
VIDEO/ Momente paniku në linjën Zyrih-Prishtinë, shqiptari tenton të hapë derën e avionit
ZVICËR- Një shqiptar ka provuar ta hapë derën e avionit gjatë një fluturimi nga Zyrihu për në Prishtinë. Per...
ZVICËR- Një shqiptar ka provuar ta hapë derën e avionit gjatë një fluturimi nga Zyrihu për në Prishtinë. Per...
MIRDITË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit në Mirditë, akuzoi qeverinë për pandjeshmëri ndaj qytetarëve dhe varfërimin e qëllimshëm të shqiptarëve. Kryedemokrati denoncoi shpenzimet e larta për kujdesin shëndetësor dhe mungesën e ilaçeve në spitalet publike. Berisha gjithashtu e cilësoi Ballkanin e Hapur si një projekt të dështuar dhe theksoi rikthimin e prodhimit vendas nën etiketën “Made in Albania”.
"Miqtë e mi, jo vetëm kaq. Këta kanë një pandjeshmëri absolute ndaj jush si qytetarë. Dëgjoni se çfarë thonë. Nuk vdes kush urie këtu. Këtyre që e kanë jetuar socializmin ju kujtohet se në atë kohë, njerëzit varfëroheshin gjithnjë e më shumë, dhe termi ngushëllues ishte se, nuk vdes kush urie. E rikthyen atë term. Këtu nuk është puna të vdes kush urie, çfarë thua. Këtu është puna që është puna të jetojnë normal njerëzit, të jetojnë gjithnjë e më mirë njerëzit, duhet të kenë rehatinë e tyre, duhet të ndihen të shpërblyer për punën dhe mundin që kanë bërë, jo nuk vdes kush urie.
Dhe se pensionistët jetojnë mirë, jetojnë mirë paçaka se ka zyrtarë të lartë që merr 50 pensione si në asnjë vend të botës. Pra asnjë ndjeshmëri. A e dini ju miq se çdo shqiptar, në mesatare është fjala këtu, paguan 4 fishin për kujdesin shëndetësor, më shumë se për kafshatën e gojës. Bukën, pa ushqime e kam fjalën. Shqiptarët për bukën në vit shpenzojnë në total, 220 mln euro. Shqiptarët për kujdesin e tyre shëndetësorë që e premtoi falas Edi Rama, shpenzojnë 820 mln euro. Shpenzojnë dhe çfarë shpenzojë. Shpenzojnë duke blerë ilaçet Vilma Nushit, një vampire e vërtetë e cila ndan fitimet me Edi Ramën dhe të tjerët në spitale të sëmundjeve të rënda, mbeten pa ilaçe në kthetrat e sëmundjes.
Një shtet turpërohet, një shoqëri skuqet që lejon vëllezërit, motrat e veta të pamjekuar. Se bën një shqiptar kurrë këtë. E bën Edi Rama. E bëjnë ata që vjedhin shqiptarët. Dhe ata që vjedhin shqiptarët, ata i urrejnë shqiptarët. Miq! Ndaj dhe ne sjellim para shqiptarëve, programin e ‘Shqipërisë Madhështore’. Ky program nuk është një slogan, ky program është një mision, një mision për të nxjerrë çdo shqiptar brenda 100 ditëve nga varfëria ekstreme. Ky program është një mision për ti dhënë çdo shqiptari një mundësi të re, për të ngritur Mirditën dhe Shqipërinë në madhështinë e vet, në madhështinë e shpirtit të mirditorëve, në madhështinë e shpirtit të shqiptarëve.
Mirdita një rreth me pasuri të jashtëzakonshme, me minerale, me ujëra me çdo gjë, dhe braktiset, braktiset nga bijtë dhe bijat e saj, sepse ato trajtohen sikur të ishin një regjim kolonial nga ky pushtet. Jo miq, merr fund.
Unë jam këtu për tu zotuar para jush, se paratë e taksave tuaja, më së pari do të vijnë tek ju, do u kthehen ju.
Jo vetëm kaq, jo vetëm pensioni 200 euro dhe minimumi jetik, nga i cili përfitojnë 560 mijë pensionistë të cilët i kanë i kanë pensionet jo të plota, ndën 172 euro. Por do të përfitojnë të gjithë të papunët, të gjithë qytetarët në ndihmë ekonomike, fëmijët me 1 prind, studentët me bursë. Karta e konsumatorit do tu jepet të gjithë rrogëultëve, dhe nuk do të ketë rrogë më të ulët se 500 euro në Shqipëri.
Nuk do të ketë rrogë mesatare nën 1250 euro. Nuk do të ketë mësues me rrogën nën 1500 euro. Me kartën e konsumatorit, rrogëulëtit dhe pensionistët do të blejnë 20% më lirë të gjitha gjërat bazë. Do u kthehen 450 euro në vit, mesatarisht për blerjet e tyre. Energjia për konsumatorët familjarë do shitet me 7 lek. Tarifat e ujit do përgjysmohen. Miqtë e mi! Nafta çmimi i lartë i të cilës paguhet nga çdo qytetar, si ata që kanë makina dhe ata që nuk kanë makina, do të zbresë në çmimin me të cilin shitet në Maqedoni dhe Kosovë. Fermerët e Mirditës do të kenë 5 herë më shumë subvencione se sot. Miq, kur i ndau paret ky 8 miliardë, la për gjithsej për 760 mijë pensionistë, 16 milionë.
Për 350 mijë pensionistë, Albin Kurti vendosi 100 mln. Kur i thamë ne të votojmë minimumin jetik, pensionin minimal 200 euro, jo tha, kjo na hedh në humnerë. Por çfarë humnere hedh ajo mor, cila humnerë. Këta janë të pashpirtë dhe kanë humbur çdo lloj llogjike. Sa la për fermerët? 32 mln euro për 380 mijë fermer. Fermeri në Kosovë për një hektar grurë, merr për sipërfaqen e mbjellë 500 euro, për plehun kimik që i hedh, 100 euro, për naftën 50 euro, merr 1050 euro për 35 kuintal prodhim. Merr 6-7 herë më shumë se fermeri në Mirditë dhe në Shqipëri. Po si u del atyre? U del sepse paratë e taksave ua kthejnë qytetarëve. Kurse këta paratë e taksave i vjedhin për vete, i shndërrojnë në parajsë për vete. Nuk ka diskutim.
Pra garantoj fermerët se nga 30, subvencionet për çdo fidan të mbjellë, për çdo kokë të mbarështruar, për çdo njëri prodhimi do të jenë 230 mln euro. Përveç kësaj fermerët do të kenë kredi të buta me interesa të mbuluara nga qeveria. 70 mln euro do investohen çdo vit në kullim, vaditje dhe mbrojtje të tokës. Ballkani i Hapur në koshin e plehrave. E pyeste gazetari, po pse ne të pijmë qumësht pluhur serb, po ndodh thoshte kjo, e quante një gjë krejt normale. Në vitin 2013 ne eksportonim qumësht, dhe prap do të eksportojmë. ‘Made in Albania’ është qëllimi ynë," tha Berisha.
SHBA- Industria e luksit ka humbur shkëlqimin, shkruan The Economist. Ngadalësimi i ekonomisë kineze dhe kriza e kostos së jetesës n&...
TIRANA- Vlera e kredive të fshira nga sektori bankar u rrit vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit ...
TIRANË- Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave, edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën me të n...
TIRANA- Deklarata e Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e dytë 2024 vlerëson se ecuria e sektorit financiar ishte pozitive, por ndërkoh&e...