POLITIKE

"Kryetari juaj blen vazo që kushtojnë 120 mijë pensione!" Berisha në Kuvend drejtuar mazhorancës: Me ligje thelluat hendekun mes të varfër dhe të pasurve

M.B Përditësimi i fundit 10 Mars 2025, 18:36

"Kryetari juaj blen vazo që kushtojnë 120 mijë

TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës në seancën plenare, tha se mazhoranca me anë të ligjeve ka thelluar hendekun mes të varfër dhe të pasurve. Berisha tha se kreu i PS-së, njëherësh dhe kryeministër, blen vazo në oborr aq sa kushtojnë 120 mijë pensione. Ai ka shtuar se në 4 vite kanë ikur nga Shqipëria më shumë shqiptarë se çdo kohë tjetër, përfshirë vitin 1991. Sipas Berishës, nuk mundet qytetari të mos e dijë se sarajet 57 metra themelet të gjata dhe 8800 metra park, oborr, pothuajse sa pallati i Brigadave, presidencial, është e tëra plaçkë dhe mashtrim.

"Nuk mundet që qytetari të mos e dijë se ajo shishja Romaneconti 33600 euro, është e barabartë me 120 pensione në tavolinë. Nuk mundet qytetari të mos e dijë se sarajet 57 metra themelet të gjata dhe 8800 metra park, oborr, pothuajse sa pallati i Brigadave, presidencial, është e tëra plaçkë dhe mashtrim. Nuk mundet qytetari të mos e dijë se, kreu juaj u merr pronarëve 38 mijë metër katror tokë dhe ja jep vëllaçko Olsit. Këtu sipër, te rrapi i treshit e keni", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Kjo është seanca e fundit e këtij parlamenti, i cili në katër vite u rreshtua kundër qytetarëve, kundër interesave të tyre, kundër parimeve demokratike të një vendi të lirë dhe do të përfundojë në histori, si parlamenti i narkotidtaturës. Pse ju do hyni në histori si parlamenti më i zi, pas diktaturës komuniste? Sepse ju për herë të parë në historinë 34-vjecare, votuat me dhjetëra ligje e vendime me të cilat varfëruat gjithnjë e më shumë qytetarët shqiptarë, shumëfishuat rrogat tuaja dhe të zyrtarëve dhe kur erdhi puna te pensionet ju latë një shumë qesharake, 16 milionë për 800 mijë pensionistë dhe në këtë parlament kreu juaj deklaroi se nëse rriten pensionet Shqipëria bie në humnerë.

Ju me ligjet thelluat hendekun mes të varfër dhe të pasurve. U bëtë strumbullar i politikave të përzënies nga Shqipëria. Në 4 vite kanë ikur nga Shqipëria më shumë se çdo kohë tjetër, përfshirë vitin 1991. Ju u bëtë mburojë e plaçkitjes më të madhe të pronave publike nga deputetët tuaj, nga kreu juaj, i buxhetit. E shoh se e fshihni fytyrën para kamerave, por pavarësisht se e fshihni fytyrën populli ju sheh. Nuk mundet që mos shohë qytetari te ju njerëzit e pashpirt, të mos jetë u ndërgjegjshëm qytetari se kryetari juaj blen vazo në oborr aq sa kushtojnë 120 mijë pensione.

Nuk mundet që qytetari të mos e dijë se ajo shishja Romaneconti 33600 euro, është e barabartë me 120 pensione në tavolinë. Nuk mundet qytetari të mos e dijë se sarajet 57 metra themelet të gjata dhe 8800 metra park, oborr, pothuajse sa pallati i Brigadave, presidencial, është e tëra plaçkë dhe mashtrim. Nuk mundet qytetari të mos e dijë se, kreu juaj u merr pronarëve 38 mijë metër katror tokë dhe ja jep vëllaçko Olsit. Këtu sipër, te rrapi i treshit e keni.

Nuk mundet qytetari të mos e dijë se deputetët e grupit tuaj dhe ju pas tyre, votoni për plaçkitjen e pronave publike. Olta Xhaçka ku është? 12 mijë metër katrorë tokë publike dhe ju pazmore e pronës së saj. Në një kohë kur kushtetuta thotë se, mandati dorëzohet, nuk të bëjë më mandatin. Nuk mundet që qytetari të harrojë kur vinit me çanta superluksi dhe me këpucë ‘Antonio Vietri’, po, po. Dhe pastaj kur u shtrua problemi i çantave, vinit pa çanta në parlament. E vërteta është kjo, se ju nuk doni të ja dini fare se ekzistojnë të varfër në këtë vend.

pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë