POLITIKE

"Jam kundër marrëveshjes me Melonin për emigrantët", Berisha për median greke: Përgjegjësit kryesorë që kanë dëmtuar Shqipërinë përfshi Ramën do të përballen me ligjin

r.ll Përditësimi i fundit 2 Mars 2025, 11:06
"Jam kundër marrëveshjes me Melonin për
sali berisha

GREQI- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një intervistë me median greke "enikos.gr", ku ka folur për tema të ndryshme mes tyre dhe për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjatë intervistës, Berisha tha për marrëdhëniet me Turqinë dhe lidhjet speciale me Erdoganin, u shpreh se pas fitores së PD-së “ato nuk do të kenë karakterin e marrëdhënieve që kishin Rama dhe Erdogan”. Lideri i opozitës ka hedhur akuza edhe ndaj kryeministrit Edi Rama për të cilin tha se do të përballet me drejtësinë sapo PD të marrë qeverisjen e vendit. 

Lidhur me pronat e grekëve të Himarës, si dhe të drejtat e minoritetit grek, Berisha u shpreh se jo vetëm do t'i mbrojë ata, por do të sigurojë që asnjë qeveri shqiptare të mos mund t'i prekë në të ardhmen.

Ai ka folur edhe për punësimin e menaxherit të fushatës së Donald Trump në ekipin e tij të fushatës, Chris LaCivita. Kreu i PD- së ka shprehur gjithashtu qëndrimin e tij kundër marrëveshjes Meloni-Rama për krijimin e një kampi për emigrantët që deportohen nga Italia.

INTERVISTA E PLOTË: 

E keni quajtur Ramën narkodiktator. A keni ndërmend ta burgosni kur të vini në pushtet?

Sali Berisha: Dëmi që ka pësuar Shqipëria në vitet e narkodiktaturës është i jashtëzakonshëm. Dhe, unë nuk mund të them se përgjegjësit kryesorë, ndër të cilët është Rama, nuk do përballen me ligjin. Nuk është ndërmendja ime kjo. Por, pasojat e narkodiktaturës qenë të këtilla, saqë shumë vështirë të mendohet se do mund t’i shpëtojnë ligjit ata që vendosën narkodiktaturën në Shqipëri.

Narkodiktatura, thotë Samuel Huntington, është më e keqe se të gjitha diktaturat tjera, se diktatura komuniste, se diktatura naziste, se diktatura teokratike dhe se grushtet-shtetet ushtarake. Nuk besoj se, nuk mund të mendohet se nuk do të veprojë ligji për ata të cilët kanë vendosur diktaturat.

Rama mban marrëdhënie miqësore me Erdoganin. A do ta mbani këtë miqësi dhe bashkëpunim të ngushtë me Turqinë?

Sali Berisha: Turqia është një aleat, një partner i Shqipërisë. Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë nuk mund të jenë kurrë në dëm të një pale të tretë. Përkundrazi, Shqipëria do të ruajë marrëdhënie shumë të mira me fqinjët e vet, me Greqinë, me vende tjera, por natyrisht marrëdhënie me Turqinë do jenë marrëdhënie normale. Nuk mund të them se do të kenë karakterin e atyre marrëdhënieve që pati Rama-Erdogan, sepse nuk jam unë për ato lloj marrëdhëniesh. Jam për marrëdhënie normal, miqësore, dhe kjo është.

Cilat janë hapat e para që do të ndërmerrni për të forcuar lidhjet midis Greqisë dhe Shqipërisë?

Sali Berisha: Mendoj se, lidhjet midis Greqisë dhe Shqipërisë në tërësi kanë zhvillimet e tyre pozitive, por problemet e krijuara këto vite janë probleme të cilat në një farë mënyre i ngadalësuan këto marrëdhënie, por edhe i dëmtuan.

Unë mendoj se, zgjidhja e Marrëveshjes së detit, rikthimi dhe vendosja e kësaj marrëveshje për zgjidhje është një nga objektivat e mia. Nuk mund të imagjinohet në një vend demokratik që t’i merret mandati cilitdo për përkatësinë e tij etnike. Çdo shtetas shqiptar, me Kushtetutë, ka të drejtë dhe do ketë të drejtë të marrë çdo funksion që i besojnë qytetarët shqiptarë me votën e tyre të lirë. Dhe kjo, besoj se është përgjigja më e drejtë ndaj aktit antikushtetues, antidemokratik të marrjes së mandateve, siç ndodhi me rastin Beleri.

Çfarë do të bëni ju me pronat e grekëve në Himarë dhe të drejtat e minoritetit grek në përgjithësi?

Sali Berisha: Të drejtat me pronat e cilitdo qytetar të Himarës dhe të Shqipërisë, parimi së pari, qeveria nuk mund t’i prekë ato. Unë kam qeverisur 8 vite, dhe nuk ka patur asnjë ankesë për marrjen qoftë edhe 1m2 tokë. Asnjë ankesë, sepse ka qenë jashtë çdo lloj imagjinate. Akti i parë që do të bëj, do të anuloj ligjin e investimeve strategjike, ligj me të cilin qeveria grabit tokat e cilitdo.

Së dyti, do të bëj gjithçka të pajisen, në njësi kohe sa më të shpejtë, me të gjithë dokumentacionin e rregullt, zotërit e vërtetë të tokave. Qofshin ata grekë, qofshin shqiptarë, rumunë, çfarëdo që të jenë. Qëllimi ndaj pronës është një dhe vetëm një: respekti i të drejtës së pronës dhe pronarit.

Edi Rama ka votuar një ligj, i cili de facto, potencialisht e bën tokën në të gjithë bregun shqiptar të konfiskueshme për motive mafioze.

Ju keni marrë Chris LaCivita menaxherin kryesor të fushatës së Donald Trump në skuadrën tuaj të fushatës. A e keni dhe mbështetjen e Presidentit Trump?

Sali Berisha: Unë nuk mund të them këtë. Kam mbështetje totale dhe të plotë të Chris LaCivita që bashkdrejtoi fushatën më të suksesshme të kohërave. Është kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan, por nuk është i kontraktuar në emër të Presidentit Trump. Për shumë arsye, Partia Demokratike e Shqipërisë mbështeti Partinë Republikane Amerikane në zgjedhje, dhe në këtë aspekt ajo është një aleat shumë i çmuar i yni.

Çfarë do të bëni me qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe me pakicën shqiptare në këtë vend fqinj?

Sali Berisha: Ne jemi për marrëdhënie shumë të mira me fqinjët. Probleme nuk është se nuk janë krijuar këto kohë. Mendoj se, ne nuk do të pajtohemi me një regres të të drejtave të shqiptarëve në këtë republikë. Shpresoj që, dialogu, besoj gjithmonë tek dialogu, tek fryma konstruktive. Me dialog është plotësisht e mundshme të zgjidhim çdo problem që kemi.

Sa i takon bashkëpunimit me Italinë për emigracionin dhe për problemin e  emigrantëve, marrëveshjes Rama-Meloni?

Sali Berisha: Ne, kemi qenë kundër kësaj marrëveshjeje. Natyrisht, e sanksionuar nga Gjykata Kushtetuese, ne do respektojmë këtë marrëveshje në afatin e vet 5-vjeçar.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë