POLITIKE

‘La vita e Bela’ për mediat e Tiranës

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2025, 18:43
‘La vita e Bela’ për mediat e Tiranës

NGA ANDI BUSHATI:

Përpjekja e zv/kryeministres për të blerë heshtjen e mediave shërben për të mprehur shqisat e publikut për të lexuar përmes të pathënave dhe asaj që i fshihet

Nëse dikush do të merrte mundimin të hartonte një manual për të zbuluar se cilat janë mediat që e kanë nxjerrë në treg profesionin e tyre do ta kishte shumë të lehtë të bazohej vetëm në dy raste: mënyrën si ato janë sjellë, fillimisht me problemet që ka pasur Erion Veliaj e tani së fundi, Belinda Balluku, në raport me drejtësinë.

Edhe i pari edhe kjo e fundit kanë si karakteristikë të përbashkët një heshtje përkëdhelëse të pjesës më të madhe të televizioneve dhe faqeve online ndaj tyre.

Fillimisht, kur u zbulua skandali i drejtorëve të 5D, askush nuk bëri emision mbrëmjeje, madje as nuk e raportoi lajmin. E njëjta situatë u përsërit edhe kur u mor vesh se Belinda Balluku do kapërcente derën e SPAK-ut. Ndonëse të gjithë e dinin vendimin e pakthyeshëm, pjesa më e madhe fshiheshin pas gishtit deri sa doli komunikata e marrjes si e pandehur të zv/kryeministres.

Po ashtu edhe faza e ndërmjetme, ajo nga parakalimi i parë i Veliajt tek dera e prokurorisë së posaçme e deri tek prangosja e tij, ngjan si dy pika uji me atë që po ndodh tani me Ballukun. Në vend që të flasin për dosjen, akuzat, dyshimet për abuzim apo qoftë edhe për kundërshtimet që ka rreth tyre, një pjesë e madhe e ekraneve i paraqisnin ata në takime zyrtare me Ramën, në aktivitete ndërkombëtare, për të krijuar iluzionin e rremë të normalitetit. Sot të njëjtat media që tentojnë ta varrosin dosjen e Belës propagandojnë me tituj të mëdhenj një udhëtim të saj me tren në Zvicër, një takim ndërkombëtar në Athinë, një aktivitet të përbashkët me kryeministrin.

Në një mjedis normal do të duhej të ndodhte krejt e kundërta. Të gjitha faktet e dala duhej të kalonin në sitën e pushtetit të katërt. Do duhej të analizohej se si është e mundur që numri dy i qeverisë, ka qenë prezente në çdo hap të manipulimit të një tenderi, se si ajo kontrollon anulimin, rritjen marramendëse të shumës me 50 milionë euro, përzgjedhjen e fituesve, hilen e futjes së një konkurenti sa për letra fallco e më pas tërheqjen ‘de facto’ të tij.

Së fundi, BIRN ka publikuar një investigim ku vihet në pikëpyetje siguria e punimeve në tunelin e Llogorasë, që nëse rezulton i vërtetë, mund të prodhojë një skenar të ngjashëm me atë të shembjes së strehës së stacionit të trenit në Novi Sad të Serbisë, i cili gjithashtu duhet të prodhonte një debat mes atyre që kanë fakte alarmuese dhe të tjerëve që japin garanci se gjithçka është OK.

Pra, thënë këtë, askush nuk pretendon se Belinda Ballukut do duhej ti mungonte mbrojtja dhe angazhimi i atyre që rreshtohen në favor të saj. Për sa kohë ajo ende prezumohet e pafajshme do të qe normale që të kishte gazetarë dhe media që do të paraqisnin versionin e saj.

Por këtu nuk po ndodh kjo, në vend të një diskutimi demokratik, me pro dhe kundër, Belinda ka vendosur të blejë heshtjen. Pikërisht pranimi i këtij kushti përbën njollën më të errët të një pjese të madhe të mediave tona. Duke zgjedhur me vullnet të lirë, që të transmetojë pamje të Veliajt duke inaguruar një shkollë, ndërkohë që atij i ishin vënë prangat, apo Ballukun në një tren shpejtësie, ndërkohë që asaj i kishte mbërritur thirrja për në SPAK, ato vetëm sa ulërasin në sy të ndjekësve se nuk janë shtëpi informimi, po kioska shitblerjeje. Ato dëshmojnë se deri në ç’pikë ka degraduar besueshmëria e pushtetit të katërt në vend.

Por sa do e zymtë apo e trishtë të duket kjo situatë, ashtu siç ndodh me thellimin e ç’do të keqeje, ajo prodhon vetvetiu edhe efektin e kundërt. Ky fenomen absurd shërben për të mprehur shqisat e publikut për të lexuar përmes të pathënave dhe asaj që i fshihet.

ga mënyra se si mediat po sillen me Belinda Ballukun mund të nxirren dy konkuzione të thjeshta. E para, se ajo ndihet e fajshme prandaj po tenton të blejë shtrenjtë heshtjen. Dhe tjetra për të zbuluar më lehtë ato TV dhe gazeta online që e kanë shndërruar në pazar misionin e tyre.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë