POLITIKE

Komisioni hetimor për koncensionet në Shëndetësi/ Vokshi: U dha për koncensionarin pa qira 700 metër katror ambient në QSUT

n.f Përditësimi i fundit 9 Shtator 2024, 21:44
Komisioni hetimor për koncensionet në Shëndetësi/ Vokshi: U
Vokshi

TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar seanca e parë e sesionit të ri parlamentar e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi atë të Sterilizimit dhe Check Up. Në këtë komision dëshmuan disa ish-drejtues të QSUT-së. I pari që ishte thirrur për koncesionin e Sterilizimit si dëshmitar, ishte ish-drejtori i QSUT-së Enekel Joti. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi pyeti Jotin për raportin e KLSH-së në 2019-ën ku thuhet se ambienti prej 700 metrash katrorë i ishte vënë koncesionarit në QSUT për të bërë procesin e sterilizimit pa marrë pagesë qiraje mujore.

Pjesë nga seanca dëgjimore:

Albana Vokshi: Cilat investime ishin bërë nga koncesionari?

Enkelejd Joti: Ne monitoronim zbatimin e pikave që kanë pasur në kontratë për t’i dhënë shërbim QSUT.

Albana Vokshi: I referohem njërit prej auditimeve të bëra në QSUT nga ju kur ishit kreu i KLSH në 2019-ën. Janë bërë një sërë vërejtjesh, po ashtu ka qenë gjetje e KLSH se ju i keni dhënë koncesionarit më shumë se 700 metra katrorë pa qira. A keni marrë ju masat e duhura për zbatimin e rekomandimit të KLSH?

Enkelejd Joti: Nuk e di a e keni marrë kontrollin e KLSH për zbatimin e rekomandimeve të KLSH. Dhënia pa qira ka qenë e përcaktuar në kontratë. Gjetja e KLSH ka qenë që ministria e Shëndetësisë të rishikojë mundësinë e futjes së qirasë. Kjo ka qenë detyrë e ministrisë.

Albana Vokshi: Në cilin nen të kontratës parashikohet që lihet falas?

Enkelejd Joti: Nëse më lini kohë mund të pyes sepse nuk isha i përgatitur për këtë gjë.

Albana Vokshi: Jeni thirrur për koncesionin e sterilizimit. Për këtë do bëheshin të gjitha pyetjet jo për gjëra të tjera. Në cilin nen thuhet që QSUT duhet të lërë falas në dispozicion të koncesionarit këtë ambient prej 700 metrash katrorë? Sepse unë nuk e kam lexuar një gjë të tillë.

Enkelejd Joti: KLSH rekomandoi që kontrata e qirasë duhet të paguhet nga koncesionari, e ka lënë detyrë te drejtori që duhet ta raportonte tek ministria dhe kjo gjë ka ndodhur.

Albana Vokshi: Është gjetur shkelje dhënia pa qira për kryerjen e procedurave të sterilizimit pajisjeve mjekësore. Ndërkohë ambientet janë të QSUT apo spitaleve të tjera.

Joti tha se nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e ministrisë së Shëndetësisë mbi këtë gjetje të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në diskutime Vokshi tha se dhënia e ambientit pa pagesë qiraje është dëm për buxhetin e shtetit.

vokshi komisioni hetimor për koncensionet në shëndetësi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë