POLITIKE

"Koncensioni i sterilizimit, prej 12 vitesh!" PD: Kryeministri dhe qeveria e tij shpikin procedura me një qëllim të vetëm, vjedhjen

M.B. Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2024, 10:43

"Koncensioni i sterilizimit, prej 12 vitesh!" PD: Kryeministri dhe

TIRANA- Zëdhënësja për antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka bërë sot një deklaratë për mediat ku teksa foli për çështjen e sterilizimit, tha se prej 12 vitesh kryeministri dhe qeveria e tij shpikin procedura me një qëllim të vetëm, vetëm vjedhjen.

Vangjeli tha se komisioni hetimor parlamentar për këtë koncesion dëshmoi të gjitha veprimet arbitrare të qeverisë shqiptare, ku vetë protagonistët e kësaj afere, sipas saj, kanë pranuar falsifikimet dhe abuzimet që janë kryer me sterilizimin, duke zhvatuar miliona euro nga paratë e shqiptarëve.

Po ashtu ajo shtoi se pavarësisht ankesës së bërë nga një operator tjetër në garë, Action Laundry, që ofroi kryerjen e sterilizimit me 25 milionë euro më pak, qeveria shqiptare vendosi tia japë atë me doemos Ilir Rrapajt.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjelit:

Qendra e sterilizimit në spitalin universitar “Nënë Tereza” në Tiranë, e ndërtuar gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, e cila parashikonte të sterilizonte të gjithë setet kirurgjikale të nevojshme për spitalet publike në vend, me një kosto shumë herë më të ulët shërbimi nga ai aktual, por ky fakt nuk i pëlqeu kryeministrit Edi Rama.

Dhe siç ndodh rëndom prej 12 vitesh tashmë, kryeministri dhe qeveria e tij shpikin procedura me një qëllim të vetëm, vetëm vjedhjen. Komisioni hetimor parlamentar për këtë koncesion dëshmoi të gjitha veprimet arbitrare të qeverisë shqiptare, ku vetë protagonistët e kësaj afere, kanë pranuar falsifikimet dhe abuzimet që janë kryer me sterilizimin, duke zhvatuar miliona euro nga paratë e shqiptarëve.

Emisioni investigativ Plug faktoi se për aferën e sterilizimit rezulton i implikuar drejtpërdrejt ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja së bashku me kryeministrin Edi Rama pasi:

Së pari, sepse ishin me dije se kompania Saniservice nuk i plotësonte kriteret, e për më tepër ofronte sterilizimin me 25 milionë euro më shtrenjtë se një tjetër operator, por Beqja dhe Rama vendosën që koncesioni 100 milionë euro i sterilizimit t`i jepej biznesmenit murator Ilir Rrapaj.

Së dyti, qeveria shqiptare njoftoi në rrugë informale, paraprakisht biznesmenin Rrapaj, për projektin që kishin për dhënien me koncesion të këtij shërbimi, prandaj, Ilir Rrapaj parapregatiti të gjithë dokumentacionin përfshirë dhe studimin e fizibilitetit, me kosto të fryra.

Së treti, Ilir Beqja, sigurisht me miratimin e Edi Ramës vijuan me shkeljen e ligjit duke injoruar organet shtetërore zyrtare që trajtojnë çështjet e prokurorimit publik dhe koncensionet por dhe KLSH, të cilët ngritën alarmin se kompania Saniservice, që ishte shpallur fituese e koncesionit 100 milionë euro të sterilizimit, nuk plotësonte kushtet për të kryer këtë shërbim publik.

Kujtojmë se pavarësisht ankesës së bërë nga një operator tjetër në garë, Action Laundry, që ofroi kryerjen e sterilizimit me 25 milionë euro më pak, qeveria shqiptare vendosi tia japë atë me doemos Ilir Rrapajt.

Së katërti, SPAK gjithashtu, në hetime ka arritur të vërtetojë shkeljet e rënda të Ilir Beqajt, deri edhe te roli i Kryeministrit Edi Rama, por veprimet ndaj tyre nuk kanë qenë në raport të drejtë me shkeljet e kryera.

Së pesti, ndërsa në qershor të vitit 2023, GJKKO kërkoi prishjen e kontratës koncensionare, pasi sipas prokurorisë ishte abuzive dhe i kishte shkaktuar një dëm financiar shtetit prej 100 milionë eurosh, vetë kryeministri Edi Rama, doli garant për mos zbatimin e këtij vendimi të GJKKO, duke reaguar publikisht se koncesioni do të vijonte, e rrjedhimisht edhe zhvatja e miliona eurove nga xhepat e shqiptarëve.

pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë