POLITIKE

“Kumbari Diego Benitez menaxhon 14 narkokartele shqiptare”, Berisha: Rama në Parlament është i komanduar!

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Shtator 2025, 12:57
“Kumbari Diego Benitez menaxhon 14 narkokartele shqiptare”, Berisha:

Partia Demokratike mblodhi sot grupin parlamentar për të koordinuar aksionin politik përballë qëndrimit të Ramaduros në parlament ndaj opozitës.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha nënvizoi se beteja kundër narkoshtetit hyn në një fazë të re.

PD - tha Berisha - është në betejë kundër kreut të organizatës kriminale shqiptare që e ka shndërruar Shqipërinë në parajsën e narkoterroristëve shqiptarë dhe ndërkombëtar për larjen e parave, që trupëzon në kulla miliardat e krimit, që narkoterroristët shqiptarë sigurojnë me narkoterrirostët e Venezuelës, Brazilit, Bolivisë, Uruguajt, Meksikës, Paraguajt.

Berisha përmendi Diego Benitez i cili qarkullon 350 ton kokainë në vit menaxhon 14 klane droge shqiptare.

“Dokumentet zyrtare tregojnë se, Diego Benitez bashkëpunon, e ky është vetëm një i Paraguajt që qarkullon 350 ton kokainë në vit. Vetëm ky menaxhon 14 klane droge shqiptare.

Tani imagjinoni ju Benitazit e tjerë se sa menaxhojnë. Dhe këto janë grupi Bolivi, Uruguaj, Paraguaj e Brazil. Nuk është Kolumbia ku Edi Rama ka rrënjë të thella me famëziun Genti Xhixha. Genti Xhixha është i dokumentuar i lidhur me kartelet e Bolivisë, bashkë me Olsi Ramën pastaj, siç është faktuar nga dosja që e fsheh Altin Dumani"  tha Berisha.

Fjala e Sali Berishës:

Mirëdita!

Së pari dua të dënoj edhe njëherë me forcën më të madhe, aktin terrorist ndaj deputetit të PD dhe heshtjen mortore të autoriteteve çka dëshmojnë se qëndrojnë prapa tij. Aktin terrorist ndaj Xhelal Mziut.

Duke i shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë deputetit Mziu, garantoj terroristët se asgjë nuk do të mund të mposhtë qëndrimin e deputetëve të opozitës në betejën e tyre kundër narkoshtetit, kundër kreut të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.

Beteja jonë kundër narkoshtetit hyn në një fazë të re.

Se për fat të mirë të shqiptarëve dhe botës, në betejën kundër karteleve është hapur një kapitull i ri. Kartelet e drogës janë shpallur organizata terroriste ndaj dhe tani flitet për narkoterroristë, narkoterroristët dhe se cila është forca e narkoterroristëve të drejtuar nga Edi Rama atë e di më mirë se kushdo tjetër tregjet e kokainës në Europë, çmimin e të cilës e përcaktojnë narkokartelet terroriste shqiptare.

Janë narkoterroristët shqiptarë ata të cilët kontrollojnë dhe të kontrollosh çmimin në Europë do të thotë të jesh aksioner kryesor, do të thotë të jesh furnizues kryesor.

Pra në këtë betejë kundër kreut të organizatës kriminale shqiptare që e ka shndërruar Shqipërinë në parajsën e narkoterroristëve shqiptarë dhe ndërkombëtar për larjen e parave, që trupëzon në kulla miliardat e krimit, që narkoterroristët shqiptarë sigurojnë me narkoterrirostët e Venezuelës, Brazilit, Bolivisë, Uruguajt, Meksikës, Paraguajt.

Vetëm Diego Benitez kumbar kryesor që sipas dokumenteve zyrtare menaxhon 14 klane shqiptare. Asnjëri nga ne këtu që jemi, po të na thonë ulu e shkruani pak 14 klane nuk i shkruajmë dot se nuk ua dimë emrin dhe që merremi çdo ditë.

Kurse dokumentet zyrtare tregojnë se, Diego Benitez bashkëpunon, e ky është vetëm një i Paraguajt që qarkullon 350 ton kokainë në vit. Vetëm ky menaxhon 14 klane droge shqiptare.

Tani imagjinoni ju Benitazit e tjerë se sa menaxhojnë.

Dhe këto janë grupi Bolivi, Uruguaj, Paraguaj e Brazil. Nuk është Kolumbia ku Edi Rama ka rrënjë të thella me famëziun Genti Xhixha.

Genti Xhixha është i dokumentuar i lidhur me kartelet e Bolivisë, bashkë me Olsi Ramën pastaj, siç është faktuar nga dosja që e fsheh Altin Dumani.

Pra pse u ndala në këtë hyrje.

Nuk është vetëm akti terrorist ndaj Xhelal Mziu dhe familjes së tij, por është një problem shumë më madh.

Dhe ky problem madhor është në qëndrimin e Ramaduros në parlament ndaj opozitës.

Ja nga se diktohet.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë