POLITIKE

Marrëveshja për teknologjinë me Izraelin, Rama: Do të hapë mundësi punësimi për shumë vajza dhe djem

r.ll Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2025, 11:30
Marrëveshja për teknologjinë me Izraelin, Rama: Do të
edi ram

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se firmosja e marrëveshjes mes “TEDA Tiranë”, Zona e Lirë Ekonomike e Bashkisë së Tiranës, dhe kompanisë izraelite “H.A.P.I Advanced Technologies LTD”, e ka zanafillën disa vite më parë në një vizitë në Izrael. 

Rama u shpreh gjatë fjalës së tij se kompania e Izraelit do të sjellë në Tiranë, bazën më të madhe e të dhënave digjitale dhe do të ofrojë një platformë për kompanitë në fushën digjitale. Ai shtoi se kjo do të hapë mundësi punësimi për vajzat dhe djemtë. Sipas kryeministrit, për Shqipërinë është bekim të shfrytëzohet teknologjia digjitale për të ngushtuar hendekun me vendet e zhvilluara.

Rama shtoi se edhe kjo marrëveshje është pjesë e përpjekjeve për të përmbushur kriteret për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian. Sipas tij, procesi i integrimit po ecën me shpejtësi, jo vetëm falë reformave të vendit, por edhe për shkak të interesit të BE-së për zgjerimin. 

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishin të pranishëm dhe nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe.

Rama: Të mirëpresim dhe firmosjen e kësaj marrëveshje, që e ka zanafillën disa vite më parë në një vizitë në Izrael. Kompania është jashtëzakonisht e kënaqur me ketë marrëveshje që të firmoset. E them këtë jo vetë në marrëdhëniet që e kanë zanafillën me popullin hebre, por sepse pavarësisht numrit të vogël të popullsisë, është frymëzuese se dallimin nuk e bën se çfarë ke, po çfarë di. Thënë këtu shembullin e ujit, Izraeli nuk ka burime ujore, si Shqipëria, por ka furnizimet e jashtëzakonshme të ujit në një tokë që nuk është pjellore. Izraeli ka zhvilluar bujqësinë dhe është transformim i dijes. Ne jemi në një fazë që jemi duke projektuar dhe këtu dua ti bëj një falenderim ambasadores së Izraelit. Kjo ka një rëndësi të veçantë, sepse kjo shton energjinë dhe forcën për të bërë më shumë në vendin ku është. Ne jemi duke diskutuar shumë, sepse çdo kontribut që mund të vijë nga Izraeli në Shqipëri është i mirëpritur. Kompania e Izraelit do të sjellë në Tiranë, bazën më të madhe e të dhënave digjitale dhe do të ofrojë një platformë për kompanitë në fushën digjitale.

Do të krijojë mundësinë për të gjithë të rinjtë e këtij vendi për të pasur një punë të mirëpaguar në Tiranë. Pagat nuk bëjnë dallim, përkundrazi nuk është çështja sa do të paguhet forca e punës, por sa cilësore është forca e punës. Ky është lajm i mirë për të rinjtë që janë investuar në dije në fushën e teknologjisë. Jetojmë në një kohë kapërcimi epokal në Shqipëri, por për ne Shqipërinë është bekim të shfrytëzojmë teknologjinë digjitale për të fituar kohën e pafundme që kemi humbur dhe për të ngushtuar hendekun me vendet e zhvilluara.

Falë teknologjisë kemi një instrument të krijuar vetë në bashkëpunim me Microsoft për të bërë një përshpejtim të procesit të negociatave duke transferuar në një kohë reale të gjithë trupin e ligjeve të BE që duhet të adaptohen në legjislacionin tonë, Jo vetëm kemi garantuar që kohën fizike të nevojshme që për Kroacinë, që është një nga shembujt më të shkëlqyer të procesit të integrimit ishte 7 vite, ta reduktojnë brenda kornizës për të mbyllur negociatat në 2025, por përmes këtij instrumenti të kemi një sërë elementësh në dispozicion

Është moment historik për Shqipërinë sepse është hapur një dritare e një mundësie që nuk vjen dy herë për tu bërë pjesë e BE duke shfrytëzuar një hapësirë kohore të shkurtër. Shpejtësia e procesit që po përparojmë në këtë kornizë është më e larta ndonjëherë krahasuar me të gjithë vendet, jo sepse ne po bëjmë shumë mirë detyrën tonë, por sepse BE është shumë i interesuar për shpejtësia.

Është moment historik i përputhjes së rrethanave tona të brendshme me ato të BE, janë po aq të dëshiruar sa ne Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Kemi detyrim që të mos humbin këtë mundësi, të mos humbnim asnjë ditë sepse nëse nuk e realizojmë këtë kapërcim epokal në këtë hapësirë kohore, dritarja mund të mbyllet, shumë e thjeshtë dhe historia fillon nga e para, ku nuk ishte kjo përputhje e interesave dhe ku pavarësisht se bënim detyrën tonë dilte një vend dhe thoshte “Jo”. Shqipëria bllokohej nga një veto, ky është momenti kur pritshmëria jonë shekullore mund të bëhet realitet. Por duhet të jemi fokusuar dhe nuk duhet të humbin asnjë ditë, jo më muaj dhe pastaj vite të tjera. Të gjitha këto procese, edhe kjo marrëveshje janë pjesë e kësaj përpjekje.

edi rama

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë