
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie se nuk ka asnjë vend tjetër në Europë që tre liderët e opozitës t’i ketë në proces politik. Berisha tha se nuk ka asnjë vend tjetër në të cilin deputeti i opozitës të dënohet se denoncoi trafikantin e dënuar në Itali dhe që mbrohej nga vëllai i tij në Shqipëri. Ai shtoi se kandidati që fitoi zgjedhjet në Himarë, Fredi Beleri, dënohet dhe burgoset sepse Edi Rama kërkon me çdo kusht t’i marrë mandatin për pronat e tij.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Sot, nuk ka asnjë vend tjetër në Europë, asnjë vend, që tre liderët e opozitës t’i ketë në proces politik. Nuk ka asnjë vend tjetër në të cilin deputeti i opozitës të dënohet se denoncoi trafikantin e dënuar në Itali dhe që mbrohej nga vëllai i tij në Shqipëri. Se kandidati që fitoi zgjedhjet në Himarë, dënohet dhe burgoset sepse Edi Rama kërkon me çdo kusht t’i marrë mandatin për pronat e tij. Pra, unë mendoj dhe besoj se sot për çdo demokrat është e qartë një strategji, e cila synon shndërrimin e një opozite, e opozitës në një opozitë pa vlerë.
Në një opozitë, kundër të cilës qeveria duke shkelmuar Kushtetutë, ligj dhe rregullore, mund të ndërmarrë çdo akt, çdo sulm. Me gjithë përpjekjet e saj të mëdha për të kontribuar edhe në këto kushte në procesin ose në mbrojtje të demokracisë në Shqipëri. Por ndaluni pak. Ju e patë Edi Ramën në zgjedhjet e majit të vitit 2023. Më thoni pak demokratë, cilin mandat nuk rrëmbeu ai, që përcaktoi se duhet ta rrëmbente? Që të gjitha pa përjashtim, ku ai përqendroi të gjithë egërsinë e narkoshtetit.
Çfarë po ndodh tani? Tani po vazhdon i njëjti proces. Cilin mandat nuk heq ai? Cilin lider të opozitës nuk burgos ai për të fituar mandatin e ri? Është kështu apo jo? Pra, në qoftë se Edi Rama mandatin e vitit 2021 e fitoi duke shpenzuar shuma kolosale për riparimet për tërmetin, duke përdorur bandat, mandatin e vitit 2023 e fitoi duke ndëshkuar opozitën. Mandatin e vitit 2025 do ta fitojë duke burgosur opozitën.
A është kjo reale apo jo? Kur ka ndodhur në Shqipëri ndonjëherë, në cilin vend të Europës ndodh që tre liderët kryesorë të jenë në procese politike? Në cilin vend në Europë ka ndodhur që t’i rrëmbehet me polici mandati kryetarit fitues të bashkisë? Në cilin vend ka ndodhur që deputeti që guxon të denoncojë vëllain e ministrit trafikant, të dënohet me një vit burg? Në asnjë, në asnjë. As në Rusinë e Putinit, as në Bjellorusinë e Lukashenkos.
pd
Artikuj te sugjeruar
n.f
POLITIKE
26 Shtator21:31
Berisha: Durim Bami nuk u dënua për kallëzim të rremë, kurse Salianji dënohet vetëm pse është opozitar! Ky është një akt lufte
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marr pjes pr mes nj lidhje online në mbledhjen e Kryesisë së PD-s...
M.B.
POLITIKE
26 Shtator21:32
Mbledhja e Kryesisë së PD-së/ Berisha: Salianji është i dënuar sepse në emër tuaj guxoi t’i dalë ballë për ballë kreut të krimit në Shqipëri
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD-së se...
M.B.
POLITIKE
26 Shtator21:29
Do të arrestohet pas vendimit të Apelit? Salianji: Do të jem vetë që do të shkoj!
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka treguar se vendimi politik, sipas tij, i dhënë ndaj tij me urdhër të kryemi...
M.B.
POLITIKE
26 Shtator20:52
Mbledhja e Kryesisë së PD-së/ Berisha: Salianji është i dënuar sepse në emër tuaj guxoi t’i dalë ballë për ballë kreut të krimit në Shqipëri
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD-së se...
n.f
POLITIKE
26 Shtator20:48
"Drejtësia si AK 47", Bylykbashi: Salianji denoncoi dhe për këtë po paguan! Tregues i qartë se një qytetar i thjeshtë, nuk ka më asnjë garanci në këtë vend
Bylykbashi
TIRANË- Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë nga Apeli për dënimin me burg ...
n.f
POLITIKE
26 Shtator20:47
Berisha: Salianji guxoi të demaskojë dhe denoncojë klanin më të rrezikshëm të drogës, atë të ministrit të Brendshëm
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalin e tij para mbështetësve të mbledh...
M.B.
POLITIKE
26 Shtator20:05
Apeli vendosi dënimin me një vit burg ndaj tij, Salianji mbërrin në selinë e PD-së, merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili u dënuar me një vit burg me vendimin e lënë në fuqi nga Gjyk...
E.D
POLITIKE
26 Shtator19:54
"Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri"! Thirrja e Berishës: Të lëmë mënjanë gjithçka, të nisim betejën për ekzistencën e opozitës
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pasi Apeli vendosi të lërë në fuqi dënimin me një vit ...
M.B.
POLITIKE
26 Shtator19:35
"Guxoi të përballej dhëmb për dhëmb!" Berisha: Salianji sot u dënua në një akt shpallje lufte ndaj opozitës nga Rama
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të të Gjykatës së Apelit për të dë...
n.f
POLITIKE
26 Shtator19:21
Shkëlzen Berisha: Në Ramistan nuk është krim të jesh trafikant droge, por t’i denoncosh ata!
Shkëlzen Berisha
TIRANË- Djali i kreut të Partisë Demokratike, Shkëlzen Berisha ka publikuar një reagim të shkurtër...