POLITIKE

KQZ letër Këshillit të Ministrave dhe partive politike, propozon të shtyhet deri në 30 Maj vlefshmëria e mjeteve të identifikimit për emigrantët

n.f Përditësimi i fundit 20 Janar 2025, 18:14
KQZ letër Këshillit të Ministrave dhe partive politike, propozon
Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhje, KQZ u është drejtuar me një letër Këshillit të Ministrave dhe partive politike. Në letër KQZ kërkon shtyrje të afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për emigrantët, deri në 30 maji 2025.

KQZ shkruan se prej 11 janarit ka nisur procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë, nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, proces që do të përfundojë më 4 mars. Më tej theksohet se KQZ ka organizuar takime ku ka përsëritur çështjen  lidhur me vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit.

Sipas KQZ kjo problematikë është konstatuar tek një numër i konsiderueshëm i zgjedhësve brenda dhe jashtë vendit dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme në kuadër të mbarëvajtjes së procesit të votimit për zgjedhjet. KQZ thekson se rezultojnë të jenë 600 248 zgjedhës të pajisur me dokument identifikimi të pavlefshëm.

Më tej bëhet me dije se nga të dhënat e siguruara nga PER, rezulton të jenë regjistruar rreth 900 zgjedhës nga jashtë të cilët nuk zotërojnë një dokument identifikimit të vlefshëm. Duke parë këtë situate KQZ propozon marrjen në konsideratë të shtyrjes së afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për emigrantët deri në 30 maj 2025.

Letra e KQZ për këshillin e ministrave dhe partitë:

Të nderuar, Prej datës 11 janar 2025 ka filluar procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë, nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (PER). Ky proces do të përfundojë në datën 4 mars 2025.

Në takimet konsultative që KQZ ka organizuar përgjatë kësaj periudhe me përfaqësues të partive politike, si dhe me organizatat e shoqërisë civile me fushë veprimi brenda dhe jashtë vendit, është sjellë në vëmendje në mënyrë të përsëritur çështja lidhur me vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit.

Kjo problematikë është konstatuar tek një numër i konsiderueshëm i zgjedhësve brenda dhe jashtë vendit dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme në kuadër të mbarëvajtjes së procesit të votimit për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

Nga informacionet që KQZ ka marrë pranë Ministrisë së Brendshme dhe kompanisë së prodhimit të dokumenteve biometrike, aktualisht, rezultojnë të jenë 600 248 zgjedhës të pajisur me dokument identifikimi të pavlefshëm. Nga të dhënat e siguruara nga PER, rezulton të jenë regjistruar rreth 900 (nëntëqind) zgjedhës nga jashtë të cilët nuk zotërojnë një dokument identifikimit të vlefshëm.

Për sa më lart, bazuar në rëndësinë që ka votimi nga jashtë si dhe pamundësisë objektive të zgjedhësve jashtë vendit për t’u pajisur brenda afateve ligjore me dokument identifikimi të vlefshëm në kuadër të ushtrimit të të drejtës së votës, KQZ propozon marrjen në konsideratë të shtyrjes së afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për zgjedhësit me vendqendrim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, deri në 30 maj 2025.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë