POLITIKE

Kongresi i PPE/ Berisha: Kryeministrat në Valencia u tronditën me rastin e djegësit të Tiranës! Janë të bindur se Rama do e ndjekë McGonigalin nga pas

r.ll Përditësimi i fundit 30 Prill 2025, 22:18
Kongresi i PPE/ Berisha: Kryeministrat në Valencia u tronditën me
takimi

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se me ardhjen e PD në qeveria arsimi do jetë përparësi absolute, ku mësuesi do të vendoset në piedestal. Berisha tha se nuk do të ketë rrogë për mësuesit nën 1500 euro, ndërsa shtoi se shkollat do të njohin shkallën më të thellë të dixhitalizimit.

Ai foli sërish lidhur me kongresin në Valencia ku tha se informoi audiencën evropiane se në 10 vite, sipas statistikave të tyre, nga Shqipëria u larguan 1 milion e 99 mijë shqiptarë vetëm për zonën e Shengenit. Berisha u shpreh se shkaku i kryesor i këtij largimi masiv është varfëria dhe papunësia. Berisha tha se kryeministrat që morën pjesë në Kongres shprehën habi lidhur me atë që ai tha se jua ka treguar për inceneratorin e Tiranës. 

"Miqtë e mi, unë dëgjova me interes mësuesen e nderuar këtu. E garantoj atë dhe të gjithë prindërit dhe fëmijët se arsimi do jetë përparësi absolute. Dhe se, vendosja e arsimit në përparësi absolute, rikthimi i tij në bashkëkohësi, modernitet, kërkon para së gjithash vendosjen e mësuesit në piedestal. Rrogë më të ulët se 1500 euro, mësuesit nuk do kenë. Shkollat do të njohin shkallën më të thellë të dixhitalizimit. Pakësimin e nxënësve në 20-25 nxënës në klasë. Heqjen e të gjitha turneve në shkolla. Shkollat do të jenë një përparësi e madhe që përsëri të marrin rrugën drejt cilësisë, të ngjitemi në majat e cilësisë së arsimit si kusht i të gjitha kushteve që kombi të ketë të ardhmen e tij, të zhvillohet dhe të begatojë. Miqtë e mi, në Valencia unë informova audiencën evropiane se në 10 vite, sipas statistikave të tyre, nga Shqipëria u larguan 1 milion e 99 mijë shqiptarë vetëm për zonën e Shengenit.

Kombi po boshatiset. Shkaku kryesor i këtij largimi masiv është varfëria, është papunësia. Ju lutem, i dëgjoni pak Edi Ramën dhe ministrat e tij çfarë thonë. Dje sikur fliste përçart. Punësimi, thoshte, është rritur dhe papunësinë do e zbresim në 6 përqind. U garantoj se vetëm në 10 vite kanë ikur 600 mijë të rinj, 600 mijë krahë pune. Ky i pamëshirë tallet me shqiptarët.
Ua them unë, merrni statistikat, prodhimi ka 3 vite që bie në mënyrë dramatike nga viti në vit. Eksportet nga viti 2023 në vitin 2024, sipas statistikave të tij që ai nuk i lexon, ra me 32 përqind. Kjo do të thotë se të paktën, minimumi 50-60 mijë shqiptarë humbën vendet e punës dhe i punësoi Edi Rama në Greqi, Itali, Gjermani dhe vendet e tjera.

Pra, vendet e punës shkatërrohen, ndërmarrjet falimentojnë nga rënia e euros, kurse ai i papërgjegjshëm vërtitet nga një shesh në tjetër duke u thënë se është ulur papunësia në mënyrë të ndjeshme, se janë punësuar aq e kaq, në një kohë kur të gjithë punësohen në dhera të tjera, në vende të tjera. Miqtë e mi, programi ynë është programi i ndryshimit të Shqipërisë. Programi me të cilin ne do vendosim minimumin jetik 200 euro. Çdo pensionist me pension ndën 200 euro, dhe sot janë mbi 560 mijë pensionistë me pension nën 170 euro, çdo qytetar në ndihmë ekonomike, çdo prind me një fëmijë, çdo student me bursë, 100 ditët e para të qeverisjes tonë do kenë minimumin jetik 200 euro.

Rroga minimale do jetë 500 euro. Rroga mesatare do jetë 1250 euro. Kjo është rruga jonë. Ky është vrapi ynë gjersa të dalim në krye të të gjitha vendeve të rajonit për rroga dhe pensione. Gjer sa ne për djersën tonë të jemi njerëzit më të mirëshpërblyer. Shqipëria është e pasur, shqiptarët kanë mundësi të jetojnë në mirëqenie dhe begati. Kanë mundësi të ndërtojnë të ardhmen e tyre në këtë vend të bekuar, por duhet të çlirohen, duhet të votojnë me datën 11 maj ndryshimin, rrotacionin. Sot, t’u them të vërtetën, u ktheva nga Valencia, por kur unë u tregoja kryeministrave të vendeve të tjera për djegësin e Tiranës, u them me sinqeritet, shprehnin habi të papërmbajtur. Dhe më duhej t’ua ktheja dhe riktheja bisedën, sepse një ndodhi e tillë nuk ka të përshkruar. Kurse tek u tregoja për McGonigalin, mendimi i përgjithshëm ishte se Rama do e ndjekë ata nga mbrapa. Po, është i pashpresë se ka kryer një akt armiqësor ndaj vendit mik dhe vetë ai tani, i thotë Ramës unë vërtet i mora, por paratë m’i dhe ti. Ndaj dhe kjo e bën të pashpresë Edi Ramën. E bën të pashpresë miq.", u shpreh Berisha. 

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë