronj të vërtetë.
Por e enjtja është prova e ndërgjegjes sonë qytetare, është prova e përgjegjësisë sonë qytetare, është prova e virtytit tonë demokratik, është prova e ndërgjegjes sonë kombëtare.
Para parlamentit të krimit dhe drogës, e gjithë Shqipëria nga Vermoshi në Konispol, nga Tropoja në Kakavijë, e gjithë Shqipëria para parlamentit.

Të dëshmojmë se nuk jemi ne populli i krimit, nuk jemi popull i drogës.
Por jemi popull i ligjit dhe i virtytit, jemi popull i besimit, i Shqipërisë dhe të ardhmes së saj.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!

sali berisha edi rama rai 3

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë