Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

BRUKSEL- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se pret që pas zgjedhjeve në Kosovë, të ketë një Qeveri stabile dhe se NATO-ja do të punojë me këdo që do të udhëheqë me vendin. Ai e ka thënë këtë në një konferencë me gazetarët, ku ka folur për takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare, që zhvillohet të enjten në selinë e kësaj aleance në Bruksel.
“Ky ka qenë një proces demokratik. Ajo që ne kuptojmë është se i kemi rezultatet fillestare, por ende po vazhdon numërimi i votave dhe do t’i kemi edhe rezultatet finale. Dhe, bazuar në rezultatet deri tash duket se do të ketë një qeveri të koalicionit", ka thënë Rutte.
“Natyrisht, ne sigurojmë që do të punojmë me këdo që do të udhëheqë me vendin. Dhe natyrisht u dëshirojmë të gjithë politikanëve gjithë të mirat në drejtimin e hapësirës politike dhe që të sigurojnë që të ketë një Qeveri stabile sa më parë që të jetë e mundur”, ka thënë Rutte.
Të dielën, më 9 shkurt, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare. Në bazë të 99 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti mori më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, përkatësisht 47 nga 120 vendet parlamentare - megjithatë, jo mjaftueshëm për të formuar qeverinë e vetme.
Sipas rezultateve preliminare, Partia Demokratike e Kosovës pritet t’i ketë 25 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 dhe koalicioni i mbledhur rreth Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës 8 deputetë. Këto shifra mund të ndryshojnë pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të diasporës. Pas shpalljes së fitores në zgjedhjet e së dielës, Kurti tha se Vetëvendosja do ta formojë në mënyrë të pavarur Qeverinë.
Analistët në Kosovë vlerësojnë se rezultatet aktuale preliminare të subjekteve politike në zgjedhjet e 9 shkurtit, krijojnë paqartësi lidhur me konfiguracionin e saktë të Kuvendit dhe Qeverisë së ardhshme të vendit. Përfaqësues politikë të komuniteteve pakicë joserbe në Kosovë, të cilët, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës, do të mbështesnin - parimisht - cilindo mandatar për formimin e qeverisë së re, pavarësisht nëse do të vinte nga partia aktuale në pushtet, Vetëvendosje, apo nga partitë opozitare.
Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin zgjedhjet e para të rregullta që Kosova ka mbajtur që nga shpallja e pavarësisë. Vëzhguesit thanë se zgjedhjet ishin të qeta, me disa parregullsi, por pa incidente të mëdha. Dalja ishte 40.59 për qind e mbi 1.9 milion votuesve me të drejtë vote në Kosovë. Paraprakisht, për këto zgjedhje ka votuar edhe diaspora, nëpërmjet postës, por edhe fizikisht në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës në botë./ REL
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me arrestimin e Kryebashkiakut të Tiranë Erion Veliajt duke sqaruar sërsh q&eu...
TIRANA- Seanca në GJKKO për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion VeliajN, bashkëshorten e tij dhe 6 biznesmenët...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një konferencë më gazetarët. Gjatë fjalë...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se punonjësit e Bashkisë që protestuan para SPAK ishin të armatosur.&nbs...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se kryeministri Edi Rama hyri sot në bi...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se kryeministri Edi Rama po mbulon paza...
TIRANË- Kryetari i Këshilltarëve Bashkiakë të PD në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti ka mbajtur ditë...
TIRANË- Komisioni i Ekonomisë dhe Financave në Kuvend po zhillon sot punimet. Gjatë Komisionit u shpreh se KQZ ka bllokuar ...
TIRANA- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha bëri një ekspoze të situatës, në konferencën “Nga Fitimet e Paligj...
TIRANA- Partia Demokratike do të zhvillojë primaret më datën 1 mars 2025. Bëhet me dije se vendmi është marrë n&e...