POLITIKE

Komisioni për Çështjet Ligjor/ Avokatja e Popullit: Shqipëria ka numrin më të lartë të të burgosurve për banorë në Europë

n.f Përditësimi i fundit 21 Maj 2024, 11:27
Komisioni për Çështjet Ligjor/ Avokatja e Popullit:
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotmë është mbajtur seanca e radhës e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Në këtë seancë ka qenë e pranishme edhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca e cila gjatë fjalës së saj u shpreh se Shqipëria ka numrin më të lartë të të burgosurve për frymë banori.

Ajo më tej shtoi se problem mbetet fakti që në vendin tonë jepet në shumë raste masa më e ashpër e sigurisë, ajo e arrestit me burg. Ballanca tha se çështjet e të drejtave të njeriut duhet të avancojnë në Shqipëri.

"Në Shqipëri ka numër të lartë të të paraburgosurve. Kemi numër tmerrësisht të lartë të paraburgimit. Këshilli i Europës thekson se personat që janë dënuar me burg përjetë nuk kanë shpresë që nëse sillen mirë, do të mund të dalin ndonjë ditë nga burgu. Çështjet e të drejtave të njeriut duhet të avancojnë në Shqipëri," tha Ballanca.

Po ashtu Ballanca tha se problem është edhe ushqimi në burgje.

"Kushtet e jetesës për shkak të mbipopullimit është i vetmi sektor që ka mbipopullim skandaloz. Personat të cilët duhet të shërohen jo vetëm si shërojmë dot por i mbajmë në kushte të rënda. Duket larg data kur të kemi një adresim thelbësor të kësaj problematike.

Ka pamjaftueshmëri për të burgosurit. Dhe ku duket pamjaftueshmëri është në sistemin 41 bis. Në 41 bis është e ndaluar futja e ujit dhe ushqimeve. Lehtësisht u provua se ranë në peshë dhe humbën brenda 2 muajve vërtetë nga 10 kg dhe apo më shumë. Nëse nuk ndihmohen nga familjarët me ushqime është pamundur për sistemi penitenciare. Kjo krijon problematike. Kemi kërkuar që të përmirësohen kushtet," tha Ballanca.

Gjatë seancës së sotme ka folur edhe deputeti demokrat, Saimir Koreshi i cili u shpreh se të burgosurit duhet që të kenë më shumë kohë që të takojnë të afërmit e tyre. Ai komentoi edhe rreth ngjarjeve të fundit të regjistruara nga komuniteti i LGBT-së ku u shpreh se nuk lejohet qe të dalin pa mbathje në pazar.

"të burgosurit duhet që të kenë më shumë kohë që të takojnë të afërmit e tyre. Edhe shoqërimet e protestuesve nuk duhet të jenë kaq të dhunshme. Edhe kur dikush kapet se ka vrarë, nuk torturohet aq sa protestuesi. Besoj se kjo gjë duhet të hetohet. Edhe për LGBT, ligji funksionon ndryshe për ta? Sepse nëse ne dalim pa brekë në pazar nuk na lejohet. Atyre çfarë s’po ju lejohet. Shqetësuese për mua është si lejoni që dy vajza puthen në TV në mes të ditës, kur kemi fëmijë nëpër shtëpi e na thonë si puthen dy gra me njëra-tjetrën," tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë