POLITIKE

Komisioni i Sigurisë/ Salianji: Atentati i trefishtë në Memaliaj ishte horror, ligji për Policinë e Shtetit të shtyhet në shtator

r.ll Përditësimi i fundit 22 Korrik 2024, 17:26
Komisioni i Sigurisë/ Salianji: Atentati i trefishtë në Memaliaj
ervin salianji

TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë, deputeti demokrat Ervin Salianji solli në vëmendje atentatin e të shtunës në Memaliaj, ku humbën jetë tre persona.

Salianji e cilësoi ngjarjen si një horror, ku tha se policia jo vetëm që nuk po zbardh vrasjet e Memaliajt, por la në vendngjarje trupat e pajetë, duke tronditur qytetarët.

Ai shtoi më tej se ligji për Policinë e Shtetit duhet të shtyhet për në shtator, pasi është kompleks dhe duhet që në të të reflektohen propozimet e grupeve të interesit.

PJESË NGA FJALA E SALIANJIT: 

Qeveria bën sikur po bën ndonjë punë. Se për punët në terren e shikoni ju se kush e ka kontrollin në territor. Tritol sot në Pogradec, tritol para tre ditësh në Elbasan, një prej vrasësve më famëkeqë që e ka Departamenti i Mbrojtjes së Dëshmitarëve del edhe flet aty, katër vrasje të pazbardhura çuan në tre të vrarë të tjerë në Memaliaj. E patë sesi Policia e Shtetit e kishte lënë për turp gjakun edhe trutë e njerëzve aty apo jo. Një ditë e ca pasi kishte përfunduar vrasja, le që nuk kap dot vrasësit, le që nuk i parandalon dot vrasjet, le që nuk i zbulon dot vrasjet, kur ka vrasje, por nuk pastron dot as skemën e krimit, që traumatizuan jo vetëm qytetarët e Memaliajt, por të gjithë ata që e panë në media.

Kështu që ky ligj, nëse doni që të krijohet një strukturë policore eficente, që të ketë mundësi që të jetë ligj që të gjejë zbatim, hajde e diskutojmë, të reflektohen propozimet që janë bërë nga grupet e interesit, ta shtyjmë në shtator, të reflektojmë dhe shqetësimet e sindikatës, por një pjesë kanë ardhur edhe tek ju edhe tek ne si anëtarë të këtij komisioni. Policët janë lënë të pambrojtur dhe të pambështetur financiarisht dhe pa mbështetje sa i përket anës profesionale. Nëse bëjmë sikur dëgjojmë propozimet, besoj se nuk i bëhet shërbim interesit publik. Ky është ligj që ka 142 nene, nuk është ligj që kalon për dy ditë. Këtë propozim kam.

Atentati në Memaliaj

Një vrasje e trefishtë u regjistrua mbrëmjen e 20 korrikut në Memaliaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:20 në një lokal në lagjen nr.3, para godinës së bashkisë së këtij qyteti. Nga breshëritë e armës u vranë në vend tre persona dhe një tjetër u plagos rëndë. Nga tentati mbeti i vrarë 74-vjeçari, Shyqyri Kalemi së bashku me kamarierin e lokalit, 34-vjeçari Gledio Muka si dhe klienti, 37-vjeçari Marsel Çela. I plagosur rëndë nga ngjarja mbeti edhe vëllai i 74-vjeçarit, Artur Kalemi.

Shënjestër e atentatit ishte viktima Shyqyri Kalemi ndërsa dy viktimat e tjera u vranë pasi ndodheshin pranë 74-vjeçarit në momentin e vrasjes. Dy autorët u larguan nga vendi i ngjarjes ndërsa pak orë pas vrasjes mjeti me të cilin u arratisën u gjet i djegur në fshatin Bejaj. Brenda mjetit janë gjetur edhe armë ndërsa pritet konfirmim nga autoritetet nëse janë përdorur apo jo gjatë vrasjes. Policia ka shoqëruar 27 persona në lidhje me ngjarjen ndërsa janë ushtruar 25 kontrolle në Memaliaj, Tepelenë, Vlorë, Fier, Elbasan, Tiranë, Lezhë dhe Shkodër.

Atentati dyshohet se mund të jetë porositur nga Dubai nga vrasës me pagesë. Pista kryesore ku po hetohet janë përplasjet mes fiseve Kalemi dhe Papa. Viktima Shyqyri Kalemi është babai i Andrea Kalemit dhe i afërm i Adriatik Kalemit, të cilit i janë bërë së paku 3 atentate. Një në një ishull të Greqisë, një në burg dhe një në Shqipëri. Po ashtu në janar të këtij viti i bënë atentat në Unazën e Madhe edhe të vëllait Zamir Kalemit në Tiranë. Grupi hetimor po heton si një nga pistat e atentatit të sotëm vazhdimin e sagës së vrasjeve të Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papës. Policia dyshon se Andrea Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022, ndërsa Sadikaj i cili mbeti i vrarë më herët me tritol brenda makinës ishte i afërm i vëllezërve Kalemi.

ervin salianji komisioni i sigurise

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë