POLITIKE

"Lufta kundër korrupsionit u jep imunitet politik hajdutëve të qeverisë"/ Blushi: Shqipëria vendi më i varfër! Shkak zhvatja e taksave të qytetarëve!

b.z Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2025, 18:14
"Lufta kundër korrupsionit u jep imunitet politik hajdutëve
Tedi Blushi

TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar këtë të hënë një takim me strukturat e PL-së në njësinë nr.4 në Tiranë, ku kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. 

Gjatë fjalës së tij për të pranishmit Blushi ka ngritur akuza se Shqipëria sipas tij ndodhet në një regjim të korruptuar, me një drejtësi sipas tij të kapur nga pushteti. Lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, Blushi thotë se është një aferë të cilën Partia e Lirisë e ka denoncuar para 8 vitesh, dhe Veliaj vijonte të ishte i lirë. 

Blushi thotë se lufta kundër korrupsionit në fakt nuk ka qenë asgjë tjetër, vecse një luftë për t’i dhënë imunitet politik hajdutëve më të mëdhenj, sepse sipas tij nuk shpjegohet ndryshe që edhe sipas indekseve të drejtësisë, Shqipëria sot renditet pas Vietnamit komunist apo pas Bjellorusisë së Lukashenkos.

Duke përmendur shppopullimin e vendit, Blushi thotë se qëllimi i vetëm i “ Rilindjes “ ka qenë dhe vijon të jetë zhvatja pa mëshirë i taksave të qytetarëve, ndërsa shton se vendi ynë sipas tij është vendi më i varfër vetëm për shkak të vjedhjeve.

Deklarata e plotë e Tedi Blushit

Është kënaqësi e veçantë të jemi në Njësinë Nr.4, që jam i bindur se më 11 Maj do t’i japë një notë ngelëse Narkoregjimit.
12 vite në pushtet “Rilindja” e shndërroi Tiranën ndër kryeqytetet më të shtrenjta të kontinentit, duke u rritur koston e jetesës qytetarëve të saj, që janë më të varfrit e Europës, aq sa për të blerë një apartament në periferi, një çifti të ri i duhen 60- 70 vite punë, ku dhe vit pas viti Bashkia ka rritur taksat ndërkohë që ka ulur në minimum ndihmën ekonomike, si dhe mbështetjen për familjet në nevojë, për personat me aftësi të kufizuar, për gratë e papuna dhe për të rinjtë.

12 vite pasi Edi Rama erdhi në pushtet, shqiptarët janë më të varfër se në vitin 2013 dhe ndërkohë ai vetë pi çdo ditë të paktën një shishe verë prej 33 mijë eurosh, e barbartë me 14 vite pension minimal. Besoj e keni lexuar të gjithë luksin e shfrenuar, 1 milionë euro vetëm blerje online, pa llogaritur më pas shpenzimet kesh, pasuritë apo eurot në bodrum që po mykeshin.

Si ka mundësi që Bashkia e Tiranës pati këto vitet e fundit për kryetar një kryehajdut si Erion Veliaj, të cilit po i myken eurot në bodrum, por që ndërkohë u akordon qytetarëve 10-15 mijë lekë të vjetra në muaj ndihmë ekonomike?
Çfarë mund të bëjë një familje me 4 anëtarë me 15 mijë lekë të vjetra në muaj kur ndërkohë Kryetari i Bashkisë vetëm për blerjet onlinë të bashkëshortes së tij, harxhon 1 milionë euro?

Ndaj ne jemi kritikë edhe me këtë të ashtuquajtur “Drejtësi të Re”, që në fakt nuk është asgjë tjetër vecse një drejtësi e kapur për fyti nga Edi Rama.

Shumë prej jush ndoshta pyesin se si ka mundësi që nuk gëzoheni që ja arritët kësaj dite që Erion Veliaj është në qeli?
Ka një arsye shumë të thjeshtë. Vërtet shpenzimet e çmendura të tij dhe të bashkëshortes kapin vlera të paimagjinueshme , por më i rëndë është fakti se ai edhe nga qelia, vijon të futi duart në xhepat e qytetarëve të Tiranës, sepse afera e inceneratorit të Tiranës ende vijon.

Është një aferë të cilën Partia e Lirisë e ka denoncuar e para, Presidenti ynë, Ilir Meta e ka denoncuar i pari, por prej 8 vitesh, Erjon Veliaj vijon të mos akuzohet drejtësia që vijon të fusë duart në xhepat e qytetarëve më të varfër të kontinentit, duke i vjedhur në mënyrë barbare dhe jo pak por me 90 mijë euro në ditë.

Pse kjo “Drejtësi e Re” nuk heton skandalin e Organizatës Kriminale 5D? Çfarë ishte 5D-ja?
5 drejtorë që përfitonin tenderat që i organizonin po ata vet dhe në thelb nuk bënin asgjë tjetër vecse kishin shpikur një skemë shumë të trashë, që vetëm SPAK- u i Edi Ramës nuk e sheh, për të vjedhur taksat tuaja.

Si ka mundësi që ky ish-Kryetar bashkie nuk hetohet për faktin që në Kryeqytet, sot është e vështirë të gjesh një hapësirë të gjelbër apo një kënd shplodhjeje dhe kur ndërkohë kanë mbirë si kërpudhat mbas shiut kullat e drogës, kullat e pastrimit të parave të pista të korrupsionit , të cilat artificialisht kanë rritur edhe cmimin e 1 m2, aq sa sot ka 50 apo 60 mijë apartamente të pabanuara, të cilët nuk janë gjë tjetër vecse garazhde ku flenë paratë e drogës dhe të krimit, që nuk mund të hyjnë dot në sistemin bankar, por që flenë në këto apartamente të pashitura.

Si ka mundësi që bashkia e Tiranës, vetëm së fundmi i akordoi edhe 1.18 miliardë lekë inceneratorit që nuk ekziston dhe kur ndërkohë me buxhetin më të madh në historinë e këtij qyteti, akordon vetëm 50 euro bonus për një bebe dhe 20 mijë euro ndihmë për një kafshë në kopështin zoologjik.

Si ka mundësi që kjo bashki me buxhetin më të madh në historinë e saj, harxhon më shumë se 77% të buxhetit vetëm për paga, vetëm për asfalt elektoral dhe për inceneratorin që nuk ekziston, ndërkohë ndihma për familjet në nevojë, për të papunët, për fëmijët, për arsimin, për nënat dhe gratë e reja është 0.08% e buxhetit të bashkisë së Tiranës, sepse janë të gjitha taksat që ende vijojnë të vidhen për shërbime që nuk kryhen kurrë.

Ndaj ne themi që në 11 Maj, ose më saktë në 12 Maj, pra një ditë pasi Opozita të ketë fituar zgjedhjet, do ta ftojmë Altin Dumanin të landfilli i Sharrës që të na tregojë në qoftë se ekziston incinerator aty apo nuk ekziston.
Si ka mundësi që një Kryetar bashkie edhe nga burgu edhe nga qelia, vijon të vjedhi dhe drejtësia nuk flet, por jo vetëm bashkia ka rritur taksat dhe ka ulur ndihmën ekonomike, por edhe Qeveria e Edi Ramës, me të njëjtën skemë në këto 12 vite, ka rritur koston e jetesës dhe ka varfëruar shqiptarët.

Kosova, vitin e kaluar, mori vendimin që nga 1 Janari i këtij viti të rriti me 20% pensionet, ndërsa Edi Rama, me buxhetin më të madh në historinë e Shqipërisë, pra Shqipëria me buxhet 2.3 herë më të madh se Kosova, ka parashikuar vetëm 170 lekë në muaj për cdo pensionist, ndërkohë Kosova do ti rriti pensionet me 20% , pa llogaritur faktin që 50 milion euro i ka akorduar për pensionistët në Diasporë.

Po si ka mundësi që kjo Qeveri me buxhetin 2.3 herë më të madh se Kosova, vetëm për këtë vit ka parashikuar 0 rritje në rraport me indeksimin e cmimeve për pagat në administratën publike, kur ndërkohë Kosova ka miratuar vendimin që muaj për muaj cdo nëpunës i Administratës të mari 110 euro shtesë në pagën e tij.

Sepse në fakt, në këto 12 vite, sic e vërtetoi edhe pak kohë më parë, fokusi nuk kanë qenë qytetarët, sepse në rast se fokusi do të ishit ju, Edi Rama nuk do të rriste pagat e Deputetëve, të Ministrave dhe të vetes së vet me 70 deri në 90% dhe kur ndërkohë 0 rritje për pensionistët, 0 rritje për nënpunësit, 0 fonde shtesë për shtresat më të varfra të shoqërisë dhe ku?
Në vendin ku më shumë se 50% e qytetarëve jetojnë në varfëri absolute, pra mezi shtyjnë ditët, jo mezi të shtyjnë muajin.
Dhe dua t’ju kujtoj në fakt që rritja e fundit e ndjeshme me 60 deri 80% e pagave, ka ndodhur në periudhën apo 2 dekada e gjysëm më parë , kur Kryeministër ishte Ilir Meta, I cili rriti me 60 deri në 80% pagat e mësuesve, të petagogëve, 2 dekada e gjysëm më parë.

Ndërsa sot Edi Rama, në vend të shtojë në këto nivele pagat, të rriti pensionet, i rrit rrogën vetes, ju rrit rrogën Ministrave a thua se kemi Ministrat më të varfër në bot, kur ndërkohë është krejt e kundërta, sepse ne kemi parë se si një Kryetar Bashkie që dje shiste fiq, sot i myken eurot në bodrum.

Sepse ne kemi një Kryeministër që deri dje shiste ikona të vjedhura në Francë dhe sot vetëm për detoksifikimin nga droga dhe kjo e thënë nga ish krahu i tij i djathtë, shpenzon 10 mijë euro në javë, pa llogaritur më pas shpenzimet e cmendura me PPP- të, me koncensionet, me rrugët e florinjta.

I quajmë rrugë të florinjta, sepse ka shkuar 1 km rrugë 6 apo 7 herë më shtrenjtë se në Austri pa llogaritur pastaj vendet e Rajonit. Po si ka mundësi që 1 km, 20 milionë euro Unaza e Madhe, se afërsisht aq ka shkuar, përmbytet pas cdo rrebeshi shiu. Si ka mundësi që u shemb rruga Korcë – Ersekë ende pa u inaguruar. Si ka mundësi që vetëm për tunelin e Llogarasë janë vjedhur 50 milionë euro, kur ndërkohë buxheti i akorduar për fermerët shqiptarë është 44 milionë euro në një vit, për të gjithë fermerët e shqipërisë.

Po tani nuk ka 1 e 2 kjo Qeveri e skandaleve, një Qeveri e cila vit pas viti ka rritur koston e jetesës dhe ka varfëruar shqiptarët, madje më rëndë akoma i ka detyruar të largohen nga vendi, 1 milionë shqiptarë në 12 vite, kjo nuk ndodh dhe nuk ka ndodhur as në vendet në konflikte civile apo ku ka patur konflikte të armatosura, në raport sigurisht me numurin e popullsisë.

1 milionë qytetarë të larguar nga vendi do të thotë të imagjinoni sikur i gjithë Qarku i Tiranës sot të jetë pa jetë, mos ketë asnjë njeri, ky është krahasimi dhe ky është dëmi që Edi Rama i ka bërë sot vendit.

Gjithashtu dua të theksoj edhe një fakt, që lufta kundër korrupsionit në fakt nuk ka qenë asgjë tjetër nga kjo e ashtuquajtur “ Drejtësi e Re”, vecse një luftë për t’i dhënë imunitet politik hajdutëve më të mëdhenj, sepse nuk shpjegohet ndryshe që edhe sipas indekseve të drejtësisë, Shqipëria sot renditet pas Vietnamit komunist apo pas Bjellorusisë së Lukashenkos.
Si ka mundësi që pas 12 viteve të Edi Ramës në pushtet, jemi vendi i parë në Kontinent për nivelin e korrupsionit dhe i dyti në botë për rryshfet pas Zambias.

Sepse qëllimi i vetëm i “ Rilindjes “ ka qenë dhe vijon të jetë zhvatja pa mëshirë i taksave tuaja.
Nga mëngjesi në darkë, Edi Rama, ngryset e gdhihet vetëm duke menduar se si të futi duart në xhepat tuaj, sepse në të kundër do të kishte rritur pensionet, do të kishte rritur pagat, ndihmën ekonomike, investimin e arsimit, mbështetjen për fermerët. Jemi vendi më i pasur sa ju përket burimeve natyrore dhe pasurive natyrore në rajon, por jemi të varfër sepse jemi të vjedhur.

Sepse në qoftë se ti nuk e mbështet fermerin sa e mbështet Maqedonia , sigurisht që fermeri do ti sharrojë drurët frutorë.
Në qoftë se ti favorizon importet sic e ka bërë Edi Rama, sigurisht fermeri do t’i hedhi prodhimet e veta në kanal.
Sepse në qoftë se ti edhe barin e bagëtisë e importon nga jashtë, sigurisht që këtu fermeri do të detyrohet ta lerë punën për sa kohë nuk mer jo vetëm mbështetje nga Shteti, por përkundrazi edhe ato ndihma që Bashkimi Europian i ka dhënë për të mbështetur fermerin shqiptar kanë përfunduar tek inceneratori që nuk ekziston.
Dhe jemi i vetmi vend në rajon ku fondet e IPARD- it janë ndërprerë, sepse këtu është vjedhur edhe bari i lopëve edhe tagjia e kafshëve edhe ndihma e fermerit.

Kjo është makutëria e cmendur e Edi Ramës. Por sigurisht niveli i propagandës ka qenë i jashtëzakonshëm edhe për faktin sepse paratë e taksapaguesve amerikanë që vinin këtu për të mbështetur gjoja institucionet, përdoreshin për të blerë mediat, sic përdoren paratë e inceneratorëve që edhe sot vijojnë të na mbushin mendjen se Erjon Veliaj nuk është hajdut, se Edi Rama është i ndershëm.

Unë ju ftoj të gjithëve, shikoni xhepat tuaj.
Sot një pensionist është më i vjedhur se vitin që kaloi dhe sigurisht më i varfër se 12 vite më parë.
Sepse një bebe e porsa lindur sot e ka faturën në kokën e krevatit 5634 euro.
Sepse borxhi që Edi Rama ka marrë, nuk e ka përdorur për mirëqënien e qytetarëve, për hapjen e vendeve të reja të punës, por e ka përdorur vetëm për ato skemat e famshme PPP, të gjitha ne i dimë, nga sterilizimi e ku e di unë cfarë tjetër, por që të gjitha edhe pse janë nën hetim edhe pse vazhdojnë të gllabërojnë taksat tuaja, SPAK- u dhe Drejtësia e Re nuk i ndërpret.
Sepse Reforma në Drejtësi në fakt për fat të keq, u kap nga Edi Rama dhe prodhoi këtë system drejtësie sot që ndëshkon atë qytetarin që për buk të gojës vjen nga katundet e Tiranës për të shitur qep edhe domate në trotuaret e kryeqytetit, por nuk ndëshkon Erjon Veliajn për ato krime të përbindshme mbi të cilat ndërtoi pasurinë e tij të paligjshme.

Sepse sot cdo qytetar që nuk paguan energjinë elektrike e dini se cfarë e pret dhe kur ndërkohë vetëm me aferrën e 2 teceve lundruese që nuk kanë prodhuar asnjë ditë të vetme, asnjë kilovat energji, vijojnë të paguhen me taksat tuaja, për një shërbim që nuk kryhet.
Po si ka mundësi, pensionisti mezi blen gazetën, mezi blen kafen, bukë, ilace, mezi paguan faturën e ujit dhe ndërkohë familjarët e këtyre hajdutëve zhgryhen si derrat në luks të shfrenuar.

Sot një pensionist në Shqipëri i blen ilacet gati 2 fish më shtrenjtë se në vend e rajonit.
Sot një pensionist në Shqipëri i blen ushqimet më shtrenjtë se ne Itali, sepse këtu pensioni mesatar është diku te 170 euro, ndërkohë në Itali është mbi 1500 euro dhe pensionisti Italian paguan më lirë për ushqimet në Itali sesa paguan pensionisti shqiptar këtu në vendin më të varfër të kontinentit, por me ushqimet më të shtrenjta, me naftën më të shtrenjtë, madje nafta këtu është më e shtrenjtë edhe se ne Kosovë, kur ndërkohë Kosova e importon naftën nga ne.

Energjia elektrike, Kosova e importon nga Shqipëria, më e lirë është në Kosovë sesa është tek ne.
Sepse këtu, në cdo sektor janë ndërtuar skema mafioze , kriminale si e si të vidhen taksat tuaja.
Ndaj 11 Maji është një mundësi historike do të thoja, për cdo shqiptar, për ti dhënë ndëshkimin e merituar këtij sekti kriminal, që detyroi fëmijët tuaj të rrezikojnë edhe jetën për të kaluar La Manshin me gomone dhe që ka bërë dhe vazhdon të bëjë cdo përpjekje për tu marrë edhe qindarkën e fundit në xhep, sepse kjo Qeveri në 12 vite nuk bëri asgjë tjetër vecse u kujdes se si Edi Rama, që deri dje ndoshta nuk kishte lekë poshtë urës në Paris ku shiste ikonat e vjedhura, të blinte as ujë dhe sot pi verë 33 mijë euro.

Sepse 11 Maji është një mundësi historike, që qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë kanë për të votuar për dyfishimin e pensioneve të tyre, për dyfishimin e pagave, për rritjen e ndihmës ekonomike, për rritjen e investimeve dhe financimit të sistemit arsimor që të mos kemi më fëmijë analfabet për fat të keq, që të mos kemi më fëmijë me kreativitetin më të ulët në rang botëror, që të mos kemi më protesta të mësuesve dhe të petagogëve që vit pas viti protestojnë për paga sa kolegët e tyre në Kosovë.
Sepse Kosova ka treguar se ka një Qeveri patriotike që mendon për qytetarin dhe jo se sit ë zhvati nga mëngjesi në darkë taksat e popullit të vetë.
Sepse në 11 Maj fermeri shqiptar ka një mundësi të shkëlqyer për të rritur mirqënien e vet nëpërmjet mbështetjes direkte dhe pagesave konkrete që do të marri nga Shteti.

Sepse prodhuesi vendas ka një mundësi në 11 Maj që me votën e tij të eksportojë dhe të gjejë treg për prodhimet e tij bio, “ Made in Albania” , jo vetëm Brenda vendit, por edhe ti eksportojë ato.
Është ky program I shkëlqyer me 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë plus , zgjidhja më e mirë për cdo qytetar të Shqipërisë.
Për cdo të ri, për cdo të re, pensionist, nëpunës të administratës publike , mjek, arsimtar, infermier.
Sepse ky program garanton dyfishimin e pagave, dyfishimin e pensioneve.
Ky program e shndërron Shqipërinë në një fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon.
Që të mos kemi më raporte si ai aktuali me Maqedoninë e Veriut, e cila nuk ka as det, nuk ka as pasurite natyrore që ka Shqipëria, por sot eksporton 57% të PBB, kur Shqipëria eksporton vetëm 8% të PBB.
Sepse falë këtij programi ne ndalojmë shpopullimin duke mbështetur familjet e reja, duke ju dhënë shtëpi falas cifteve të reja.
Nëpërmjet këtij programi ne mbështetim në rradhë të parë rininë e këtij vendi, nxisim lindshmërinë, mbështesim gruan shqiptare, nënën shqiptare dhe familjet e reja.

Nëpërmjet këtij programi ne jo vetëm garantojmë pagesë der inë 100% për nënat deri në dy vite pas lindjes, por ofrojmë edhe kredi me interes të zbutur për të gjitha ato cifte të reja që duan të blejnë një shtëpi.
Sepse nëpërmjet këtij programi ne garantojmë subvencionim për cdo kokë dele, për cdo kokë lopë, për cdo hektar me perime apo vreshtari fermerit shqiptar subvencionim, një model të cilin nuk e kemi shpikur ne, por të cilin e aplikon me sukses Maqedonia e Veriut.

Sepse nëpërmjet këtij programi ne do ti japim arsimit 1.3 miliardë euro , do ndërtojmë shkolla të reja në mënyrë që shkollat që premtoi kryetari i Bashkisë që do ti ndërtonte, për të cilat ende vijon të vjedhi sepse ende cdo qytetar i Tiranës paguan një taksë të fshehtë në faturën e ujit të pijshëm, është taksa më e përkohshme për infrastrukturën arsimore, të cilën ne në 12 Maj do ta anullojmë, sepse është një taksë antikushtetuese nëpërmjet të cilës janë mbledhur 50 milionë euro, por që shkollat nuk u ndërtuan kurrë.

Sepse nëpërmjet këtij programi ne do të dyfishojmë pagat e mësuesve, të petagogëve, do ndërtojmë shkolla të reja dhe do të garantojmë ushqim falas në kopshte dhe në cerdhe si dhe do të ndihmojmë të gjitha ato familje që cojnë fëmijët e tyre në cerdhe apo në kopështe private me 100 euro për fëmijë subvencionim.
Me të drejtë do pyesni ku do i gjeni ju paratë për të realizuar këtë program.
3 miliardë euro vjedh në vit Edi Rama dhe kjo vetëm sipas atyre cka kanë kapur institucionet që ai ka kapur vet.
3 miliardë euro vidhen cdo vit.
Në një mandate i thonë 12 miliardë euro, ja pra ku janë paratë.
Sepse ne do të ndërpresim dhe do të ndalojmë të gjitha këto koncensionet korruptive, do luftojmë fort korrupsionin, krimin e organizuar.

Sepse ne nuk do ta lejojmë dhe nuk do ti tradhëtojmë kurrë policët e ndershëm, nuk do ti tradhëtojmë kurrë të gjithë ata luftëtarë që cdo ditë përballen me krimin e organizuar.
Sepse ne nuk do ti japim mburojë politike krimit, përkundrazi, do ti shkatërrojmë bandat, do ti ndërpresim të gjitha lidhjet e tmerrshme të Edi Ramës me organizatat më të rrezikshme mafioze vendase dhe Ndërkombëtare që kanë kapur sot vendin.
Në cdo Shtet ka mafie, por këtu mafia ka shtetin e vet.
Sepse është fakt që Edi Rama pret në zyrën e vet përfaqësuesit më të lartë të Sinalohas dhe të Ndraghetës.
Janë me foto, janë publike, e thot ëish- krahu i tij i djathtë, Arben Ahmetaj.
Sepse jemi vendi i parë në historinë e Europës, ku është instaluar një Narkoshtet, vendi i parë dhe i vetëm në gjithë historinë e kontinentit Europian.

Sepse Edi Rama e shndërroi të gjithë Shqipërinë në një parcel kanabisi.
Jo vetëm mbështet trafikun e drogës me 3 Ministra të Brendshëm të lidhur drejt për drejt me trafikun e drogës, por c’është më e rëndë akoma ju jep atyre edhe fonde publike, pra jo vetëm bëjnë trafik droge bashkë, por vjedhin edhe taksat tuaja dhe gjakun tuaj bashkë.
Dhe dëshmia më konkrete për këtë është Bashkia e Tiranës, ku kompania e pastrimit drejtohet, pra ngjysma e aksioneve të saj zotërohet nga një kompani që sipas Antimafias italiane, zotërohet nga Ndragheta, pra Ndragheta së bashku me Erjon Veliajn, të cilët presupozohet të pastrojnë Tiranën, e përmbytën nga plehrat nga periferia në qendër, gllabërojnë vit mbas viti taksat tuaja.
Ndaj njësia Nr.4 vuan sot për ujë të pijshëm edhe pse cmimi I ujit u rrit me 40%.
Ndaj banorët e Kinostudios sot thahen për ujë të pijshëm në të katërt stinët e vitit dhe ndërkohë paguajnë 40% më shtrenjtë faturën e ujit të pijshëm.

Një thirrje kam gjithashtu edhe për të gjithë të afërmit tuaj dhe për të gjithë shqiptarët në Diasporë:
Mos harroni në 11 Maj arsyen që ju detyroi të largoheni nga vendi.
Mos harroni në 11 Maj se kush i varfëroi prindërit tuaj, se kush i la prindërit tuaj me pensione mizerabël.
Mos harroni në 11 Maj se kush ua zhvlerësoi remitancat, prat ë ardhurat që ju sillni prindërve tuaj me 50%, por mbi të gjitha se kush ju detyroi dhunshëm të largoheni nga familja tuaj.
Dhe ai ka emër dhe mbiemër, është Edi Rama dhe sekti i tij kriminal i “ Rilindjes “ që meritojnë në 11 Maj të marrin përgjigjen më të hidhur nga Diaspora.

Ndaj në këto ditë të mbetura për regjistrimin, ju bëj thirrje të regjistroheni masivisht, sepse kjo është hera e parë që ju jepet një mundësi historike për të shprehur vullnetin tuaj dhe për të qenë në 11 Maj pjesë e vendim marrjes, pjesë e ndryshimit dhe unë jam i bindur se Diaspora masivisht do të votojë ne 11 Maj Ilir Metën, Partinë e Lirisë dhe padiskutim do të votojë për rotacionin.

tedi blushi

video

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 11

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 11

Një hormon i rrezikshëm në tavolinën tonë

Monologu: Pensionistët në 2025-ën

Mitingjet e PS dhe administrata në aksion

Fasulet që parashikojnë fatin

LANDFILLI I PALIGJSHËM I SHIJAKUT

1... ditë me Doktorin

Edi Rama - Cirku i fundjavës

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 10

PS-PD, beteja për Elbasanin

Nga premtimi për punë tek kërcënimi me jetë

Makthi i urgjencës së QSUNT 2

Rruga e bllokuar dhe premtimi i kryetares

Misioni i devijuar i Crimson Finance Fund Albania

E ardhmja e fëmijëve, peng i një firme

Roskoveci High-Tech dhe memoria e kryetares

Edi Rama hap fushaten ne studion e Piranjave duke prezantuar per herë te pare pasaporten biometrike

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 9

Gjithçka...për një celular

A na duhet vërtet pasaporta e BE-së

Në kërkim të Habibes

Ngjarja e Lushnjes dhe indiferenca e shoqërisë

Triumfi i Anisës

Helikopteri i Gjestit dhe mashtrimi i madh

Pasiguria Ushqimore

Skandali i Ministrisë me gripin e shpendëve

PS-PD, FJALA PËR ZONJAT KANDIDATE

Seriali Adolescence dhe Shqipëria

I 'forti' i Tropojës që dhunon fqinjët

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 8

Në kërkim të fëmijëve... dhe të divorcit

Pastori i 'mrekullive'

Makthi i urgjencës së QSUNT

Te rinjtë dhe politika, një raport gjithnjë e më klientelist

SEZONI 7 EPISODI 7

Padrejtësia e bashkisë ndaj një familjeje rome

Lëmoshë...me Mercedes

Dritëhijet e një aksidenti tragjik

Detaje të reja për rastin e Anisës, trondit ish-klientja: S'ndjej gjoksin!

Dështimi i paralajmëruar i Air Albania

SEZONI 7 EPISODI 6

Skandali i mbivendosjes me tokat në has

Nevoja për strehim e një të moshuari

Bashkia Lezhë i shpall 'luftë' qytetarëve

Fëmijët e rrugës dhe parazitimi institucional

Një prokuror që arsyeton për momentin

Banorja e BB VIP Kosova dhe mashtrimi ndaj saj

SEZONI 7 EPISODI 5

Kalvari i vuajtjeve të një gruaje

Dekani turist i universitetit të sporteve