POLITIKE

"Lidhet me kaosin e opozitës?"/ Parlamenti ‘blindohet’ me kamera, tender sekret 140 mijë euro, reagon Kuvendi: Na i kërkoi Garda, ka zona të zbuluara

n.f Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2024, 17:45
"Lidhet me kaosin e opozitës?"/ Parlamenti
Foto ilustruese

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka hapur një tender me vlerë 140 mijë euro për blerjen e kamerave të reja për ambientet e tij. Në dokumentet e siguruara nga Report TV, vërtetohet se për këtë blerje është përdorur procedura e tenderave të klasifikuar, ku mbahen sekretë të dhënat konkrete. Kjo procedurë prokurimi sipas ligjit, përdoret nga agjencitë e sigurisë kombëtare sa herë bëjnë blerje të nevojshme në këtë fushë.

Por a hyjnë kamerat e ambienteve të Kuvendit dhe mirëmbajtja e tyre 4 vjeçare në këtë kategori? Parlamenti shpjegoi për Report TV se prodhon dhe përdor dokumente sekrete, e për këtë tenderat e tij të kamerave nuk mund t’i fitojë kushdo, ndaj kërkesë specifike për kompaninë që do të ketë në dorë pamjet e ambienteve, parlamentare, është të “Të jetë e pajisur me certifikatë sigurie të vlefshme ë nivelit kofnidencial ose më lart”.

“Gjatë veprimtarisë së tij, Kuvendi i Shqipërisë prodhon, administron, qarkullon informacion të klasifikuar. Kuvendi ka Zona të Informacionit të Klasifikuar, e cila është ngritur dhe funksionon sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi. Kuvendi i Shqipërisë ka edhe personel të pajisur me Certifikatë Sigurie Personale të përshtatshme për realizimin e procedurave të prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilat përmbajnë informacion të klasifikuar”, thuhet në përgjigjen e Kuvendit.


Por për çfarë do të shërbejnë këto kamera sigurie në Kuvendin e Shqipërisë saktësisht dhe pse ka lindur nevoja e këtij investimi?

"Vëzhgim 24/7 dhe ruajtje të ambienteve të brendshme dhe të jashtme të Kuvendit. Ambientet e brendshme që monitorohen nga këto kamera janë zona sigurie të klasës I, (mbulojnë mbledhje të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, mbledhje të tjera të mbyllura, mbulojnë infrastruktura të rëndësishme ku prodhohet, administrohet dhe qarkullon informacion i klasifikuar)" .

Ngjarjet e fundit në Kuvend me përplasje deputetësh nga kënde të ndryshme të godinave parlamentare ka nxitur administratën e Kuvendit të forcojë nivelin e filmimit dhe kontrollimit të ambienteve.

“Ka nevojë të mbulohen me vëzhgim/monitorim edhe disa zona të cilat nuk mbulohen aktualisht. Po ashtu, kemi patur raste kur autoritetet nuk kanë arritur të marrin filmime për zbardhje ngjarjesh për shkak të mosmbulimit me monitorim nga kamerat aktuale. Janë kërkuar një numër shtesë pajisjesh dhe pikash vëzhgimi/monitorimi nga ana e Gardës se Republikës me qellim përmirësimin e sigurisë”, sqaron Kuvendi.


Kuvendi thotë se kamerat e reja do të monitorojnë edhe magazinat apo kabinat elektrike. Ka pasur raste ende të pazbardhura e të dyshimta të ndërprerjes së energjisë gjatë punimeve parlamentare./ Shqiptarja.com

kuvend opozita

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë