POLITIKE

Klevis Balliu: Sistemi i Ramës është ngritur për të vrarë arsimin dhe shëndetësinë. Rilindja i mori mësuesit dhe mjekët dhe i futi në ‘tregun e zi të vdekjes’

S.B Përditësimi i fundit 27 Qershor 2024, 13:16
Klevis Balliu: Sistemi i Ramës është ngritur për të
Klevis Balliu

TIRANË- Kordinatori i rajonit të Tiranës në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka dalë me një deklaratë lidhur me skemën e mashtrimit të krijuar nga drejtoresha e shkollës Qemal Stafa. Siç bën me dije Balliu, drejtoresha Klotilda Jaupi kishte krijuar skemën “Lets’s Talk Together about US24”, ku premtonte viza amerikane false kundrejt parave.

Balliu bën një paralelizim me skandalin e onkologjikut duke thënë se rilindja mori mësuesit dhe mjekët dhe i futi në ‘tregun e zi të vdekjes’. Balliu thot se PD dënon aktin e mashtrimit dhe korruptimit, si dhe fton qytetarët të jenë pjesë e protestës së 11 korrikut.

Deklarata e plotë:

Disa ditë më parë Ambasada e SHBA denoncoi një mashtrim të shëmtuar të quajtur ‘Lets’s Talk Together about US24’, një platformë e rrejshme që ofronte viza studimore në SHBA.

Kjo skemë manipulimi dhe hajdutërie drejtohej nga e dërguara e Partisë Socialiste si drejtoreshë në gjimnazin ‘Qemal Stafa’, Klotilda Jaupi. Si drejtoreshë patronazhiste ajo është lidhje e afërt e deputetes socialiste Ermonela Felaj.

Pjesë e këtij mashtrimi ishte edhe mësuesja e Anglishtes në gjimnazin ‘Qemal Stafa’, V. Lamaj. Kjo e fundit ka bërë një deklaratë publike ku thekson qe ka qenë pjesë e platformës, por përgjegjësia nuk është e mësuesve, pasi ky program është vendosur në mënyre kolegjiale nga institucionet përkatëse. Kjo nënkupton se leja për programin apo mashtrimin është dhënë nga ministria e Arsimit.

Siç u dëshmua me skandalin e Onkologjikut, edhe në rastin e mashtrimit të gjimnazistëve me gjoja viza studentore në Amerikë, janë krerët e sistemit, jo bishtat, që i mundësojnë skema të tilla.

Ky rast fakton jo vetëm degradimin e shtetit që ka ngritur Edi Rama, por se si ky sistem është ngritur për të vrarë edhe shtyllat mbajtëse të një kombi: arsimin dhe shëndetësinë. Rilindja i mori mësuesit dhe mjekët dhe i futi, ashtu si zyrtarët e saj, në ‘tregun e zi të vdekjes’.

Kështu ndodh kur kryeministri vetë blen shefin e kundërzbulimit të FBI, kur merr në punë ish-shefin e shërbimit sekret rumun, kur takon në zyrë ‘komisarin financiar’ të Sinaloas, kur e mbush parlamentin dhe bashkitë me sojsorollopin e basifondeve të shoqërisë.

Rasti i gjimnazit emërmirë ‘Qemal Stafa’ dëshmon edhe një hipokrizi të Rilindjes. Rama, ministrat, drejtorët dhe patronazhistët e qeverisë, stërbetohen për dashurinë për Amerikën, por janë gati ta shesin për pesë aspra.

Paturpësia dhe guximi për të luajtur edhe me logon e qeverisë amerikane, duke e korrupuar simbolikën e saj haptazi, dëshmon se të majtët e urrejnë Amerikën me pasionin e atyre që e kanë urryer për 45 vite kur i shërbenin komunizmit.

Partia Demokratike e dënon aktin e shëmtuar të korruptimit dhe mashtrimit të të rinjve shqiptarë, si edhe përdorimin për këto qëllime të simboleve të aleatit tonë strategjik, dhe u bën thirrje organeve përgjegjëse të hetojnë deri ne fund dhe deri në majë këtë mashtrim te turpshëm.

Për qytetarët që nuk i pranojnë këto mashtrime, që i përbuzin këta hajdutë, le të bashkohemi në betejë kundër së keqes, në protestën kombëtare, më 11 korrik ora 20.00.

klevis balliu skema mashtruese skandali i onkologjikut

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë