Putin bën deklaratën e fortë: Ukraina do të humbasë territore!
Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë deklarata të reja lidhur me territoret perëndimore të Ukrainës, duke pretenduar se ato mun...
Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë deklarata të reja lidhur me territoret perëndimore të Ukrainës, duke pretenduar se ato mun...
Teksa ka nisur marshimi protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë: 27 korrik dhe kanë pikturuar n&eum...
Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor në përpjekje për të frenuar zhvlerësimin e euros...
6 janar 2021. Qetësia e një dite dimri në Pukë u thye nga një telefonatë në sallën operative. Një automjet buz&eu...
Kanë dalë pamjet nga momenti kur efektivët e RENEA-s, Policia e Shtetit dhe përfaqësues të Prokurorisë rrethojnë autom...
Real Madrid ka siguruar një tjetër goditje të madhe në merkato. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me RB Leipzig për transfe...
Vajza 20-vjeçare e aktorëve Tom Cruise dhe Katie Holmes do të luajë në një dramë ikonike të adaptuar nga William Sha...
Abdul Ballout, 21 vjeçari i cili dyshohet se kreu sulmin terrorist në Berlin, është vrarë këtë të diel, 26 korrik, g...
CNN, përmes rubrikës analitike ‘Fareed’s Global Briefing’, i ka kushtuar vëmendje protestave që po zhvillohen prej rreth...
Një zjarr shpërtheu pasditen e së dielës, 26 korrik në një zonë me bimësi të ulët në jug të Pylaia...

Këshilli Bashkiak i Lushnjës ka shfuqizuar vendimin për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për Gjergj Velon, një figurë e regjimit komunist, i akuzuar për firmosjen e 131 vendimeve për internim. Ky vendim vjen pas një reagimi të fortë publik dhe këmbënguljes së këshilltarëve të opozitës, të cilët e cilësuan dhënien e titullit si një fyerje për viktimat e diktaturës dhe një akt që rihapte plagët e së shkuarës.
Kreu i grupit opozitar në Këshillin Bashkiak të Lushnjës, Klement Çela, në një intervistë në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, e ka quajtur këtë zhvillim një rikthim të dinjitetit për qytetin dhe një standard të ri moral. Ai hodhi poshtë perceptimin se Lushnja nuk e ka vuajtur regjimin komunist, duke kujtuar se qyteti ka pasur 11 kampe internimi, dëshmi e një historie të dhimbshme persekutimi.
Sipas Çelës, nisma për heqjen e titullit nuk ishte vetëm politike, por një lëvizje e gjerë që përfshiu qytetarë, shtresën e të përndjekurve politikë dhe median. Ai theksoi rolin aktiv të opinionit publik dhe të personaliteteve mediatike në ushtrimin e presionit për të korrigjuar atë që u konsiderua si një gabim historik.
Klement Çela: Shiko, në ka një qytet që ka provuar përndjekjen është Lushnja, sepse Lushnja ka pasur 11 kampe internimi në kohën e komunizmit. Dhe realisht me këtë akt që u ndërmor nga Këshilli Bashkiak Lushnje, jo më larg se shtatori që iku, u vërtetua që celulat, le të themi komuniste, vazhdojnë dhe kërkojnë që të drejtojnë Lushnjën. Dhe akti i pashembullt le të themi, ku unë nuk isha pjesë, por gjithsesi, dashur pa dashur bëhem dhe unë pjesë e kësaj balte të Këshillit Bashkiak. Për fat të mirë, rezultoi që këtë vendim e zhbëmë, e shfuqizuam dhe në një farë mënyre rikthyem dinjitetin dhe në një farë mënyre vendosëm një standard dhe këtij, ish-drejtuesit të regjimit komunist, i dhamë një mesazh, këtij dhe shumë të tjerëve që njerëz të tillë nuk mund të dekorohen dhe nuk mund të lartësohen.
Kjo nismë realisht nuk mund të them që ishte vetëm e imja, pavarësisht se unë kam dhënë suportin kryesor duke qenë pjesë e Këshillit Bashkiak. Ka qenë nismë qytetare, reagim i fortë qytetar, reagim i fortë i shtresës së përndjekurve politikë, por edhe gjithashtu reagim edhe i medias, sepse një përfaqësues i medias, dua ta falenderoj dhe ta përshëndes, Shkëlqim Bylykbashi, ka qenë një nga promotorët që më ka suportuar, më ka mbështetur dhe ka kërkuar mbështetje njëkohësisht tek unë për të realizuar këtë nismë. Kjo filloi që nga dita që, për të qenë të sinqertë, që nga dita që zotëria e mori titullin, sepse e mori titullin në një ditë shumë të shënuar për Lushnjën, ditën e çlirimit të Lushnjës le të themi, në 18 tetor, u organizua një ceremoni zyrtare, sikur mos mjaftonin të gjitha këto, në ditën më të rëndësishme për qytetin tonë i jepet dhe titulli zotit Velo.
Po e quaj zotit Velo se për shkak të etikës, për etikën time personale, sepse nuk e meriton, por realisht pas kësaj pati një reagim shumë të fortë dhe i morëm, i ndërmorëm të gjitha hapat, ligjorë patjetër. Gjetëm bazën ligjore, kuadrin ligjor që sepse pas kësaj kapeshin që duke pasur parasysh ligjin për vetëqeverisjen vendore, na thuhej që Këshilli Bashkiak ka vetëm autoritet të japë tituj dhe jo të heqi. Por nuk rezultoi kështu për fat të mirë dhe u gjet i gjithë kuadri ligjor, në bazë shumë kërkesave që ne kemi bërë, unë personalisht vetë, zoti Bylukbashi, apo dhe qytetarë të tjerë që na shkruanin dhe na thonin, u gjet një farë dakordësie le të themi edhe me bashkinë. Fillimisht u gjet kjo dakordësi, pastaj u tërhoqën, u tërhoqën për shkak të konjukturave politike dhe u vendos jo më larg sesa data 17 dhjetor, kur ishte mbledhja e kryesisë së Këshillit, që këtë kërkesë ta bëja unë personalisht si anëtar i Këshillit Bashkiak dhe ta referoja, ta relatoja ditën e mbledhjes së Këshillit, të kërkoja mbështetjen e të gjithë këshilltarëve që ta fusim në rend dite. Pas shumë debatesh në mbledhjen e Këshillit, jo më larg sesa dje, fatmirësisht, një pjesë e madhe e këshilltarëve të, le të themi të së majtës, sepse realisht numrat i kanë ata në këshill, gjetën mbështetje dhe u bë pjesë e axhendës dhe e rendit të ditës së Këshillit Bashkiak.
Në një kohë kur tensionet politike në Kuvend kanë arritur kulmin me përjashtimin e 23 deputetëve të opozitës, dep...
Në një intervistë për “A Show’ me Adi Krastën në Syri Tv, ambasadori Agim Nesho krahasoi Shqipërinë e sotme ...
Gazetari Eni Ferhati tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismailaj u mor sot zyrtarisht i pandehur nga SPAK l...
Komuniteti i Energjisë i ka dhënë një goditje të fortë qeverisë shqiptare dhe rrugës së vendit drejt integrimit e...
TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” publikoi këtë të martë detaje nga dosja hetimore e AKSHI-t, ku flitet dhe...
Në Shqipëri kanë vazhduar protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, pas akuzave të bëra nga SPAK për kor...
Nga Carl Deconinck, BRUSSELS SIGNAL Mijëra demonstrues dolën në rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë më 22 dhjetor 2025...
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka lëshuar një paralajmërim të rëndë për Shqipërinë, duke e ven...
Media amerikane Washington Times i ka kushtuar një artikull situatës në Shqipëri, ku kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se vendi ...
Më 18 dhjetor, Këshilli Ministerial i Energjisë i Bashkimit Europian vendosi të penalizojë qeverinë shqiptare, duke e skualifiku...