Dy shoferë sherr me leva përballë Ministrisë së Brendshme, arrestohen nga policia
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Juristi Genci Gjokutaj, i ftuar në emisionin “Task-Forcë” në Syri TV, hodhi dyshime të forta mbi veprimet e prokurorisë, duke argumentuar se akuza e ngritur ndaj Ballukut për “shkelje të barazisë në tendera” është një dispozitë ligjore e butë dhe e papërshtatshme për një zyrtar të këtij niveli. Sipas tij, kjo akuzë i adresohet anëtarëve të komisioneve të vlerësimit të ofertave dhe jo titullarit të një ministrie.
Gjokutaj mbështetet në idenë se SPAK po i shmanget përballjes me korrupsionin në nivele të larta, duke zgjedhur një rrugë ligjore që nuk cënon thelbin e pushtetit. Kjo strategji, sipas tij, ka për qëllim t'i mundësojë mazhorancës aktuale të sigurojë një mandat të katërt qeverisës.
Avokati tha se Shqipëria perceptohet si një “kontaminuese e tmerrshme” edhe për zyrtarët ndërkombëtarë. U përmendën rastet e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, dhe hetimet ndaj Komisionerit Evropian, Didier Reynders, i cili loboi për reformën në drejtësi.
Kjo e fundit, sipas Gjokutajt, rezultoi në një kolaps të sistemit. Ky trend sugjeron se ndërveprimi me zyrtarët shqiptarë ka rezultuar shpesh me pasoja ligjore për figurat ndërkombëtare, duke ngritur pyetje serioze për nivelin e korrupsionit vendor.
Gjokutaj shprehet se nga të dhënat e deritanishme të dosjes hetimore, bëhet e ditur se ekziston një “zinxhir urdhrash” që ka funksionuar në mënyrë të përsosur, duke nisur nga ish-ministrja Balluku dhe duke vazhduar me vartësit e saj. Kjo dëshmi përforcon idenë e një përgjegjësie të drejtpërdrejtë në nivelet më të larta, duke e bërë edhe më të dyshimtë zgjedhjen e SPAK për të ndjekur një akuzë më të lehtë penale.
Gjokutaj:
Atëherë Sonila, është, edhe për teleshikuesit, është një pazëll krejt i thjeshtë. Të gjithë ndërkombëtarët që kanë lobuar në Shqipëri, ka përfunduar në burg, ose në në procedim penal. Merr McGonigalin, merr atë, atë antimafias italiane në Vlorë. Merr këtë Reynders-in, komisionerin Europian për reformën në drejtësi. Pra, kush ka ardhur këtu, atje ka përfunduar në burg. Llogarisi se çfarë kanë bërë këta tanët këtu. E kupton?
E pra, Shqipëria është një kontaminuese, e kupton, e tmerrshme edhe e ndërkombëtarëve, jo më, jo më administrata e këtyre që u ka dalë boja përfundimisht. Kështu që kjo është një alarm, kjo është për t'u thënë me nota peshorative, është e tmerrshme që prokuroria e Brukselit, një komisioner Europian që lobon për reformën në drejtësi të Shqipërisë, një reformë e cila ju e dini që rezultoi, e kolapsoi sistemin komplet, edhe e anatemuar nga të katër anët, edhe edhe hartën, edhe kodin e ri penal, se këta janë ata që bënë reformat, që po dalin zbuluar përfundimisht, po atje ku ekzistojnë institucionet dhe shteti i së drejtës, ata merren përgjegjësi penale, ndërsa këtu, e kupton, thirren në mbledhjet e qeverisë, nuk japin dorëheqjen, po vijnë të nesërmen.
T'ju shpjegoj një çikë nga pikëpamja ligjore. Shkelja e barazisë në tendera nuk është dispozita që i takon ministrit, kryeministrit, zëvendëskryeministrit. Shkelja e barazisë në tendera është shpërdorim i detyrës posaçërisht për anëtarët e komisionit të verifikimit të ofertave. Pra, është një dispozitë e cila është shpërdorim i detyrës po për komisionin e verifikimit të ofertave, e ka të specifikuar ligji, është shkelje e barazisë në tendera.
Dhe shkeljen e barazisë në tendera e bën pikërisht ky komision i cili pranon aktet, shikon ofertat, kush është oferta më e leverdisshme, kush jo, kush është firma me kurrikulën më të pasur, çfarë kurrikule ka e tjerë e tjerë, sipas ligjit edhe siç ecën kjo punë. Nuk ka lidhje ministri me shkeljen e barazisë së tenderave, sepse ministri nuk është anëtar i këtij komisioni. Ministri ka ose shpërdorimin e detyrës, por në këto raste, nëse ka ndërhyrë dhe ka përfituar, e kupton?
Dhe në rastin e Llogarasë nuk mund të jetë komisioni i verifikimit të ofertave që ka gëlltitur 50 milionë euro mbasi ka fituar Gjoka dhe vajtje e vizitës së kryeministrit me Belinda Ballukun në Turqi. Këto nuk i ka bërë komisioni i verifikimit të ofertave. Këtu kemi korrupsion, e kupton? Por që sigurisht, ky SPAK, unë e kam thënë, ka bërë këtë që të sjelli këtë mazhorancë në pushtet për mandat katërt, ndërkohë që po të vepronte që në fillim, që kur e mori vesh këtë problemin e Llogarasë e të tjera e të tjera, siç është problemi i inceneratorëve që kanë shpallur dështimin dhe kanë lëvruar për Landfillin e Elbasanit dhe të tjerë, tashi thonë dhe 660.000 euro, po lekët e tjerë ku vajtën?
Pra, edhe njëherë, këtu nuk kemi të bëjmë me një gabim apo me një përshtypje të prokurorisë si si fillim. Këtu kemi të bërë me një mbrojtje që SPAK-u po i bën sepse sigurisht, dispozita e shkeljes së barazisë në tendera është dispozitë e butë e cila nuk lidhet me me sekuestro pasurore, nuk lidhet me masat shtrënguese, me masa të forta të cënimit të lirisë dhe kështu pastaj edhe mund ta plotësojnë rrugës, por masat mbeten po këto.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi refuzoi një kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike për interpelancë urgj...
Analisti Andi Bushati ka komentuar lidhur me dosjen e aferës korruptive të tunelit të Llogarasë, ku nga komuninikimet përfituara nga te...
Nga Basir Çollaku Nuk kemi parë gjë akoma, po hanë kokat e njëri-tjetrit. Vetë e tha. Me datë 01/10/2021, në or...
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, deklaroi sot se është ende herët për të bërë një...
Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar pas zbardhjeve të reja të bisedave mes Belinda Ballukut dhe Evis Berberit. Këlliçi ...
Në dosjen e SPAK për tunelin e Llogarasë tregohet edhe një tjetër bisedë mes dy zyrtareve për fituesin për ndërti...
Në Konferencën e Kryetarëve, deputeti i opozitës Tedi Blushi ka zhvilluar një debat të ashpër me kryetarin e grupit parlame...
Në datën 19 gusht të vitit 2021, Belinda Balluku i përcjell në aplikacionin Whatsapp Evis Berberit një mesazh të marrë...
Shqipëria bëri bujë globale në shtator 2025 kur u bë vendi i parë që emëroi zyrtarisht një ministër virtual ...
Në dosjen voluminoze të SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë, ku është marrë e pandehur zv.kryeministrja Belind...