POLITIKE

Lum inspektimesh në prag zgjedhjesh

b.z Përditësimi i fundit 28 Mars 2025, 16:07
Lum inspektimesh në prag zgjedhjesh
Foto ilustruese

TIRANË - Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, institucionet shtetërore kanë zbarkuar në terren me 3285 aktivitete të ndryshme nga veriu në jug i vendit. E thënë ndryshe, 44 aktivitete çdo ditë.

Të dhënat e përpunuara nga Faktoje, tregojnë se nga totali i aktiviteteve administrata publike ka raportuar pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve 795 inspektime. Kjo nënkupton se nga 11 janari e deri më 27 mars janë bërë mesatarisht 10 inspektime në ditë. Fokusi kryesor janë kantieret e ndërtimit në vepra infrastrukturore.

Nga të dhënat, ajo që bie në sy nuk është thjesht numri i lartë i inspektimeve, por mënyra se si ato janë shpërndarë. Dy bashki të vogla si Roskoveci dhe Maliqi, rezultojnë të jenë “në epiqendër” të shtetit.

Në letër, inspektimet janë pjesë e punës normale të administratës. Por kur ato shfaqen në mënyrë disproporcionale në disa bashki specifike në prag zgjedhjesh, është e natyrshme të lindin dyshime.  

Inspektime të përditshme në Roskovec

Roskoveci, një qytezë me vetëm 16,332 banorë, ka regjistruar 221 aktivitete gjithsej. Nga këto, 86 janë inspektime, që do të thotë se qytetarët kanë parë nga një deri në dy inspektime çdo ditë. Pjesa më e madhe e inspektimeve në Roskovec kanë pasur në fokus mjedisin dhe infrastrukturën.  

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Partia Socialiste siguroi 6,276 vota në Roskovec kundrejt 4,944 votave të Partisë Demokratike. Në rang qarku, në Fier socialistët siguruan 9 mandate, kundrejt 6 mandateve të PD-së dhe 1 për LSI-në.

Po ashtu, në zgjedhjet e fundit vendore në Bashkinë e Roskovecit diferenca e votave mes PS dhe PD ishte e ngushtë.

Me këtë sfond politik, ekspertët argumentojnë se prania e theksuar shtetërore në Roskovec tregon se është zonë ku vota është strategjike.

“Është e qartë që në Fier ideja është për të marrë mandatin e Partisë së Lirisë (dikur LSI) sepse kjo forcë politike është shumë dobët kudo në këto zgjedhje dhe mandatet e saj janë në ajër”, arsyeton Neritan Sejamini ekspert i politikave publike dhe njohës shumë i mirë i politikbërjes.

Fluks inspektimesh edhe në Maliq

Një tjetër bashki me një fluks të madh inspektimesh është Maliqi, një zonë me 31 mijë banorë sipas Censit 2023.

Në 75 ditë, aty janë zhvilluar 139 aktivitete nga institucionet shtetërore, ku 107 kanë qenë inspektime—një mesatare prej 1.4 inspektimesh në ditë. Natyra e inspektimeve ka qënë me fokus infrastrukturën dhe zhvillimin urban.

Kjo vëmendje e shtuar e shtetit për Maliqin pak javë para zgjedhjeve nuk është rastësore. Rezultati i ngushtë në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun e Korçës e bën këtë zonë të rëndësishme për socialistët- shpjegojnë ekspertët.

“Edhe në Maliq rezultati ishte i ngushtë mes PS dhe PD dhe LSI-së”, thotë Neritan Sejamini.

Në zgjedhjet e fundit vendore, Partia Socialiste mori 12,049 vota në Maliq, ndërsa PD dhe LSI 10,467. Edhe në nivel qarku, Korça regjistroi rezultat të ngushtë. Në zgjedhjet e vitit 2021, Korça ndau 6 mandate për PS-në dhe 5 për PD-në.

Ndërkohë që fushata zgjedhore intensifikohet, ekspertët thonë se inspektimet do të vazhdojnë me ritëm të lartë, teksa mbetet për tu parë nëse do të kemi një shpërndarje më të balancuar të tyre në mbarë vendin.

Institucionet publike, qendrore dhe vendore, si dhe agjencitë dhe/ose ndërmarrjet shtetërore, janë të detyruara të raportojnë në KQZ të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën 4 muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve. Sipas një rregulloreje të KQZ-së, raportimi duhet bërë 5 ditë para zhvillimit të aktivitetit dhe KQZ vendos nëse lejohet apo ndalohet zhvillimi i tij.

Në funksion të monitorimit të aktiviteteve, Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet ka miratuar edhe një udhëzim, përmes së cilit detajohen edhe më tej aktivitetet e ndaluara. Në zgjedhjet e fundit vendore të 14 majit, KQZ konstatoi se dhjetra institucione publike dështuan të zbatojnë afatin kohor të përcaktuar me ligj për të raportuar aktivitetet e tyre publike./Faktoje.al

zgjedhje parlamentare 11 maj roskovec-maliq

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë