POLITIKE

Klevis Balliu: Erion Veliaj çon taksat arsimore tek bizneset private të deputetëve socialistë

S.B Përditësimi i fundit 24 Maj 2024, 14:52
Klevis Balliu: Erion Veliaj çon taksat arsimore tek bizneset private
Klevis Balliu

TIRANË- Kordinatori rajonal i Tiranës për Partinë Demokratike Klevis Balliu ka dhënë një deklaratë në lidhje me një aferë të Erion Veliajt dhe kompanisë Dajti Park 07. Sipas Balliut kompania e lartëpërmendur është në pronësi të deputetit socialist Xhemal Qefalia dhe gjithsej ka përfituar 1998 transaksione me vlerë 21.8 miliard lekë.

Në deklaratë vihet theksi tek tenderi i rikonstruksonit të shkollës së mesme të bashkuar “Ymer Lala” në Surrel. Balliu bën me dije se nga 7 ofertues u zgjodh pikërisht kompania e Qefalisë, si fitues i paracaktuar.

Balliu thotë se Veliaj çoi taksat arsimore tek bizneset private të familjeve të deputetëve socialistë për ti ndarë paratë me ta.

Deklarata e plotë:

Kryehajduti i Tiranës Erion Veliaj nuk njeh limit në vjedhjet dhe mashtrimet e tij. Edhe pse qytetarët paguajnë qindra miliona euro nëpërmjet taksës antikushtetuese të infrastrukturës arsimore, ato para nuk shkojnë për arsimin dhe shkollat, por ndahen tek miqtë e pushtetit.

Një pjesë shkon për aferta korruptive, si inceneratori i Tiranës që nuk ekziston, dhe pjesa tjetër ndahet me deputetët e Partisë Socialiste dhe familjarët e tyre.

Dajti Park 07, një kompani në pronësi aksionere të familjarëve të deputetit socialist të Tiranës, Xhemal Qefalia, nga viti 2014 deri 2023 ka përfituar 1998 transaksione me vlerë totale 21.8 miliard lekë.

Kjo kompani e ka ndërruar dy herë emrin, si shumica e deputetëve të PS, duke kaluar nga Qefalia shpk, sic u regjistrua fillimisht në vitin 1999, në Vllaznia shpk në vitin 2006. Nga viti 2016 njihet si Dajti Park 07.

Partia Demokratike ka denoncuar edhe më parë tenderat e fituara nga Dajti Park 07 me pronar QEFALITE ose qejflinjtë e tenderave.

Sot do të bëjmë publike një aferë tjetër të Erjon Veliajt me Qefalitë.

Është pikërisht tenderi me objekt: Rikonstruksioni i shkollës së mesme të bashkuar “Ymer Lala” Surrel.

Për këtë procedurë morën pjesë 7 ofertues dhe të gjithë u skualifikuan, përvec fituesit të paracaktuar ku bënte pjesë edhe kompania e Qefalive me 99% të vlerës limit.

Pra Erjon Veliaj ka vendosur që një pjesë të taksave arsimore i çon te inceneratori inekzisten dhe një pjesë tek bizneset private të familjeve të deputetëve socialistë për t`i ndarë paratë me ta.

Duhet thënë se kontratat milionere të Qefalisë nuk janë me kompani të huaja apo private, por me institucione publike të tenderuara, jo pak herë pa shpallje paraprake të njoftimit.

Ndërsa Erjon Veliaj po hetohet për disa afera korruptive, vjedhjet në bashki nuk ndalojnë madje ai vazhdon të udhëtojë i lirë edhe jashtë vendit ndërkohë që hetohet për krime shumë të rënda.

Të lejosh Veliajn të hetohet në gjendje të lire, duke vijuar detyrën si KB është njësoj si të hetosh një vrasës dhe ta lejosh të jetojë në shtëpinë e dëshmitarit të tij.

Partia Demokratike i bën thirrje institucioneve ligjzbatuese të ndërmarrin hapa urgjente për këto vjedhje flagrante të E.V dhe hajdutëve të tjerë në parlament.

Drejtësia e vërtetë nuk do mbante nën arrest denoncuesit, por do të arrestonte dhunuesit e ligjit dhe hajdutët e parave të qytetarëve shqiptarë.

Kundër vjedhjeve dhe palacove që bëjnë si rilindas, për ta nxjerrë Erion Veliajn nga Bashkia e marrë me hajdutëri, mblidhemi sërish të martën në ora 11.

Klevis Balliu: Erion Veliaj çon taksat arsimore tek bizneset privateKlevis Balliu: Erion Veliaj çon taksat arsimore tek bizneset privateKlevis Balliu: Erion Veliaj çon taksat arsimore tek bizneset private

klevis balliu

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë