POLITIKE

KQZ miraton rregullat për regjistrimin e zgjedhësve jashtë Shqipërisë, ja hapat e parashikuar

M.B. Përditësimi i fundit 24 Tetor 2024, 18:47

KQZ miraton rregullat për regjistrimin e zgjedhësve jashtë

TIRANA- Komisioni Rregullator i KQZ-së miratoi rregullat mbi regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë Shqipërisë dhe mbi përgatitjen e listës së zgjedhësve jashtë vendit. Kjo është hera e parë që mundësohet pjesëmarrja në zgjedhje e shtetasve shqiptarë, që jetojnë ose gjenden jashtë vendit ditën e votimeve. Jozyrtarisht vlerësohet se afro 1/3 e votuesve në listat zgjedhore janë në emigrim, ose jetojnë e studiojnë jashtë Shqipërisë.

Në vendimin e Rregullatorit të KQZ-së thuhet se çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote që ndodhet jashtë vendit në datën e zgjedhjeve dhe që dëshiron të ushtrojë të drejtën e votës në zgjedhjet për Kuvendin nga atje ku ndodhet, duhet të regjistrohet në listën e zgjedhësve jashtë vendit.

Këtë regjistrim në listën e zgjedhësve jashtë vendit ai duhet ta kryejë me vullnetin e vet, duke plotësuar kushte ligjore si një votues nga jashtë territorit të Shqipërisë. Sapo ai regjistrohet në listën e zgjedhësve jashtë vendit, thuhet në vendim, atëherë ai çregjistrohet nga lista e zgjedhësve që votojnë brenda vendit.

Regjistrimi i zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit kryhet nga KQZ-ja. Zgjedhësi duhet të paraqesë një kërkesë individuale për tu përfshirë në listën e zgjedhësve nga jashtë pranë KQZ-së nga katër muaj para datës së zgjedhjeve deri dy muaj para kësaj date. Për të bërë këtë kërkesë zgjedhësi duhet të hapë një llogari falas në Platformën Elektronike të Regjistrimit, e cila krijohet nga KQZ-ja, dhe që shkarkohet në celular dhe në kompjuter.

Në këtë platformë zgjedhësi duhet të ngarkojë, numrin personal të identifikimit, ditëlindjen dhe vendlindjen, fotografi, email dhe telefon. Ndërsa për t’u regjistruar në listën e zgjedhësve nga jashtë ai duhet të ngarkojë në të një pasaportë të Shqipërisë si dhe një dokument që vërteton qëndrimin e tij jashtë vendit, si dhe adresën dhe numrin e banesës, me shtetin, kodin postar, qytetin, rrugën.

KQZ miraton ose jo kërkesën brenda pesë ditësh dhe pas saktësimeve, personi shtohet në listën e zgjedhësve nga jashtë. Kjo listë publikohet dy muaj para datës zdhjeve dhe ajo pritet të përdoret me përditësime në çdo palë zgjedhje të ardhshme për Kuvendin. Lista e zgjedhësve nga jashtë vendit përmban: emërtimin e zonës zgjedhore, llojin dhe datën e zgjedhjeve.

Kjo është hera e parë që shteti shqiptar u krijon mundësinë e votimit atyre shtetasve që jetojnë ose gjenden jashtë vendit datën e zgjedhjeve. KQZ ka premtuar transparencë dhe thjeshtësi të procesit, efektivitet, githëpërfshirje dhe mundësi të barabarta, si dhe fshehtësinë e votës, siguri dhe mbrojtjen e votës së shtetasve shqiptarë jashtë vendit.

Garantimi i kësaj të drejte kushtetuese në praktikë, sipas ekspertëve, u bë mëse i nevojshëm edhe prej faktit se një numër i konsiderueshëm qytetarësh, që gjenden në listat zgjedhore, janë në emigrim, jetojnë e studiojnë jashtë vendit, ndërsa në përmbyllje të proceseve zgjedhore ata formalisht rezultojnë sikur kanë refuzuar ose bojkotuar votimin. Jozyrtarisht vlerësohet nga vëzhguesit se kjo pjesë e qytetarëve që nuk marrin pjesë në zgjedhje për shkak të emigrimit dhe jetës jashtë vendit, shkon deri në 1/3 e listës së përgjithshme të zgjedhësve./ VOA

kqz

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë