POLITIKE

‘Ligj që njeh vetëm 2 gjini’/ Organizatat e të drejtave të njeriut i përgjigjen Berishës: Po përdor një çështje të ndjeshme për qëllime politike!

E.D Përditësimi i fundit 30 Janar 2025, 15:31

‘Ligj që njeh vetëm 2 gjini’/ Organizatat e të

TIRANË- Organizatat dhe aktivistët për të drejtat e njeriut i janë përgjigjur Kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës pasi ky i fundit ka bërë një deklaratë që synon njohjen e vetëm të dy gjinive në vendin tonë. Organizata në reagim shprehet se Berisha po përdor këtë çështje të ndjeshme për qëllimet e tij politike. Gjithashtu në deklaratë thuhet se është dezinformim, pasi ligji shqiptar lejon regjistrimin e vetëm dy gjinive në Shqipëri.

Gjithashtu organizata në deklaratë u bën thirrje përfaqësuesve politikë në Shqipëri të distancohen nga dezinformimi, gjuha diskriminuese, gjuha e urrejtjes dhe sulmi i organizuar ndaj të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe të ushtrojnë veprimtarinë e tyre politike duke zbatuar standardet etike, profesionale dhe njerëzore ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë, pa dallim.

Ne, organizatat dhe aktivistët për të drejtat e njeriut në Shqipëri, shprehim shqetësimin tonë për deklaratat e fundit të liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili ka lajmëruar se Partia Demokratike po punon për hartimin e një ligji që njeh dhe lejon regjistrimin e vetëm dy gjinive në Shqipëri.

Në fakt, në vendin tonë, kuadri ligjor aktual njeh vetëm dy gjini, të cilat përkojnë dhe barazohen me seksin biologjik të individit të lindur femër apo mashkull, konstatuar në lindje. Në Shqipëri nuk ekziston asnjë parashikim ligjor që lejon regjistrimin e gjinisë për personat transgjinorë dhe as për ata me gjini jo-binare. Ky fakt juridik konfirmohet dhe theksohet edhe nga një seri e gjerë rekomandimesh ndërkombëtare. Në raportin e fundit të Komitetit të Kombeve të Bashkuara për Eleminimin e të Gjitha Formave të Dhunës ndaj Grave (CEDAW) është ritheksuar se Shqipëria nuk ka një mekanizëm ligjor për njohjen e identitetit gjinor të personave transgjinorë.

Sa i përket kuadrit të brendshëm ligjor, ligji nr. 10129, datë 11.05.2009 “Për Gjendjen Civile”, i ndryshuar, ka parashikuar se gjinia është një nga përbërësit e gjendjes civile. Ky ligj nuk ka asnjë rregullim të veçantë për procedurat e ndryshimit të gjinisë për personat transgjinorë dhe me gjini jo-binare. Po ashtu, siç përcakton neni 42 i këtij ligji, gjinia është një përbërës i aktit të lindjes dhe vërtetohet përmes certifikatës së asistencës së lindjes, me raport mjekësor apo me një procesverbal të hartuar në kohën e lindjes. Të vetmet gjini të pasqyruara aktualisht në dokumentet e identifikimit të shqiptarëve janë F dhe M dhe deri sot asnjë person transgjinor nuk ka mundur të ndryshojë ligjërisht treguesin e gjinisë në Shqipëri, pavarësisht situatës faktike.

Kuadri ligjor në fuqi e lë komunitetin transgjinor në një situatë pasigurie juridike, duke pamundësuar reflektimin e treguesit të gjinisë aktuale në dokumentet zyrtare, ëëka prodhon pasoja të rënda në jetët e personave transgjinorë, të cilët hasin vështirësi të padrejta në kalimin e kufirit, aksesin në shërbime, shëndetësi dhe në të drejta me natyrë personale, reale dhe pasurore .

Në këto kushte, ku shteti shqiptar dhe aktorët politikë, si përfaqësues të të gjithë taksapaguesve shqiptarë, do të duhet të angazhoheshin efektivisht për të adresuar problematikat e të gjithë qytetarve, pa i diskriminuar ata, deklarata e kreut të opozitës është jo vetëm e pabazuar juridiksht, por edhe dezinformuese për publikun shqiptar, duke shfrytëzuar një çështje të ndjeshme të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për qëllime politike.

Sot, u bëjmë thirrje përfaqësuesve politikë në Shqipëri të distancohen nga dezinformimi, gjuha diskriminuese, gjuha e urrejtjes dhe sulmi i organizuar ndaj të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe të ushtrojnë veprimtarinë e tyre politike duke zbatuar standardet etike, profesionale dhe njerëzore ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë, pa dallim.

1. Organizatat;

2. Aleanca Kundër Diskriminimit LGBTI
3. Të Bashkuar Pro Kauzës LGBTI
4. Open Mind Spectrum
5. Streha LGBTI
6. Pink Embassy

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë