POLITIKE

"Karma is a bitch, little boy!" Letra e nënës me një fëmijë me autizëm për Ramën: Përbindësh që përdhunon dhimbjen! Ti je e keqja e kënetës

M.B. Përditësimi i fundit 24 Prill 2025, 15:32

"Karma is a bitch, little boy!" Letra e nënës me një

TIRANA- Etiketimi i përdorur nga kryeministri Edi Rama për të "goditur" politikën e opozitës duke e konsideruar si "autike" ka ngjallur reagime të shumta e sidomos nga prindër, fëmijët e të cilëve i përkasin këtij rasti.

Syri.net ka publikuar letrën e një nëne të një fëmije me autizëm, e cila 10 vite më parë thotë se u detyrua të largohet nga Shqipëria për t'i dhënë kujdesin që qeveria e vendit tonë nuk ia dha kurrë ndërsa sot duke kërkuar votën përdori termin “autik” në një kontekst përçmues e diskriminues për këtë kategori vulnerabël të shoqërisë.

Nëna me inicialet E. B., e tiketon Ramën si përbindësh duke mos i kursyer ndër rreshta as etiketime të tjera. Pas skandalit të përdorimit të termit "autik" ajo thotë se nuk e mëshiron më atë. Zonja shkruan se u largua nga vendi me dhimbje e ndërsa vijon të dëgjojë lajme jo të mira nga këtu.

Letra:

E ç’të të thuash ty, mor djalë? Të të quaj të paditur? Shumë pak. Të të quaj të lig? Prapë shumë pak. Unë do të të them: Përbindësh.

Pas 15 vitesh bashkëjetesë me autizmin, nga të cilat 10 vite t’i ishe kryeministri im, jo vetëm që na injorove – fëmijët autikë dhe familjet tona – por na zhyte thellë në trishtim, dhimbje dhe harresë. Po pse duhet të merrem me ty?

Sepse edhe pasi emigruam për të kërkuar atë që ti, o njeri i paditur dhe i pamëshirshëm, nuk arrite kurrë të na ofroje… hap televizorin, e etur për një lajm nga vendi im, dhe të dëgjoj ty teksa, i ekzaltuar, përdhunon dhimbjen.

Po të kishe qenë autik, do të ishe dritë dielli, pafajësi dhe shkëlqim. Por ti je e keqja e kënetës. Një nepërkë helmuese që shigjeton pa mëshirë më të dobëtin. U the burrave "çyryk", mirë ua bëre atyre përballë që qeshnin si hajvanë. U the fëmijëve para prindërve "më shihni nudo", sikur kishte ndonjë gjë për të parë – një njeri të gjatë, pa substancë – dhe e the prapë para prindërve. E ata, si të tredhur nga dhimbja, qeshnin. Dhe prapë të them, mirë ua bëre.

Por ti, o përbindësh, përdhunove dhimbjen që shkakton autizmi. Me mimikat e tua, e krahasove autizmin me lajthitje. Ti, në sytë e mi, je një dështak dy metra i gjatë që merr meritat e shqiptarëve që me punë dhe djersë kanë ngritur vlerat e vendit. Ti i merr pa pikë turpi. Me format e tua “gangsteri”, intimidon këdo dhe gjithçka – edhe dhimbjen – me një vend pune. Po si, o qyq, nuk të ha mortja? Po si ulesh me ca hallxhinj dhe masturbon nga kënaqësia kur ata qeshin nga halli me budallallëqet që nxjerr nga goja? Disa s’të dëgjojnë, thjesht e dinë se duhet të qeshin. Disa të tjerë të dëgjojnë, por i ka zënë halli e prapë duhet të qeshin. Disa nuk kuptojnë fare, por qeshin se ka ardhur “i gjati”.

Me pak fjalë, në këtë llum ti kënaqesh. Sepse TI je llumi.

Ç’të të them… jeto mes autikësh, o i pashpresë. Jam e bindur se diçka do të të mësojnë: të duash pa ligësi. Tako prindër të fëmijëve autikë dhe kupto dhimbjen. Një burrë shteti i jep prioritet kësaj çështjeje, siç bën pjesa tjetër e botës. Por çfarë flas unë për një shtet fallco, që pasi punuam dhe luftuam, na përzuri me bisht ndër shalë – ne dhe fëmijët tanë.

Ne ikëm. Të tjerët janë ende aty. Unë nuk dua ta bëj këtë, por halli më fut kokën në hale. Prandaj të lutem, o ti që s'dua të përmend me emër: na kurse dhimbjen. Na shpëto veshët. Lëri fëmijët autikë në dashurinë e prindërve të tyre, që shpesh i ushqejnë me qumësht të holluar me ujë – i kam parë me sytë e mi – por të lumtur, të rrethuar me dashuri.

Nëse kjo është Evropa jote, UNË E REFUZOJ fuqishëm. Ti je llumi i kënetës – aty ku njeriu ngec dhe s’ka fuqi të dalë. Ti je e keqja që duhet shkulur me rrënjë. Je thjesht një njeri tallës, që në fakt ka aq shumë komplekse me veten, sa nuk di ku të struket. E vesh petkun e perandorit, por ai petk nuk ta kemi veshur ne, populli. Ta kanë veshur të tjerë si ty – të varfër në shpirt – që si me para, si pa para, kanë mbetur gjithmonë ata të njëjtët.

Fatkeqësisht, ti e ke futur popullin në skutë dhe e shantazhon me një rrogë, me një biznes, apo ku ta di unë… Sepse këtë bëjnë njerëzit e pamëshirshëm, delirantët e sëmurë.

Dhe që ta mbyll – jo me ty, se ti nuk e meriton – por me faktin se ke përdhunuar nëna të lënduara dhe ke përbaltur fëmijë të jashtëzakonshëm në shpirt, por të mbyllur në botën e tyre. Ti je thjesht një m** i vogël, që nuk ka ujë që të lan – as me këtë politikën autike që del nga ajo gojë e fëlliqur.

Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë. Zoti ua bëftë rrugën e kthimit më të lehtë. Dhe Zoti ishalla të mëshiron ty… se unë nga sot, nuk do ta bëj më.

Ty nuk të plas, se je në re. Por… karma is a bitch, little boy.

(Shkruar nga E.B)

edi rama

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë