POLITIKE

"Keqqeverisja po e mban Shqipërinë larg Europës"/ Erisa Xhixho: 64 vjet për të arritur standardet e qeverisjes së BE-së

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Tetor 2025, 13:39

"Keqqeverisja po e mban Shqipërinë larg Europës"/ Erisa

Deputetja e PL, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se Shqipëria është e papërgatitur për të përmbushur kërkesat e Bashkimit Europian dhe se premtoni "Shqipëria europiane deri në 2030" është vetëm një propagandë elektorale.

Sipas Institutit të Vjenës për Studime Ndërkombëtare, Xhixho citoi se Shqipëria do të ketë nevojë për 64 vjet për të arritur standardet e qeverisjes së BE-së, ndërsa për krahasim, Kosova ka nevojë vetëm për 26 vjet.

Deputetja theksoi se Shqipëria ka mbetur pas në fusha të tilla si ekonomia (53 vite), shëndetësia (39 vite) dhe infrastruktura (100 vite), dhe se korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar janë bërë pengesë e madhe për përparimin e vendit. Ajo shtoi se mungesa e mundësive ekonomike po detyron qytetarët të emigrojnë, duke theksuar se integrimi europian duhet të jetë një proces serioz për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe jo një mjet propagande për fushata.

Postimi:

Keqqeverisja po e mban Shqipërinë larg Europës.

Shqipëria vazhdon të mbetet pas jo vetëm në raport me vendet e BE-së, por edhe në krahasim me vendet e rajonit në procesin e integrimit europian — dhe shkaku është i qartë: mungesa e qeverisjes së mirë.

Sipas Institutit të Vjenës për Studime Ndërkombëtare, Shqipërisë do t’i duhen të paktën 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes që kërkon Bashkimi Europian.
Premtimi “Shqipëria europiane deri në 2030” është thjesht propagandë elektorale. Në realitet, qeverisja shqiptare nuk arrin dot as ritmin e Kosovës, e cila ka nevojë për vetëm 26 vite për të përmbushur këto standarde.
Prapambetja është e thellë edhe në fusha të tjera:
• Ekonomia: 53 vite për të arritur standardet e BE-së
• Sistemi social: 71 vite
• Shëndetësia: 39 vite
• Mjedisi & infrastruktura: 100 vite
Korrupsioni i përhapur në çdo nivel të shtetit dhe lidhjet me krimin e organizuar e kanë kthyer Shqipërinë në një lavatriçe për pastrimin e parave të drogës.

Ndërkohë, pamundësia ekonomike, mungesa e shërbimeve dhe e meritokracisë po i detyrojnë qytetarët të largohen.
Integrimi europian nuk është dekor për fushata – por një proces që duhet të ndërtojë standarde për qytetarët shqiptarë.

Ndërsa kryeministri flet për “pasaportën europiane”, qytetarët po emigrojnë çdo ditë sepse realiteti me të cilin përballen çdo ditë është shumë larg standardeve të BE-së – në çdo shërbim publik, në çdo aspekt të jetës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë