POLITIKE

"Korrupsioni është një çështje e madhe në Shqipëri," Hyland: Ligjet duhet të përditësohen dhe të sillen në përputhje me standartet e BE-së

n.f Përditësimi i fundit 16 Shtator 2024, 20:32
"Korrupsioni është një çështje e madhe në
Foto ilustruese

TIRANË- Në Tiranë, diplomatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerësuan si “të jashtëzakonshme” punën e SPAK-ut në trajtimin e korrupsionit. Drejtoresha për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin amerikan të Shtetit, Colleen Hyland, tha në një konferencë rajonale se “Shqipëria duhet ta trajtojë këtë problem dhe të ndryshojë sjellje”, teksa përpiqet të tërheqë investime të huaja dhe të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Zonja Hyland pohoi se korrupsioni është një çështje e madhe, një problem i madh në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri si dhe në shumë vende. Ajo theksoi se “Shqipëria dëshiron të tërheqë investime të huaja dhe për të arritur këtë, duhet të ndryshojë sjellje dhe qëndrimin, duhet ta trajtojë këtë problem”. Zonja Hyland i bëri këto komente në konferencën e tretë rajonale “Balkanomics” kushtuar rritjes ekonomike

“Shqipëria ka bërë një përparim të shkëlqyer falë edhe SPAK-ut, që është një organizatë, e cila ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Sondazhet tregojnë se SPAK-u ka fituar respektin e qytetarëve të vendit, sepse ajo ndihmon vendin që të trajtojë çështjet e korrupsionit”, tha zonja Hyland.

SPAK-u, sipas saj, duhet ruajtur dhe forcuar në mënyrë që të dërgohet një sinjal shumë i fortë tek investuesit e huaj dhe tek shqiptarët që të investojnë në vendin e tyre, ndërsa SHBA-të janë të gatshme ta ndihmojnë më tej Shqipërinë në rrugën e integrimit europian.

“Në këtë punë të vështirë, korrupsioni duhet të mbahet nën kontroll. Ligjet duhet të përditësohen dhe të sillen në përputhje me standartet e BE-së, dhe për këto duhet fokus dhe vendosmëri”, tha zonja Hyland.

Ajo theksoi se Shqipëria duhet të punojë fort që të arrijë standardet për t’u bashkuar me BE-në, dhe nga ana e SHBA-së çdo mbështetje shkon në drejtim të këtij integrimi, ashtu si edhe për vendet e tjera të rajonit. “SHBA-të e shohin të ardhmen e këtij rajoni askund tjetër veçse që të anëtarësohet në BE”, shtoi zonja Hyland.

Vendet e Ballkanit perëndimor, sipas saj, duhet së pari të afrohen ekonomikisht mes tyre para se të afrohen me tregun e përbashkët europian. “Vende si Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të shtypeshin, nëse do të përpiqeshin të hynin të vetme në këtë treg të përbashkët, dhe do ta kishin shumë të vështirë që të konkurronin. Ndaj duhen përgatije përmes CEFTA-s, Procesit të Berlinit dhe përmes programeve të ndryshme nga mund të përfitohet shumë”, tha zonja Hyland.

Themeluesi i Platformës Balkanomics, Enio Jaço, njëkohësisht drejtuesi i konferencës së tretë rajonale, thotë për zërin e Amerikës se klima e biznesit në Shqipëri nuk ka ende ndonjë përmirësim të dukshëm.

“Nuk mendoj se ka ndonjë përmirësim të dukshëm për sa i takon klimës së biznesit. Kjo është një nga zonat ku Shqipëria mund të bëjë një përmirësim të fortë. Nuk mendoj se ka progres në lidhje me reforma që duhet të ishin bërë vite më parë. Korrupsioni vazhdon të jetë i përhapur, monopolet dhe konkurrenca e pandershme si dhe ekonomia informale i prek shumë sidomos bizneset e vogla”, tha zoti Jaço.

Ai thotë se rritja ekonomike e Shqipërisë është e ngjashme me vendet e tjera të rajonit, por mund të jetë më e madhe, pas mundësive për të tërhequr miliarda euro investime që shton tani plani i ri i rritjes i be-së për ballkanin perëndimor, në këmbim të reformave zhvilluese.

“Plani i rritjes dhe këto miliarda euro investime vijnë gjithashtu me kërkesa për reforma. Do të jetë shumë e rëndësishme në dy vitet e ardhshme që Shqipëria t’i ndërmarrë këto reforma. Këto reforma që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, me korrupsionin, me parandalimin e pastrimit të parave, si dhe me reforma të tjera që pritet të sjellin investimet e huaja në Shqipëri. Nëse Shqipëria do t’i bëjë këto reforma, rritja ekonomike ndoshta do të jetë edhe dyfishi i kësaj rritje që ka tani”, tha zoti Jaço.

Drejtuesi i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas tërhoqi vëmendjen e konferencës tek kujdesi më i madh ndaj kapitalit njerëzor në vend, ndërsa 13 për qind e shqiptarëve jetojnë në varfëri, megjithë mundësitë e mëdha për punësim.

“Mendoj se më shumë po i kushtohet vëmendje migrimit dhe më pak vëmendje po i kushtohet kapitalit njerëzor, një fushë ku mund të ndërmerren veprime, si edukimi i rinisë për t’u afruar me tregun e punës, -tha zoti Salinas - Kapitali njerëor nuk po përdoret si duhet, tha drejtuesii zyrës së ËB, për shembull punësimi i grave pengohet nga shumë angazhime paralele. 25 për qind e rinisë që janë jashtë tregut të punës dhe arsimit ka shumë mundësi që të trajnohen dhe të bëhen punëkërkues.

Në konferencën e tretë rajonale “Balkanomics” u diskutua me shqetësim mbi konkurrencën e pandershme, mungesën e punëtorëve të kualifikuar, si dhe klimën e biznesit. Në këtë konferencë u shqyrtuan edhe potencialet e gjera të diasporës për investime në rajon, pas njohurive të shumta profesionale dhe lidhjet e tyre me tregjet e huaja, si dhe krijimi i kushteve për punësim i atyre emigrantëve që kthehen në atdhe për të jetuar dhe rifutur në tregun e punës.

Ekspertë të ekonomisë, zyrtarë si dhe përfaqësues biznesesh nga vendet e rajonit theksuan se Ballkani perëndimor ka mundësi të mëdha për rritje ekonomike përmes Investimeve Inteligjente dhe përmes përqëndrimit tek reformat e kërkuara nga BE-ja./ VOA

spak korrupsion

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë