POLITIKE

"Kryeministri nuk sqaroi si do të realizohet bllokimi i aplikacionit", DW: Qeveria shqiptare do të mbyllë Tik tok-un për një vit

r.ll Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2024, 09:49
"Kryeministri nuk sqaroi si do të realizohet bllokimi i
protesta per martin canin

TIRANË- Ndalimi i aplikacionit do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm në Shqipëri."Ne kemi bërë të gjithë hulumtimet tona në aspektin teknologjik dhe do të na duhen 6 deri 8 javë nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për një vit do e mbyllim TikTok-un. TikTok nuk do ketë në Republikën e Shqipërisë", u shpreh kryeministri,  Edi Rama të shtunën, gjatë një takimi me prindër dhe mësues nga i gjithë vendi.

Rama e cilëson Tik-tok të rrezikshëm

Kjo lëvizje nisi pasi një adoleshent, 14 vjeç, humbi jetën një muaj më parë pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar. Konflikti mendohet se nisi nga rrjetet sociale.

Rama e cilësoi një aplikacion "të rrezikshëm, një burim dhune dhe bullizmi", ndërsa shtoi me tej se ky vendim do të rishikohet pasi "të shohim se si do të veprojnë vendet e tjera, çfarë do nxjerrë teknologjia për filtra, dhe se si do reagojë vetë TikTok-u", shtoi Rama. Megjithatë në fjalën e tij kryeministri nuk sqaroi se si do të realizohet bllokimi i aplikacionit në territorin e Shqipërisë.

Konsultime me mësues dhe prindër

Fill pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mes adoleshentëve, autoritetet shqiptare nisën një sërë takimesh me prindër dhe mësues, për të konsultuar vendimin mbi mbylljen e aplikacionit te Tik Tok-ut. Teksa prezantoi planin e ri të veprimit për sigurinë në shkolla, Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, tha se janë realizuar 1300 konsultime me rreth 65 mijë prindër në të gjithë shkollat e vendit.

"90% e prindërve janë pro kufizimit ose mbylljes së TikTok, 80% e prindërve kërkojnë fuqizimin e masave"– u shpreh ministrja, ndërsa u ndal pak më konkretisht se si do të realizohet ky vendim. "Për rritjen e kësaj sigurie kemi vendosur bllokimin e platformës TikTok, bazuar në një paketë instrumentash që po punohet nga AKCESK dhe AKSHI", tha Manastirliu.

Debate për mbylljen e rrjeteve sociale

Vendimi i shpallur nga Kryeministri Edi Rama për mbylljen e rrjetit TikTok në Shqipëri është pasuar nga reagimet e opozitës, të cilët e konsideruan atë si një censurë. "Të shfrytëzosh vrasjen e një 14 vjeçari për të zgjidhur hallet personale me rrjetet sociale që nuk kontrollon dot, është vrasje e dyfishtë dhe akt i rëndë ndaj lirisë”, u shpreh deputetja Ina Zhupa.

Ndërsa Belioza Çoku, drejtuesja e Linjës Kombëtare të Telefonit për Fëmijë "Alo 116” në një intervistë dhënë për DW Shqip është shprehur se nuk e sheh zgjidhjen tek mbyllja e rrjeteve sociale.  "Mendoni se fëmijët nuk do të gjejnë një platformë tjetër që do të bëhet popullore, ku ata do të kenë mundësi të zbrazin edhe disa devianca që janë ngarkuar nga mbyllja e këtyre dy të tjerave?! Të shikosh në këtë perspektivë zgjidhjen do të thotë që ne për të 1 miliontën herë si qeveri dhe si shoqëri duam që të zvogëlojmë problemin dhe të arnojmë pasojën”. – tha Çoku.

Qytetarë të ndryshëm kanë vijuar protestat përpara Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar më shumë siguri në shkolla dhe dorëheqjen e ministres Manastirliu. Sipas tyre masat e rrepta ndaj rrjeteve sociale nuk janë zgjidhja e problemit.

Aktualisht disa shtete në Evropë, si Franca, Gjermania dhe Belgjika kanë vendosur kufizime për përdorimin e mediave sociale nga fëmijët.  Ky diskutim po shtrihet edhe në shtetet e rajonit të Ballkanit./DW

edi rama mbyllja e tik tok ne shqiperi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë