POLITIKE

"Ismail Kadare nuk duhej të ishte në Tufinë sot!"/ Gjekmarkaj: Ky duhej te ishte viti i At Zef Pllumit!

S.B Përditësimi i fundit 17 Shtator 2024, 14:12

"Ismail Kadare nuk duhej të ishte në Tufinë sot!"/

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike në fjalën e tij në Komisionin e Medias, nuk i ka kursyer kritikat ndaj ministres së Kulturës dhe ministrit Blendi Gonxhe. Deputeti vuri theksin tek ndarja nga jeta e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, duke thënë se ceremonia ndaj tij la shumë për të dëshiruar.

“Shkrimtari i shqiptarëve, i Europës i mbi 48 gjuhëve i përkthyer nuk ishte shkrimtari vetëm i PS!” tha deputeti.

Më tej ai vë në dukje se Kadare nuk duhet të prehej në varrezat e Tufinës pasi kushtet atje duke nisur me rrugën janë problematike. Gjekmarkaj kërkon që Kadaresë ti gjendet vendi i merituar dhe të hapet një konkurs ndërkombëtar për vendin e tij të prehjes.

Deputeti përmend një tjetër figurë të shquar At Zef Pllumin. Sipas tij ky duhet të ishte viti i At Zef Pllumit, dhe se vepra e tij duhej ribotuar.

Fjalimi i plotë:

“Në ministrinë tuaj nuk pat asgjë as një status hipokrit e mediokër siç ndodh rëndom!” shprehet deputeti demokrat.

Me emocionoi shume fjala justifikuese e zonjës Kushi, por ve re një gjë, sa më pak serioze është Ministria e Kulturës aq më shumë njerëz merr me vete për ta konfirmuar paradoksin! Nejse nuk desha të merresha me këtë po me një sensibilitet kulturor për aq sa zoti Gonxhe ndihet ministër kulture!

Në korrik u nda nga jeta mjeshtri i madh i letrave botërore Ismail Kadare! Ceremonia ndaj tij la shumë për të dëshiruar në shumëçka! Shkrimtari i shqiptarëve, i Europës i mbi 48 gjuhëve i përkthyer nuk ishte shkrimtari vetëm i PS!

Ikja e tij është një nga më të mëdhatë që në shekuj ka patur ky komb! Vdekja e çdokujt meriton respekt, para saj jemi të gjithë të barabartë, por nuk jemi të tillë në kontribute e trashëgimi, nëse do të pyeteshin të gjithë njerëzit e jashtëzakonshëm e të zakonshëm, madje nëse shkojmë ne mistikë, nëse bëhej një referendum i të gjallëve dhe të vdekurve të gjithë do të binin dakord që Ismail Kadare nuk duhej të ishte në Tufinë sot!

Mjafton vetëm rruga për ato varreza si në Kandahar për të na turpëruar kur një kamera e huaj do i ngjitet asaj, jo thjesht për Ismail Kadarenë, po e po për atë, por edhe për gjithë ata shqiptarë që prehen atje!

Kur shteti shqiptar, qeveria dhe Ministria e Kulturës do i gjejnë vendin e merituar Kadaresë, kur do te hapet nje konkurs ndërkombëtar për vendin e tij e te përleshem te prehjes? A ka një date?

E dyta para pak ditësh ishte 100 vjetori At Zef Pllumit ! Ne ministrinë tuaj nuk pat asgjë as një status hipokrit e mediokër siç ndodh rëndom! Ky duhej te ishte viti i At Zef Pllumit, por ju e keni te vështire te pranonin ne ndërgjegjen tuaj përmasën e jashtëzakonshme të autorit te ‘Rno vetëm për me tregue’ te atij shqiptari qe me memoriet e tij i dëshmoi qytetërimit tone se çfarë është njeriu ne tirani, kush qëndroi e kush u thye!

E keni te gjithë ju te vështire ta pranoni permazën e fratit te kujtimeve sepse ai dëshmoi përgjithmonë krimet për te cilat askush nuk kërkon falje, askush nuk bën ndarjen etike! Unë nuk kërkoj lufte klasash, nuk kërkoj fajin e gjyshërve e te baballarëve tek bijet, por kërkoj reflektim tek ata, distancë morale.

Duhej të ishte viti i At Zef Pllumit, duhej ribotuar vepra e tij, duhej sensibilizuar shoqëria edhe më për mesazhet e tij sepse tashme i përkthyer në gjuhet e mëdha të botës edhe ai e ka tejkaluar vullnetin e burokratëve, por janë burokratët ata që ja i bëjnë dëm shoqërisë duke e privuar nga vlerat e veta sublime, duke i futur paaftësi e keqdashje komunikimit të tyre me shqiptarët!

agron gjekmarkaj ismail kadare at zef pllumi

gjekmarkaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë