Dy shoferë sherr me leva përballë Ministrisë së Brendshme, arrestohen nga policia
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe seancën parlamentare të 12 marsit, ku pritet të diskutohet për imunitetin e Belinda Balluku.
Në një intervistë në emisionin “A Show” në Syri TV me gazetarin Adi Krasta, Këlliçi tha se opozita do të përcaktojë qëndrimin e saj përfundimtar në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Sipas Këlliçit, në seancën e së enjtes pritet të diskutohet raporti i Këshillit të Rregullores dhe Mandateve për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të Ballukut. Ai shtoi se mazhoranca mund të përdorë provokime dhe fyerje për të shkaktuar tension në sallë, duke iu referuar sulmit seksist të fundit në Kuvend nga Taulant Balla drejt deputetes së PD, Albana Vokshi.
Deputeti i PD-së kritikoi gjithashtu vendimin e Komisionit të Etikës, duke theksuar se sipas tij u ndëshkuan deputetë të opozitës dhe jo personi që shkaktoi konfliktin.
‘Ne ditën e nesërme kemi një mbledhje të grupit parlamentar të PD-së në orën 13:00 ku do të përcaktojmë të gjithë qëndrimin tonë edhe mënyrën se si do të zhvillohet seanca e ditës së enjte që është shumë e rëndësishme.
Nga të dhënat tona, kryeministri pikërisht do tentojë që ditën e enjte, në orën 10:00 kur të nis seanca, është pika e parë në rendin e ditës, diskutimi i raportit të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve dhe janë dy qëndrimet pro dhe kundër për heqjen e imunitetit. Mazhoranca do tentojë të prishë seancën në mënyrë që të ketë një seancë 20 minuta, çerek ore mundësisht.
Ata do të duan të provokojnë, shajnë dhe fyer. Ju rastin më të fundit e patë seancën e fundit. Taulant Balla ka vendosur një precedent tejet të rrezikshëm në gjuhën parlamentare në Shqipëri. Ka fyer një zonjë, zonjën Vokshi, ka përdorur gjuhë seksiste, është dënuar publikisht nga organizata e e gruas së Partisë Popullore Europiane. Kanë reaguar shoqata të ndryshme në Shqipëri. Kanë reaguar deputetë të opozitës dhe cili ishte efekti?
Personi që shkaktoi dhe që e nisi të gjithë këtë konflikt, nuk u përjashtua nga komisioni i etikës dhe u përjashtuan dy kolegë të opozitës, Bardhin dhe Balliun. Pse? Reaguan dhe i kërkuan që t'i kërkonte falje zonjës Vokshi Taulant Balla në këtë rast. I njëjti skenar pritet të ndodhë ditën e enjte.
Për këtë arsye unë ë kam të njëjtin qëndrim që kam mbajtur edhe në grup parlamentar, do ta mbaj dhe nesër, por e them dhe publikisht do t'i kërkoja çdo kolegu të PD-së dhe të opozitës, që me qetësi, me argument, me logjikë, me fjalë, me prova dhe me fakte, ne të zbërthejmë para qytetarëve shqiptarë, për aq kohë sa do të kemi ditën e enjte, arsyetimin tonë logjik, ligjor, juridik, moral dhe politik se përse ne në rastin e zonjës Balluku kemi të bëjmë me një keqbërëse, që nuk është vetëm e pandehur, por që në këto tre muaj që mazhoranca i dha kohë dhe bleu kohë, nga muaji dhjetor, 16 dhjetori, kur është paraqitur për herë të parë kërkesa e prokurorisë së posaçme, speciale për masën e sigurimit, arrest shtëpiak apo arrest me burg për zonjën Balluku.
Ajo jo vetëm që nuk ka reflektuar, por ka kërcënuar dëshmitarët, grupe të fortish, pjesëtarë të bandave të qarkut të Fier, kanë kërcënuar dëshmitarët, janë prishur prova, janë vënë në përgjim njerëz pranë saj që kanë ndikuar në proces dhe kjo do të thotë që vetëm dikush që është kapur në flagrancë mundet të arrijë të bëjë këto vepra, të cilat e kanë rënduar në fakt pozitën juridike të zonjës në fjalë.
Kështu që thënë këtë, shkoqur fare qartë para qytetarëve, e gjithë Partia Demokratike, gjithë grupi ynë i deputetëve do të duhet të shfrytëzojë kohën për të dhënë një mesazh të qartë para qytetarëve shqiptarë me fakte dhe me prova, për të përsëritur dhe njëherë të gjitha aferat’, tha ndër të tjera deputeti i PD-së.
Komisionerja për Zgjerimin në Komisioni Evropian, Marta Kos, ka dhënë një mesazh të qartë për vendet kandidate gjatë...
Gazetari Enton Abilekaj deklaroi se në një nga dosjet e fundit të drejtësisë përmendet me emër dhe mbiemër kryeministri ...
Tre degë të PD-së në Qarkun e Beratit kanë zgjedhur drejtuesit e rinj. Deputeti, njëkohësisht i deleguari politik i PD p&eum...
Deputeti i Partia Demokratike, Gjin Gjoni, ka ngritur dyshime për nismën e fundit të kryetarit të Gjykata e Lartë e Shqipërisë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, deklaron se situata politike në vend ka arritur kulmin e tensionit, duke akuzuar maxh...
Komisioni Europian ka reaguar për vendimin e Partisë Socialiste për të rrëzuar kërkesën e SPAK, për heqjen e imunitetit ...
Kreu i SPAK, Klodian Braho ka folur mbi raportin e depozituar një ditë më parë në Kuvend, ku pasqyrohej e gjithë veprimtaria e zhv...
Grupi Parlamentar i PD ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese mosmiratimin e ngritjes së Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontroll...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me deputetin gjerman Peter Beyer, ku në qendër të bisedës ishte...
Ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer (CDU), njëkohësisht drejtues i Grupit ...