POLITIKE

‘Kryetarja e Kuvendit duhet të mundësojë debatin parlamentar’, Bylykbashi: Rama, qëllim për ta mbajtur opozitën jashtë

I.A Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2024, 18:13

‘Kryetarja e Kuvendit duhet të mundësojë debatin

TIRANË- Nënkryetari dhe deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka folur për situatën politike, aksionin e opozitës si dhe reagimet nga maxhoranca. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Bylykbashi deklaroi se seanca e së enjtes ishte ashtu siç duhet të jetë me debate dhe argumente të forta.

“Një seancë parlamentare është ajo, nuk është ajo situata tjetër. Po ti kthehemi debatit të buxhetit të vitit që shkoi nuk ishte debat për buxhetin, ishte një turp, 8 minuta. Të flasësh për një seancë plenare duhet të kuptosh një debat të shëndoshë, ku janë argumentet e palëve të forta, debatet mund të jenë dhe të ashpra. Ajo e së enjtes është një seancë e cila i dha mundësinë opozitës të shprehë qëndrimet e saj në raport me një aspekt kaq të rëndësishëm siç ishte buxheti. Ne nuk kemi marrë kurrë vendimin për të braktisur parlamentin. Kishim mbetur vetëm 7-8 deputetë pa përjashtuar, të tjerët ishin të përjashtuar pa ligj. Gjykata Kushtetuese kishte shfuqizuar përjashtimet afatgjata, ky mekanizëm represiv parlamentar antikushtetuese dhe antiparlamentar i kishte nxjerrë jashtë kuvendit deputetët e opozitës”, tha Bylykbashi.

Ai deklaroi se kryeministri Rama ka si qëllim të mbajë opozitën jashtë parlamentit.

“Akuza është për Spiropalin, nëse nuk do kishte qenë vendimi i gjykatës që e shfuqizoi…kanë ndërmend dhe ta ankimojnë në Apel. Pra, qëllimi për të vazhduar për ta mbajtur opozitën jashtë është i qëndrueshëm, është i Edi Ramës. Vetëm komision etike nuk është. Kur ne e thërrasim për të shqyrtuar kërkesat tona nuk mblidhet. Vendimi për përjashtimin e kolegëve, kishte firmën e ish-deputetit të arrestuar Cyrbja. Grupi parlamentar i opozitës i përzënë.
Kryetari i kuvendit është numri dy i Republikës, nuk është një pozicion për të hipur e zbritur nga makina. Rregullorja është e një kampi përqendrimi, opozita disiplinohet si të jetë armiku. U përdor Garda dhe policia. Parlamenti është i padhunueshëm, ndërkohë para dy javësh patëm policinë e shtetit që ndërhyri në mënyrë antikushtetuese”, tha nënkryetari i PD-së.

Por a kishte dhunë nga opozita?

“Në dijeninë time dhe prokuroria e ka rrëzuar këtë aspekt. Nuk e ka parë si një vepër penale e cila kishte qëllime si ato që thotë maxhoranca. Çdokush duhet të ngjitet në lartësinë e asaj karrigeje të numrit dy të shtetit, nëse nuk ngjitet dot, problemin e ka personi. Kryetari i Kuvendit duhet të garantojë zbatimin e rregullave dhe procedurës që mundësojnë debatin parlamentar. Sipas raportit të KE, parlamenti mund të funksionojë në mënyrë të kënaqshme”, tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë