POLITIKE

"Lista e hapur nxit garën e shëndetshme", Peleshi nga Kolonja: Në diasporë mund të ketë po aq votues sa në Shqipëri

M.B. Përditësimi i fundit 23 Shtator 2024, 18:42

"Lista e hapur nxit garën e shëndetshme", Peleshi nga

KOLONJA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëherazi drejtues politik për qarkun e Korçës, Niko Peleshi ka deklaruar se socialistët janë shumë pranë mandatit të katërt qeveritar. Në një deklaratë për mediat nga Kolonja, Peleshi tha se theksoi rëndësin e votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, duke thënë se është një potencial i ri në zgjedhje dhe se në diasporë mund të ketë po aq votues sa në Shqipëri. Lidhur me listën pjesërisht të mbyllur, Peleshi theksoi se ky sistem nxit garën e shëndetshme brenda partisë dhe maksimizon votën. Nga ana tjetën për mandatin e Olta Xhaçkës, Peleshi tha se ky i fundit është votuar në seancë, ndërkohë që ka hyrë në proces mandati i Vullnet Sinajt, i cili po shqyrtohet në Këshillin e Mandateve.

DEKLARATA E NIKO PELESHIT:

Partitë e mëdha në zgjedhjet parlamentare kanë gjithmonë synim të fitojnë zgjedhjet. PS shkon për mandatin e 4 dhe është shumë pranë tij gjithsesi ne jemi mësuar që i marrim me seriozitet punët dhe në kohën e duhur pavarësisht si është kundërshtari përballë, ne shohim punën tonë dhe sfidat e PS janë me të ardhmen dhe objektivin e Shqipërisë jo të PS vetëm, që është anëtarësimi i Shqipërisë në BE në vitin 2030. Një objektiv që 10 vite më parë përdorej si fjalë për ti dhënë lezet deklaratave politike që sot është një realitet që artikulohet edhe nga zyrtarët e lartë të BE. Është një datë që ne e kemi kthyer në plan pune, parlamenti nga ana tjetër ka detyrat e veta në këtë proces, pra synimi ynë është të fitojmë mandatin 4 për të vazhduar pa humbur ritmin, në rrugën drejt destinacionit historik të shqiptarëve që është anëtarësimi në BE në 2030.

Ka mundësi që për shkak të rritjes së numrit të votuesve të popullsisë në Tiranë, qarku i Korçës mund të ketë një mandat më pak, ndonëse Korça si bashki dhe qark ishte zona me uljen më të vogël të popullsisë. Objektivi ynë vazhdon të jetë i njëjti, ne do të marrim minimalisht 6 deputetë, me një diferencë prej të paktën 2 deputetësh nga PD, por duke patur parasysh dhe potencialin e ri që i ofrohet politikës me kodin e ri të ndryshuar zgjedhor, që është vota e Diasporës, objektivat dhe mund të rriten sepse ka një potencial të madh në Diasporë. Pra ne mund të kemi votues në Diasporë po aq sa edhe në Shqipëri. Një nga pikat e takimit në çdo asamble të PS në bashkitë e qarkut është organizimi për votën e Diasporës. Nëse do të jenë 10 deputetë do jenë 3 mandate të mbyllura në qarkun e Korçës, nëse do të jenë 11 deputetë do të jenë 4 mandate të mbyllura.

Këtu nuk është çështja e emrave, as e emrit tim, as e ndonjë emri tjetër. Objektivat janë me numra jo me emra, ne duam të mbajmë minimalisht 6 deputetë në qark. Ky sistem nxit garën e shëndetshme brenda partisë dhe maksimizon votën, pra pjesa jashtë listës së mbyllur duhet të vrapojë më shumë, të sjellë më shumë vota. Kjo është demokracia. Ne nuk kemi akoma një formulë të konsoliduar, por është vendosmëria jonë për të shënuar një tjetër hapje edhe më të madhe të PS në këtë proces zgjedhor. Hapja e PS është në ADN-në e saj, çelësi i suksesit të pothuajse 4 mandateve, por edhe më herët. Unë vetë jam një produkt i hapjes në një kohë të caktuar, ne po krijojmë mekanizma siç është akademia politike për të rinjtë apo platforma që inkurajon të rinjtë, pra një korsi më e shkurtër krahasuar me korsinë normale burokratike të kontributeve në parti.

Vendimi i gjykatës për deputeten Xhaçka është siç e dini votuar në seancë ndërkohë që pritet, ka hyrë në proces mandati i Z.Sinaj, që kërkon kohën e vet, është duke u shqyrtuar në këshillin e mandateve. Është bërë një seancë e gjysëm, seanca e dytë u ndërpre për shkak të një ngjarje që tronditi publikun, ndarja nga jeta e ish kolegut tonë Gert Bogdani. Do të vazhdojë ky proces derisa të ketë një vendimmarrje nga këshilli i mandateve e më pas të kalojë apo jo në hapat e tjera.

niko peleshi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë