Protesta te Ministria e Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të studentëve dhe pedagogëve
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
Një i mitur, 15 vjeç, i arerstuar nga policia në protestë, ka rrëfyer dhunën e ushtruar në komisariat dhe mbajtjen pë...
“O milet, Rama ka siklet”, “Dorëheqje” dhe “Ju erdhi fundi!” janë disa nga thirrjet që dëgjohen në ...
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
ZVICËR- Ish-krahu i djathë i Edi Ramës, Arben Ahmetaj ka zbuluar sot se ka marrë kërcënime disa herë në Zvicër gjatë kësaj kohë që jeton aty. Duke folur në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Ahmetaj ka zbuluar se persekutimi ndaj tij po ndodh për shkak të shënjestrimit nga kryeministri Rama dhe Altin Dumani, të cilin e quan shërbëtor të kryeministrit. Po ashtu Ahmetaj ka deklaruar se disa herë është përballur me kërcënime në Zvicër, ku persona shqipfolës e kanë ndjekur në banesë dhe në kafen që frekuenton.
Peka: Këtu do të flasim gjatë, por janë ditë të vështira. Mediat e Ramës, dhe konkretisht Report TV e Karlo Bolinos, është kujdesur që të fotografojë një banesë në Zvicër, ku në sytë e opinionit nuk jetoni ditë të vështira, por jetoni në luks. Si jeton Arben Ahmetaj?
Ahmetaj: Qesh. Edhe njëherë, me median, mediat e Edi Ramës, personale të tij, do të merrem më vonë në këtë intervistë. Unë i referohem situatës time të përditshme. Mund ta vizitosh shtëpinë time, je i lutur të kuptosh pseudo luksin. Jetojmë në një shtëpi në kushte normale, që më në fund kemi mundësi që sa herë më viziton nëna ime 83 vjeçe, apo prindërit e Eriolës, pak më të rinj, po kaq të vjetër, të kenë mundësinë të kenë një hapësirë ku të rrinë dhe të flenë. Ky është ndryshimi i pseudoluksit që kujdesen dhe arsyet pse kujdesen kaq shumë do ti themi më vonë në këtë intervistë, kujdesen e merren me mua në pafundësi. Është urdhër dhe zell.
Peka: Në gjykimin tuaj, ajo foto e publikuar ishte për të krijuar një perceptim që akuzat ndaj Ahmetajt qëndrojnë dhe po jeton në luks, apo ishte për të treguar vendndodhjen dhe ju e morët edhe si njëfarë kërcënimi.
Ahmetaj: Ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë dhe pas atij publikimi, unë kam pasur dy episode. Një episod u tre qytetarë shqiptarë, njëri prej tyre me qëndrim në Zvicër, të cilët i njoh, nuk i bëj publike për qytetarët shqiptarë, nëse do të duhet një ditë për të verifikuar vërtetësinë e asaj që them, i them edhe me emër se cilët janë, kanë ardhur kanë bërë foto tek dera e pallatit dhe janë regjistruar rastësisht nga një njeri i imi, se çfarë kanë thënë. Një episod të cilin unë e kam ndarë me autoritet këtu, ku duke zbritur nga një ambient publik në ashensor, një bashkëqytetar që shprehte në mërmëritje dhe sipër egërsi dhe sharje dhe i njëjti person, në kafen ku unë pi kafen e paradites, se aq është dita ime në këtë vend, sërish aty përballë. E kam fotografuar, depozituar tek autoritetet, e kam marrë seriozisht, si ato tre kërcënimet të jetës time, plus atë provokim që i është bërë fëmijës tim në Tiranë, gocës time të vogël, Kelis dhe sigurisht që jam shumë alert, ashtu siç vetë kam deponuar në të tre shërbimet, të 6 emrat që janë iniciatorë të goditjeve të mundshme kundër meje dhe familjes time.
Peka: Jeni në alert. A ndjeheni i tërhequr, apo jeni njëlloj i motivuar për ti shkuar të drejtës tuaj, deri në fund. Po e them këtë sepse kjo është intervista e tretë, e dyta bashkë, dhe një intervistë deri diku e vjedhur nga kolegët e Report në RAI3, për të cilët do të ju pyes dhe më vonë, e cila ka krijuar jo pak turbullira në Tiranë, sidomos intervista e dytë.
Ahmetaj: Përsa i përket vendosmërisë dhe motivimit tim për të vazhduar betejën për të drejtën tim dhe për ti kthyer reston ligjore, të gjithë atyre që kanë kaluar në mënyrë të paligjshme pragun e shtëpisë time, nuk ka kthim pas. Kjo nuk diskutohet. Kushdo që ka shkelur në mënyrë të paligjshme pragun e shtëpisë time, do të marrë resto të ligjshme deri në fund. Kjo nuk diskutohet. Unë jam i bindur në pafajësinë time. Unë e di çfarë kryqi duhet të mbaj në kurriz, por jo këto. Jo këto të sajuara nga Altin Dumani, pas nxjerrjes në pritë nga Edi Rama. Dhe si thotë Edi Rama, ankohen për PS. Nuk kam gjë unë me PS, unë PS e kam aty ku duhet ta kem. Me PS-në, atë krijesë të madhe unë jam rritur.
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar dosja hetimore ndaj tij për aferën e inceneratorit, është i...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të pernatshëm ka folur edhe për largimin e Lindita Nikoll...
Sali Berisha TIRANA- Në mbyllje të fjalës së tij sot kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ftoi të gjithë që...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë demokratike Sali Berisha foli sot lidhur me ndryshimet e reja në qeveri. Berisha tha se largimi i minist...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve ...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot lidhur me Kongresin e djeshëm të Partisë Socialiste. Berish...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sot lidhur me ndryshimet që u lajmëruan në Kongresin e Part...
Ilir Meta TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie tha se detyra e...
TIRANË- Dy ish-ministrat e LSi-së, Nasip Naço dhe Edmond Haxhinasto janë bërë gjyshër. Franko, djali i Nasip Naços...
Jamarbër Malltezi TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka deklaruae se Tira...