
Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka denoncuar përmes një videoje gjendjen e infrastrukturës dhe pastërtisë në zonën e Tërbufit, në Bashkinë e Divjakës. Pamjet tregojnë një realitet të hidhur braktisjeje, ku mbeturinat, kanalet e bllokuara dhe shtyllat e tensionit të rrezikuara dominojnë peizazhin.
Denoncimi nis pranë vendit të quajtur “Tre Urat”, në rrugën që të çon drejt Tërbufit. Sipas deputetit, e gjithë zona është “mbytur nga plehrat dhe papastërtia”. Gjendje alarmante paraqesin edhe kanalet kulluese, të cilat janë plotësisht të bllokuara nga bimësia e dendur dhe kallamishtet, duke e bërë të pamundur funksionimin e tyre dhe duke rritur rrezikun e përmbytjeve.
Një nga shqetësimet më të mëdha të ngritura në video është gjendja e shtyllave elektrike. Shumica e tyre janë të anuar rrezikshëm ose pothuajse të rrëzuara, duke përbërë një kërcënim serioz për sigurinë e banorëve dhe kalimtarëve.
Korreshi drejtohet me thirrje direkte zyrtarëve, përfshirë Ballukun dhe ministrin e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçin, duke i kërkuar të shohin realitetin në terren larg fasadave mediatike.
Postimi i plotë:
Karakaç, Balluk, Peço Jabanxhiu. Këtu jemi te Tre Urat. Fillon rruga për të shkuar për në Tërbuf. Kape situatën e shtyllave. Do të tregojmë më të bukurat. Kapi qelbsirëlliqet, për të gjitha njerëzit që paguajnë, hajde këtu shikoje pak koshin, se çfarë dreqi e ka bashkia e Divjakës se këtë zonën këtu e kap bashkia e Divjakës. Afrohu këtu për të kap këtë koshin tjetër europian.
Është një kosh i lidhur një për një me tela, për të shkuar në Europë, a kupton? Me këtë shkojmë drejtpërsëdrejti në Europë. O Karakaç! Belinda meqë ishte dje në Lushnje që i tregoi ato bukuritë, ne po i tregojmë të gjithë zonën e saj që e ka mbytur muti, plehrat dhe papastërtia. Tani, po të shikosh këtu, që do dalim ne pak. Shikoni si ka mbytur ferra, kallamat, shtëpitë. Urdhëro tabelat s’merret vesh ku është, në qoftë se të vish nga ara apo të vesh nga rruga. Urdhëro si janë këtu kallamishtet nëpër… nëpër të gjithë kanalet komplet nuk funksionon asgjë, nuk del asgjë. Urdhëro si i ka shtyllat. Karakaç!
Ma kap pak Karakaç! Jo, ma kap pak. Ma kap këtë dhe m’i kap të gjitha një nga një m’i kap. Meqë kishte bërë spango, po të dalin çdo shtyllë, në çdo lagje lango. Shiko si i ke, Karakaç. Ka në të gjitha. Kështu që merre dhe shoqen Ballukun, meqë ke të delegume, së bashku me të, ato ndonjë lekë nga çfarë ka ngelë vërdallë, çuna, tunelet nga ato, i bëni shtyllat se po linin nam. Kështu që kur të bëni replikë herë tjetër në parlament, kujtohuni se si e keni terrenin. Urdhëro si e ke terrenin. Po do të tregoj dhe këtë rrugën e bukur unë që sushtrushe. Një fragment, vetëm një se jemi në fillim që do ta tregoj të gjithë rrugën deri në vijim se çfarë me thënë deri në Tërbuf për tek kjo rruga. Këto janë situatat e kanaleve. Të gjithë kanaleve që të çojnë nga Tre Urat deri në Tërbuf që pastrojnë zonën e Tëbufit. Prandaj mbyt zona atje. E patë para ca kohësh, unë kam qenë në zonën e Spolatës, këtu pak më lart. Këto janë kanale këtu kulluese.
Shiko çfarë situate keni. Shiko telat, duhet një flakë të marri këtu. Shiko një çikë shtyllat si i ka. Tani do t’i tregojmë shokut Karakaç shtyllat. Tani po mos fol për rrugët e parcelave. I marrim nga 42.000 lekë për hektar çdo fermeri, çdo banori që ka një hektar, çdo familje bujqësore, dhe nuk e ja përkthejnë në shërbim. Urdhëro si janë të gjithë rrugët e parcelave në behar pa lënë dimër. Pra, shikojmë kanalet e bllokuara dhe rrugë parcelash të munguara. Dhe kur themi këtë, për çfarë merren lekët? Për patronazhim? Për çfarë merren lekët për kanalet? Kjo është situata. Plehrat gjithandej, ndriçim s’ka më asnjë cep dhe do të shikojmë dhe gjendjen e shtyllave.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
2 Maj14:20
Këshilli Bashkiak i Pogradecit dyfishon tarifën e parkimeve, opozita kundër: Rëndon xhepat e qytetarëve, distancohemi nga ky vendim i të majtës!
Këshilli Bashkiak i Pogradecit në mbledhjen e zhvilluar dy ditë më parë ka vendosur rritjen e tarifës së parkimit nga 50, n...
POLITIKE
2 Maj13:44
Mediu në IDU: Shqipëria në udhëkryq, korrupsioni sistemik dhe integrimi drejt BE i vonuar
Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, njëherësh dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Z. Fatmir Mediu, de...
POLITIKE
2 Maj12:54
Berisha akuza Ramës për pasurinë: Shkarkoi drejtoreshën e ILDKPI se nisi hetimet
Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për pasurinë, duke thënë se ka ndërtuar një kopsht privat në Surre...
POLITIKE
2 Maj12:23
“Energjia e Tigrave të Belindës 6 herë më shtrenjtë”, Gazment Bardhi thirrje SPAK: Ndiqni paranë! Një vit pas dorëzimit të dokumenteve…
Kreu i Grupit Parklamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka kujtuar se një vit më parë ka dorëzuar në Prokurorin&e...
POLITIKE
2 Maj11:38
Rezoluta e IDU: Integrimi në BE i marrë peng nga qeveria, korrupsioni dhe krimi në nivelet më të larta po bllokojnë Shqipërinë
Bashkimi Ndërkombëtar Demokrat (International Democracy Union – IDU) ka miratuar rezolutën e 8-të për Shqipërinë, duk...
POLITIKE
1 Maj21:09
Vasili publikon video-skandal nga burgu: Mejhane me drogë e alkool, ndërsa Ilir Meta trajtohet çnjerëzisht
Ish-deputeti Petrit Vasili ka publikuar një video që, sipas tij, përbën një skandal të rëndë në sistemin penitencia...
POLITIKE
1 Maj19:52
Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të ndiqet çdo rrugë demokratike për t’u përballur me sfidat
Në kuadër të vizitës treditore në Zagreb, si pjesë e Forumit të International Democrat Union, delegacioni i Partisë Demo...
POLITIKE
1 Maj15:25
Pamja e Ilir Metës në gjyq ngjalli debat në rrjet, reagon Monika Kryemadhi
Pas reagimeve të shumta në media dhe rrjete sociale për pamjen e ish-presidentit Ilir Meta gjatë seancës së fundit gjyqësore,...
POLITIKE
1 Maj13:23
Meta: Trajtohem me standard çnjerëzor! Paraburgimi është shndërruar nga Rama si instrument ndëshkimi
Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar duke falënderuar Komitetin Shqiptar të Helsinkit për një raport që sipas tij evi...