POLITIKE

“Lajm i mirë për mua kur një parazit nuk ushqehet më në trupin e shtetit shqiptar", Rama: SPAK ka mbështetjen e qeverisë, është si grykë zjarri!

n.f Përditësimi i fundit 20 Maj 2024, 12:53
“Lajm i mirë për mua kur një parazit nuk ushqehet më
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar së fundmi një intervistë ku është shprehur se SPAK ka mbështetjen maksimale të qeverisë. Gjatë një interviste për Nacionale, Rama nënvizoi se të merresh në hetim nga SPAK është një gjë, që SPAK-u të të marrë në pyetje si person në dijeni apo sqarime, është një gjë tjetër.

"Duhet të mësohemi me këtë. Të gjitha këto që po ndodhin provojnë se se ne po bëjmë si duhet detyrën që kemi marrë përsipër karshi njerëzve. E para, të bëjmë një reformë drejtësie për ta pavarësuar drejtësinë nga politika. E dyta, t’i qëndrojmë vendosmërisht zotimit se ne nuk e kontrollojmë drejtësinë dhe nuk futemi në këtë punë. Dhe e treta, pse e kemi bërë ne këtë? E kemi bërë që pikërisht të ndodhin këto gjëra. Nuk e kemi bërë që mos të ndodhin këto gjëra”, tha Rama.

Kryeministri më tej shtoi se fakti që i është dhënë drejtësisë mundësi të ketë "një grykë zjarri që gjuan, pavarësisht se ti je në pushtet, a je në opozitë dhe që furnizohet me municion falë vullnetit tonë, sepse kanë pagat më të larta në Republikën e Shqipërisë, kanë mbështetje maksimale, nuk komentojmë kurrë për ta, kjo duhet t’i gëzojë njerëzit”.

“Për mua është lajm i mirë kur një parazit që ushqehet në trupin e shteti shqiptar, nuk është më në pozicionin që të vazhdojë të ushqehet me trupin e shtetit shqiptar. Kjo është pozitive”, theksoi ai.

Kreu i ekzekutivit nënvizon se përgjegjësia e tij është “që ky vend të bëhet një vend që askush të mos jetë mbi ligjin dhe ku drejtësia për herë të para në histori që nga 1912 dhe në vazhdim të historisë që vjen, mos të jetë në varësinë e pushtetit politik”.



“Luftova që në fillim që Shqipëria të ketë një moment kthese ku drejtësia të godasë majtas djathtas pa pyetur sa lart je, as se çfarë lidhje ke”, deklaroi kryeministri Rama.

Po ashtu, Rama ka deklaruar se Plani i Ri i Rritjes ekonomike nga BE për vendet e rajonit “na jep mundësinë që ne të mund të hyjmë në BE përmes zonave të caktuara të sistemit të BE-së dhe të marrim ato përfitime që përndryshe do t’i merrnim kur të bëheshim anëtarë të BE-së”.

Rama u ndal te zhvillimet e samitit Rajonal të Ballkanit Perëndimor me BE mbajtur pak ditë më parë në Kotorr për zbatimin në vijim të këtij plani ekonomik.

“Sot që flasim të gjithë shqiptarët që janë qytetarë të Bashkimit Evropian, qofshin nga Shqipëria, qofshin nga Kosova, kur çojnë para në Shqipëri apo në Kosovë, kanë një kosto shumë të lartë se sa nëse do të transferonin paratë që do të çonin nga Franca në Zvicër apo nga Suedia në Zvicër. Një nga gjërat që do ndodhin, të paktën për Shqipërinë kjo gjë do të ndodhë besoj deri në fund të vitit kemi bërë goxha punë për këtë, është se nuk do ketë më barrë ekstra për shqiptarët e Shqipërisë që transferojnë para nga Franca, Gjermania, Italia në Shqipëri, por do të jetë njësoj sikur do t’i transferonin në një vend brenda për brenda BE-së”, nënvizoi Rama.

Ai shtoi më tej se “kështu janë korsitë e gjelbra. Kemi një sërë pikash kufitare si rajon me vendet e BE-së, do të jetë i njëjti regjim si mes vendeve të BE-së. Plus përkundër reformave që kemi marrë përsipër që lidhen me anëtarësimin”.

Shefi i qeverisë nënvizoi gjithashtu se “janë edhe 6 miliardë midis 2024-2027 dhe do të ndahen pavarësisht se çka bën ti. Do jepen vetëm në bazë të performancës”.

“E mira e këtij plani, është që askush nuk mban peng më asnjë Shqipëria s’ka problem as me Serbinë, as me Kosovën as më të të tjerët, por do bëjë punë e vet. Kush ka probleme me tjetrin nuk do të përfitojë nga plani”, tha më tej Rama.

rama spak

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë