POLITIKE

Komisioni hetimor për Shëndetësinë/ Dëshmon ish-drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico: Në mënyrë që të ndodhte sterilizimi, u desh kohë, jurist, ekspertë...

M.B. Përditësimi i fundit 9 Shtator 2024, 20:03
Komisioni hetimor për Shëndetësinë/ Dëshmon
Albana Fico

TIRANA- Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi, është thirrur për të dëshmuar ditën e sotme edhe ish-drejtuesja e QSUT Albana Fico. Fico u pyet nga nënkryetari i Komisionit, Plarent Ndreca, lidhur me kërkesat e shefave të shërbimeve, nëse ato ishin të parashikuara në kontratë ose jo. Ajo tha nuk ka qenë një deficit i setit, por kanë qenë kërkesa dhe nevoja të kohës së adresuar.

Deputeti Xhelal Mziu e pyeti nëse u bën pështypje kostoja e lartë e sterelizimit. Fico iu drejtua duke i thënë se nuk i thotë dot ta ndajë veten nga të qenit mjeke, pasi sipas saj këtë e kanë në ADN. Ajo tha se nuk ka qenë pjesë e bërjes e atyre studimeve dhe implementimeve.

Nga ana tjetër kryetarja e komisionit Albana Vokshi pyeti nëse janë marrë masa dhe ka patur diskutime. Fico tha se KLSH, i referohem periudhës që ka qenë vetë dhe tha se në mënyrën se si operojnë ata lënë rekomandime. Gjithashtu sipas saj, është një diferencë shume e madhe midis një rekomandimi dhe detyrimi. 

Diskutimet në komision:

Plarent Ndreca: Kërkesa e shefave të shërbimeve ishte për kontratën, setet e parashikuara në kontratë apo kërkesa që ishin jashtë kontratës? Kontrata në dijeninë tuaj është respektuar në ato detyrimet që ka parashikuar. Nëse ka pasur problematikat lidheshin me kontratën apo kërkesa përtej parashikimeve të kontratës?

Albana Fico: Kam këtu me vete atë që quhet konfigurimi i seteve. Në dijeninë time nuk mendoj se ka qenë një deficit i setit, por kanë qenë kërkesa dhe nevoja të kohës së adresuar. Vetëm tuberkulozin e ke me 4 barna aty. Janë nevoja që i kërkon koha dhe është krejt e natyrshme. Është një procedurë që nuk bëhet kërkesë pas kërkese. Kur bihet dakord që një kiti të ORL që duhet ti induktojmë një spekul me një përdorim, patjetër koha e kërkon këtë gjë.

Plarent Ndreca: Çdo të premte mbaj mend që thatë se merrnit një informacion për planifikimet për ndërhyrje. Ky informacion kishte për qëllim kufizim buxhetor për ndërhyrjet apo ishte një planifikim për mënyrën se si do të vepronit në vijim? Për efekt buxhetesh a janë kufizuar ndërhyrje?

Albana Fico: Çdo të premte, ka një drejtori të posaçme që përthith planet operatore. Kemi dy lloje ndërhyrjesh. Urgjente dhe të planifikuar. Urgjentet nuk kufizohen kurrë. Në pandemi pa dashur ne u shtynë planifikimet. Një operacion i planifikuar, me shefin e shërbimit janë të lirë që ta bëjnë këtë gjë. Unë nuk kam njeri që të më ketë thënë nuk ka lekë nuk do të bëhet. Nuk ka ndodhur.

Plarent Ndreca: A mendoni se ka kapacitete QSUT që këtë shërbim e bën privati. 

Albana Fico: Në mënyrë që të ndodhte sterilizimi, u desh kohë, jurist, ekspertë. Të ja kërkosh një personi të vetëm këtë lloj konkluzioni është e vështirë.

Xhelal Mziu: A ju ka bërë përshtypje kostoja e lartë e sterilizimit, ka rritje me herë?

Albana Fico: Nuk më thua dot, ta ndash veten nga të qenit mjek. Këtë gjë e kemi ADN. Kemi lidhje me atë vend dhe duam ta çojmë përpara. Nuk kam qenë pjesë e bërjes e atyre studimeve, implementimeve. Dikur ku hiqje fshikën e tëmthit duhej të prihej barku. Sot bëhet me 3 pika. Nuk mund të keq modernizim me chip. Kaq shumë apo kaq pak nuk e gjykoj unë. Më vjen mirë që e kemi sterilizimin. Që nuk do të rrimë me ato klavat, që ishin bërë si “pelenat e fëmijëve, pis.

Xhelal Mziu: Dikur kur bëra tëmthin, në 2019-ën, jam marrë një vit për të rregulluar dëmet që më ishin bërë. Sot ka modernizim. Keni qenë qendra më e madhe në shëndetësi. Kur ndahet buxheti adresohet. Ju edhe si administratore dhe si mjek, a mendoni se 4 koncesionet kanë cenuar disa shërbime të tjera, ti si drejtoreshë do doje ti avancoje. Kostoja është 10 deri në 15 herë. Nuk po merrem me produkt apo asete që janë përdorur dhe që janë me çmime në treg shumë më pak se sa janë nënshkruar në kontratë.

Albana Fico: Vlerësimi, kosto-efikasitet nuk mund të bëhet nga një menaxher. Ka për detyre monitorimin dhe jo efektet financiare.

Xhelal Mziu: Në kontrollet e vazhdueshme që janë bërë, KLSH ka lënë disa rekomandime që konvertoheshin në dëme ekonomike. Ka qenë ndarja e seteve. Nominimin e pajisjeve që ndodhen në një set. Përse nuk keni ushtruar dhe influencën që të bënit nominimin. Duke pasur dhe marrëdhëniet me qeverinë. KLSH ka thënë mos përdorimi i 3 kategorive të seteve. Mos të aplikohet TVSH. Së treti, KLSH ka lënë detyrë që të merret qira për laboratorin. Keni qenë pjesë e kësaj periudhe. Nëse nuk i keni patur në dorë për ti bërë 100%, ju, qeveria pse nuk keni gjetur zgjidhje?

Albana Fico: Nuk është periudha ime. Kam qenë në 3 dhjetor 21’. Unë refuzoj. Ka diçka që çohem tani dhe mbaj çdo përgjegjësi ligjore. Unë nuk kam lidhje me qeverinë shqiptare.

Albana Vokshi: A keni marrë masa, a jeni ulur, diskutuar?

Albana Fico: E para KLSH, i referohem periudhës që kam qenë vetë. Në mënyrën se si operojnë ata lënë rekomandime. Është një diferencë shume e madhe midis një rekomandimi dhe detyrimi. Ai të lë një rekomandim që ta zgjidhësh. Duam të shkojmë me sete apo ( e kam dëgjuar nga kirurget) ne i adresohemi MSH dhe shërbimeve. Ata janë njerëzit që e marrin këtë vendimmarrje. Janë rekomandime. I përcillet shërbimeve nëse kanë apo jo një shërbim.

Albana Vokshi: Çfarë ndodh me mbetjen, nëse je në dijeni të këtij procesi. Është një nga 5 operacionet që duhet të kryeje koncesionari.

Albana Fico: Nuk e kam këtë informacion të saktë. Do shikoj në dokumentacionin tim.

Albana Vokshi: Gjatë muajve të fundit që keni drejtuar QSUT, a ka pasur raste të personave që kanë marrë infeksione post operatore. Ai keni trajtuar ju, çfarë rekomandimesh janë bërë? Behët fjalë për këtë vit dhe fundin e vitit të kaluar?

Albana Fico: Nëse ka rritje të rasteve duhet të faktorizojmë. Po pyesni për nozokomiale? Do duhet të ju kthej përgjigje.

Albana Vokshi: Ka pasur raste të përsëritura infeksionesh. Janë ngritur dhe problematika. Ka pasur raste të përsëritura. Në kuadër të hetimeve epidemiologjik, janë lënë rekomandimet për zbatim për stafin mjekësor. Ndërrimi i dezenfektantit, dezinfektimi i bllokut operator. Kryerja e analizave bakteriologjik. Asnjëherë nuk janë dezinfektuar ambientet jashtë sallave. Raport i QSUT. Ka më shumë se 2 mauj që nuk janë kryer këto analiza. E keni marrë këtë rekomandim. Bëhet fjalë për muajt e parë. Ka edhe procesverbale që janë firmosur. Thonë madje në një prej raporteve se analiza bakterologjike nuk janë kryer më shumë se 3 vite. Është me firma, procesverbale. Faji kryesor i vihej se dezinfektimi nuk bëhej si duhet.

Albana Fico: Nuk e kam në vëmendje time rritje të rasteve. Nuk kam dyshim të besoj në autenticitetin e asaj që thua. Më duket thellësisht jo profesionale kjo lloj qasje. Nëse jam i shqetësuar për diçka ka një përgjegjësi që fillon nga komiteti tek stafi nozokomial që fillon me Arjan Harxhi. Nuk ka ardhur tek unë ky lloj informacioni. Pse jo tek drejtori. Nuk mund të jetë bardh e zi.

Albana Vokshi: Nuk është një rast. Janë raste të ndryshme. Kam denoncime dhe nga pacientë. Ndodh, por kur kjo vihet faj koncensionarit duhet të hetohet. Kur janë bërë analizat bakteriologjike?

Albana Fico: Nuk e kam protokollin me vete sot. Nuk isha e qartë cfarë doja të merrja me vete. Njozokjonali ka një detyrë dhe bëhet sipas një kalendari. Nuk bëhet në një vend. Unë do kërkoj dhe do jua vë në dispozicion.

Albana Vokshi: Kur ka qenë kalendari i caktuar për të bërë analizat bakteriologjike në pavione të ndryshme? Prape në duart e 2 konecensionarve ka qenë. Ka pasur raste të tilla. Janë informacione që duhet ti mbrojmë. Nuk ka qenë faji i juaj se nuk keni qenë në dijeni. Mund të jetë shkëputur hallka e zinxhirit.

albana fico

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë