POLITIKE

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë/ Vokshi: Parlamenti nën drejtimin e Nikollës, në pikën më të ulët të historisë së tij! Fjala e Ramës është ligj

n.f Përditësimi i fundit 12 Maj 2024, 16:59
Komisioni Hetimor për Shëndetësinë/ Vokshi: Parlamenti
Vokshi

TIRANË- Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për media ku u shpreh se vendimi i deputetëve të mazhorancës për të përjashtuar opozitën nga komisioni hetimor për Shëndetësinë është një akt antiligjor dhe të turpshëm.

Ajo u shpreh se Parlamenti po sillet si institucion në varësi në qeverisë ku urdhri i kryeministrit Ramës është ligj, ndërsa shtoi se i është drejtuar kryetares së Kuvendit me pesë kërkesa, për të cilat nuk ka marrë asnjë përgjigje. Deputetja demokrate i bëri thirrje Lindita Nikollës që urgjentisht të reagojë ndaj kërkesave të tyre si dhe të vërë në shina të normalitetit komisionin hetimor e të mos pengojë hetimin parlamentar dhe zbardhjen e abuzimit prej 200 mln EURO për dy koncesionet në shëndetësi.

Në deklaratën e fundit për mediat denoncova një akt të turpshëm, të njëanshëm, antikushtetues e antiligjor, nga ana e deputetëve të mazhorancës të cilët e kanë bllokuar vijimin normal të punimeve të komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi.

Praktikisht me anë të një instrumenti antiligjor, skandaloz që turpëron Parlamentin në një akt të paprecedentë në 33 vite parlamentarizëm, anëtarët socialistë të komisionit hetimor, kanë vendosur të përjashtojnë opozitën nga komisioni parlamentar sepse opozita nuk i duhet më komisionit dhe mbledhjet dhe vendimmarrjen e komisionit, e kanë zëvendësuar me votimin me firma që i dorëzojnë në protokoll.

Kjo është një procedurë antiligjore, që rrëzon shtyllën kryesore të hetimit parlamentar, drejtimin e tij nga kërkuesi, pra nga ne si opozitë, që socialistët e kanë vendosur në mbledhjet e fundit, pa na vënë në dijeni, të kryejë vizita në institucionet zbatuese të kontratave objekt hetimi.

Siç pritej, asnjë reagim nga ana e Edi Ramës, Lindita Nikollës. Pra, do të harxhojnë paratë e shqiptare për të shkuar në spital apo qendra shëndetësore në një tur turistik propagandistik për të na thënë se sa të lumtur janë shqiptarët me shëndetësinë. Sot kam dy fjalë në adresë të Kryetares së Kuvendit. Parlamenti i Shqipërisë ka patur problemet e veta këto 3 dekada, por kurrë nuk ka qenë në një pikë kaq të ulët sa me Lindita Nikollën. Më vjen shumë keq ta pohoj, por nën drejtimin e saj, parlamenti sillet si një institucion në varësi të qeverisë, kur urdhri i Edi Ramës është ligj!

Me shqetësimin e bojkotit nga ana e deputetëve socialistë, për bllokimin e punës në komision, për mbledhjet e paligjshme të thirrura në mënyrë të njëanshme, i jemi drejtuar Kryetares së Kuvendit zyrtarisht, me disa kërkesa, me qëllim që të kryejë një rol për rikthimin e normalitetit. Janë pesë kërkesa të tilla, duke nisur që nga ngritja e shqetësimit nga kryetari i grupit, deri tek kërkesat e mia për funksionimin e organeve të Kuvendit apo takim me deputetët e opozitës.

Cila është përgjigja e Kryetares së Kuvendit? Mund të habiteni, por nuk ka asnjë përgjigje për të pesë kërkesat tona. Kur bëhet fjalë për t’i rikthyer dinjitetin Parlamentit dhe për të vendosur ligjshmërinë përpara interesit partiak, Lindita Nikolla zhduket. Afërmendsh, siç do të thoshte dikush, rëndësi për të nuk ka parlamentarizmi, por Edi Rama.

Në këtë frymë antishtet dhe antiparlament, ka vepruar edhe Sekretariati për Votimin dhe Procedurat. I kam dërguar Klotilda Bushkës 3 kërkesa për mbledhjen e tij, prova për shkeljen e ligjit nga ana e kolegëve të saj socialistë në komision, por kanë kaluar 2 javë dhe qëndrimi është i njëjtë si i Lindita Nikollës: nuk ka asnjë përgjigje.

Për të përjashtuar deputetët e opozitës nga seancat plenare, ky Sekretarit mblidhej me vrull të menjëhershëm socialist, ndërsa për të vendosur në vend dinjitetin e Parlamentit përmes zbatimit të ligjit, Kuvendi hesht! Besoj të gjithë e keni të qartë se këto janë qëndrime të koordinuara për të mos lejuar kontrollin parlamentar të qeverisë. Për të penguar hetimin e aferës 200 milionë euro të koncesioneve të sterilizimit dhe të check up-it. Dhe besoj e dini, se pas kësaj paligjshmërie dhe bërje leckë të parlamentit, qëndron arkitekti i korrupsionit në shëndetësi, Edi Rama, të cilin drejtësia ka frikë ta hetojë.

I bëj thirrje Lindita Nikollës që urgjentisht të reagojë ndaj kërkesave tona e të vërë në shina të normalitetit komisionin hetimor e të mos pengojë hetimin parlamentar dhe zbardhjen e abuzimit prej 200 mln EURO për dy koncesionet në shëndetësi.

Përsëris ftesën për pjesëmarrje të deputetëve të maxhorancës në dy mbledhje që kam thirrur ditën e hënë:

– të kryesisë së komisionit, në orën 14.00, për të vendosur bashkë me nënkryetarin socialist dhe sekretarin si do të ecim përpara.

– mbledhjen e komisionit në orën 15.00 me 2 kërkesa në rendin e ditës:

1. Të miratojmë kërkesat për informacion

2. T’u japim kohë ekspertëve për hartimin e një plani të përbashkët hetimor

Si pjesë e opozitës, jemi të vendosur për të bërë transparencë për një nga aferat më korruptive të qeverisë së Edi Ramës. Pengesat artificiale në komisionin hetimor nuk kanë për të na penguar. Kush ka marrë pjesë në krimin e vjedhjes së shëndetit të shqiptarëve, nuk duhet të flejë i qetë! Çdo qindarkë e vjedhur duhet t’u kthehet shqiptarëve!

albana vokshi pd komisioni hetimor per shendetesine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë