POLITIKE

"Kuvendi të kthehet në pozitën e vet kushtetuese", ISP: Spiropali mesazh Tavos para se KQZ të shpallte përfundimin e numërimit të votave, ishte deklaratë me natyrë partiake

r.ll Përditësimi i fundit 6 Gusht 2024, 11:51
"Kuvendi të kthehet në pozitën e vet kushtetuese", ISP:
elisa spiropali

TIRANË- Insituti i Studimeve Politike ka reaguar së fundmi lidhur me mesazhin e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit për fitoren e Vangjel Tavos në zgjedhjet e Himarës. Përmes një postimi në Facebook, ata shprehen se deklarat e kryeparlamentares, është bërë para se Komisioni Qendror Zgjedhor të konfirmonte përfundimin e procesit dhe dhënien e mandatit për kryetarin e ri të bashkisë. Sipas tyre deklarata e Spiropalit përmban komente me natyrë partiake.

Instituti i Studimeve Politike, duke e konsideruar këtë rast si incident të panevojshëm dhe ndoshta pjesë emocionale e klimës festive të zgjedhjes së re në krye të Kuvendit, sugjeron që Kuvendi të shmangë praktika të tilla dhe të rikthehet në pozitën e vet kushtetuese.

Më tej thuhet se kryetarja e Kuvendit përfaqëson jo vetëm forcën politike preferenciale por vetë Kuvendin, ku bëjnë pjesë të gjitha forcat politike parlamentare dhe se pozita e Kryetarit të Kuvendit lidhet me përfaqësimin e institucionit dhe administrimin e aktivitetit parlamentar. 

POSTIMI I PLOTË: 

Përmes një njoftimi zyrtar në faqen e Kuvendit (www.parlament.al) kryetarja e Kuvendit ka publikuar një deklaratë politike lidhur me procesin zgjedhor në Himarë. Deklarata, e cila është bërë përpara se zyrtarisht KQZ të konfirmojë përfundimin e procesit dhe dhënien e mandatit për kryetarin e ri të bashkisë, përmban komente me natyrë partiake (ndaj procesit dhe votuesve) dhe konsiderata personale (ndaj kandidatit fitues).

Referuar monitorimit të Kuvendit ndër vite, rezulton se kjo është hera e parë gjatë 34 viteve jetë parlamentare kur kryetari i Kuvendit përmes një qëndrimi zyrtar në emër të Kuvendit shprehet për një proces zgjedhor, sidomos për një proces zgjedhor lokal që nuk ka lidhje dhe as ndikim në përbërjen e parlamentit. Publikimi i deklaratës me natyrë partiake dhe qëndrimit personal ndaj një procesi politik ende të pambyllur dhe një politikani lokal, përbën jo vetëm një precedent negativ, por me shqetësim mund të jetë edhe një paralajmërim për trendin shqetësues të zhvendosjes së institucionit të Kuvendit nga pozita e vet kushtetuese dhe ligjore.

Instituti i Studimeve Politike (ISP), duke e konsideruar këtë rast si incident të panevojshëm dhe ndoshta pjesë emocionale e klimës festive të zgjedhjes së re në krye të Kuvendit, sugjeron që Kuvendi të shmangë praktika të tilla dhe të rikthehet në pozitën e vet kushtetuese, duke respektuar standardet e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale, të cilat tri dekada nga ndryshimi politik do të duhej të ishin arritur edhe nga Shqipëria.

Praktika të tilla nuk gjenden në asnjë vend të BE, ndaj është koha për theksimin e apelit që institucioni të mos përdoret për debate politike ditore që nuk lidhen me Kuvendin dhe as me kalendarin, agjendën apo përbërjen e tij. Koncepti se institucioni njësohet me individin drejtues të radhës është i gabuar, parademokratik dhe në thelb, në kontrast me parimet kushtetuese të organizimit shtetëror.

Kryetari i Kuvendit përfaqëson jo vetëm forcën politike preferenciale por vetë Kuvendin, ku bëjnë pjesë të gjitha forcat politike parlamentare. Pozita e Kryetarit të Kuvendit lidhet me përfaqësimin e institucionit dhe administrimin e aktivitetit parlamentar. Sipas Rregullores së Kuvendit, kryetari “përfaqëson Kuvendin, siguron respektimin e të drejtave të Kuvendit dhe të anëtarëve të tij. Ai kujdeset për zhvillimin e veprimtarisë parlamentare, në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, si dhe për sigurimin e kushteve të nevojshme Kuvendit dhe strukturave të tij”. Pjesa tjetër e përgjegjësive është teknike, lidhet me procedurat e punës në Kuvend dhe delegacionet. Kryetarja e re e Kuvendit premtoi në fjalimin paszgjedhor se do të respektojë Rregulloren e Kuvendit, Kodin e Etikës dhe praktikat e mira parlamentare; reflektimi ndaj rasteve të tilla kritike janë teste për të kaluar nga deklarimi te veprimet konkrete që jetësojnë premtimet dhe parlamtarizmin me integritet.

instituti i studimeve politike elisa spiropali

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë