POLITIKE

"Konstatoj se tek-tuk prej tyre keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga SPAK!" Berisha sqaron deklaratën: Nuk kam kërcënuar dhe nuk kërcënoj kurrë gazetarë

M.B. Përditësimi i fundit 20 Shtator 2024, 08:49

"Konstatoj se tek-tuk prej tyre keqpërdoren në mënyrë

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku ka sqaruar një deklaratë të bërë të mërkurën gjatë një konference për shtyp. Në konferencën në fjalë Berisha tha se disa gazetarë, pa përmendur emra, “do t’i konsideronte si pjesëtarë të organizatës kriminale, skapi i partisë”.

Në sqarimin e tij Berisha shkruan se dsa media nga keqkuptimi, por ndonjë edhe keqdashja kanë marrë si kërcenim reagimin e tij. Berisha thotë se nuk ka kërcënuar dhe nuk kërcënon kurrë gazetarë dhe se gjithnjë ka vlerësuar dhe vlerëson shumë misionin e gazetarëve. Ai shton se është shumë i vetdijshëm për rolin e tyre madhor dhe për vështirësitë e tyre thuaj të jashtëzakonshme në ushtrimin e detyrës në kushtet e narko-shtetit, siç e quan ai. Gjithashtu ai sqaron se reagimi i tij nuk ka asnjë lidhje me sulmet personale ndaj tij të cilitdo gazetari apo gazetraje.

Berisha thotë se reagimi i tij lidhet së pari me faktin se për hir të profesionit të tij dhe detyrimeve që ka ndaj publikut unë besoj se gazetari besnik i profesionit të tij nuk mund të sillet si zëdhënës i papaguar i SPAK, as dhe i ndonjë institucioni tjetër sepse, sipas tij, takspaguesit, i paguajnë zëdhënës dhe zyrë shtypi SPAK-ut dhe institucioneve te tjera. Ai ka shtuar se në prononcimin e tij ka ngritur zërin vetëm në mbrojtje të dinjitetit dhe profesionalizmit të gazetarit dhe jo pse lexojnë akt padinë e SPAK ndaj tij.

REAGIMI:

Disa media nga keqkuptimi, por ndonjë edhe keqdashja kanë marrë si kërcenim reagimin tim të djeshëm ndaj mediave në të cilin jam shprehur sa vijon: shih (1). Lidhur me këto keqkuptime sqaroj sa vijon:
Nuk kam kërcënuar dhe nuk kërcënoj kurrë gazetarë, gjithnjë kam vlerësuar dhe vlerësoj shumë misionin e gazetarëve dhe sot unë jam shumë i vetdijshëm për rolin e tyre madhor dhe për vështirësitë e tyre thuaj të jashtëzakonshme në ushtrimin e detyrës në kushtet e narko-shtetit. Reagimi im nuk ka absolutisht asnjë lidhje me sulmet personale ndaj meje të cilitdo gazetari apo gazetraje.

Këtë e kam shprehur qartë dje duke thënë se: ‘Unë vlerësoj shumë angazhimin e tyre( gazetarëve) në debatin për këtë dosje (aktpadinë time politike kundër meje) dhe për çdo gjë, dhe i garantoj se kanë gjithnjë respektin tim, pavarësisht nga linja editoriale që mund të ndjekin’. Në përputhje me këtë qendrim nuk ka ndodhur kurrë që një gazetari ti bjerë telefoni nga unë apo në emër timin “pse ke sulmuar Berishën”.

Në prononcimin tim kam ngritur zërin vetëm në mbrojtje të dinjitetit dhe profesionalizmit të gazetarit dhe jo ketegorikisht pse lexojnë akt padinë e skapit të partisë ndaj meje sepse unë kohë më parë kam deklaruar publikisht se vetë do ta beja publike me njëherë atë piramidë mashtrimi po të mos ishin aty brenda emrat e qindra personave që jetojnë dhe që nuk janë më. Por reagimi im lidhet së pari me faktin se për hir të profesionit të tij dhe detyrimeve që ka ndaj publikut unë besoj se gazetari besnik i profesionit të tij nuk mund të sillet si zëdhënës i pa paguar i Spakut as dhe i ndonjë institucioni tjetër sepse takspaguesit ju paguajnë zëdhënës dhe zyrë shtypi skapit dhe institucioneve te tjera

Në konceptin tim një gazetar që i shërben profesionit të tij nuk mund të shëndrohet kurrë në zëdhënës të këtij apo atij institucioni sepse dëshmon se është vendosur totalisht në kontrollin e tij dhe nuk është më zëdhënës i profesionit të tij dhe interesit publik. Unë vlerësoj se kjo rrugë do ishte rruga e asgjesimit të mediave të lira. Ndaj dhe unë i ftova gazetarët që në interesin e tyre më të mirë të zbatojnë kodin e tyre që u kërkon që në informacionet e tyre të jenë objektivë pra të hapur për të gjitha burimet apo në rastin konkret palët. Ky është thelbi i reagimit dhe shqtësimit tim.

Por nuk e mohoj se në prononcimin tim të djeshëm ka një kërcënim dhe ky kërcënim është i njëjtë për çdo njeri që ka kryer krim dhe konkretisht jam shprehur: ‘Konstatoj se tek tuk prej tyre( fjala është për gazetarë) që keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Skapi. Keqpërdoren se janë të marrë peng realisht dhe unë këtë do të ua faktoj. Me këtë unë ju them kaq; do t’i trajtoj njëlloj si anëtarë të organizatës kriminale, Skapi i partisë.’ 

Del qartë se këtu fjalën e kam jo për gazetarë të vërtetë, por për individë delinkuent të vërtetuar si gjobvenës edhe nga drejtësia, por në vend të ndeshkimit ligjor për krimin që kanë kryer mbahen peng nga Dumani për t’i keqperdor siç don ai vetë. Unë mendoj se këta nuk kanë asgjë të përbashkët me gazetarin, por janë kriminel që zenë pusi njëlloj si hajduti ordiner për të grabitur këtë apo atë qytetar apo biznismen. Pra vlerësoj se vet gazetarët e ndershëm duhet të kenë një qendrim të qarte ndaj tyre. Si përfundim edhe një herë i garantoj gazetarët se vlerësoj shumë rolin, sakrificat dhe kontributin e tyre.

Ky është prononcimi im i djeshëm!

1-Por meqë jam në këtë çështje, kam një kërkesë të njerëzishme ndaj gazetarëve. Unë vlerësoj shumë angazhimin e tyre në debatin për këtë dosje dhe për çdo gjë, dhe i garantoj se kanë gjithnjë respektin tim, pavarësisht nga linja editoriale që mund të ndjekin. Por në këtë rast, më duhet të ju them gazetarëve dy gjëra. Konstatoj se tek tuk prej tyre keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Skapi. Keqpërdoren se janë të marrë peng realisht dhe unë këtë do të ua faktoj.

Me këtë unë ju them kaq; do të trajtoj njëlloj si anëtarë të organizatës kriminale, Skapi i partisë. Me të tjerët të cilët janë profesionistë, kontribuojnë çdo ditë, mendoj se në dinjitetin e tyre është të marrin guximin, kur lexojnë pasazhe të piramidës së mashtrimit, të shtrojnë pyetje Sali Berishës, Jamarbër Malltezit se është në kodin e gazetarëve se si qëndron e vërteta. Ne jemi të gatshëm të ju përgjigjemi çdo pyetje që ata kanë, në mënyrë që të mos bëhen viktima të keqpërdorua të një materiali fund e krye, krim politik.

E them këtë sepse, unë besoj se nëqoftëse një gazetar apo gazetare, ulet në një studio dhe lexon njëlloj sikur të ishte zëdhënës i Dumanit 1 mln eurosh pyetje, i ish-xhelatit të policisë sekrete të Enver Hoxhës, Arben Kraja dhe Millonajit, simotrës biologjike, mendoj se e fyen veten keq. Ai ose ajo, para se të lexojë, para se të bëjë deklarata që janë fund e krye mashtrim, para se të marrë përsipër të bëhet zëdhënës i mashtrimeve, le të zgjedhë çfarë të dojë nga ajo dosje dhe të pyesë, ose avoketërit, ose Sali Berishën, ose Jamarbër Malltezit. Dhe ne jemi të gatshëm të bëjmë transparencë për çdo pyetje.

Thashë edhe njëherë, këtu nuk bëhet fjalë për gjobëvënësit e Linda Ramës, për Bolinot, jo. Ata do të trajtohen njëlloj si anëtarë të oerganizatës kriminale, Skapi i Partisë. Por këtu bëhet fjalë për të gjithë gazetarët e tjerë të cilët me përkushtim, raportojnë njoftojnë, kryejnë detyrën e tyre.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë