Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

LEZHË- Shtatë familje të një pallati të dëmtuar nga tërmeti në Lezhë kanë pesë vite pa çati mbi krye. Pallati 71 në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’ u shemb tre vite më pare, por nuk është rindërtuar. Bashkia e Lezhës është në pritje të financimit nga qeveria, ndërkohë që familjet e pastreha marrin bonusin e qirasë.
Lezha ishte një nga zonat më të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019. Në këtë qark u raportuan qindra familje të pastreha, mes të cilave edhe banorët e një pallati tre katësh në qendër të qytetit. Dëmtimi i pallatit 71 në lagjen ‘Besëlidhja’ (ose siç njihet ndryshe dhe Pallati te BKT) rreth pesë vite më parë la shtatë familje të pastreha.
Asokohe, kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu premtoi rindërtimin e pallatit. Ky është viti i katërt që Faktoje verifikon ‘fatin’ e pallatit 71 në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’ në Lezhë. Objekti u shemb tre vite më parë por rindërtimi nuk ka nisur ende.
Familjet e pastreha vijojnë të marrin bonusin e qirasë. Por rreth pesë vite pas tërmetit tragjik, Bashkia nuk është në gjendje të japë një afat mbi fillimin e punimeve. Shkak për këtë situatë është mungesa e financimit.
“Bashkia Lezhë ka bërë kërkesë për financim për ndërtimin e këtij objekti me qëllim sigurimin e strehimit për banorët e prekur nga tërmeti dhe jemi në pritje të financimit.”, pohon Bashkia e Lezhës.
Alfrida Marku, anëtare e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Lezhës thotë se në Lezhë janë gjithsej 53 familje të pastreha pas tërmetit.
“Për 53 familje në Lezhë ende nuk ka zgjidhje për rindërtimin e banesave të tyre. Pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhen, Bashkia Lezhë ka pezulluar, pa asnjë shkak, gjatë vitit 2023, fondin prej 2 miliardë lekë të akorduar për rindërtimin.”, pohon Marku.
Në total, “mbi 20 miliard lekë janë tenderuar vetëm nga Bashkia Lezhë, deri më sot, për procesin e rindërtimit, por përkunder çdo logjike menaxhimi, këto fonde nuk kanë mjaftuar për të zgjidhur situatën e familjeve që vuajtën pasojat e tërmetit.”, përfundon ajo.
Rindërtimi i pallatit 71 në Lezhë u mor përsipër nga Fondacioni Firdeus, përmes një marrëveshje të nënshkruar me Bashkinë e Lezhës. Palët nuk gjetën dakordësi. Bashkia thotë se Fondacioni u tërhoq nga financimi por pa dhënë arsyet.
Ne ju drejtuam Fondacionit Firdeus dhe drejtuesit Elvis Naçi për të mësuar më shumë mbi këtë çështje, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kemi marrë përgjigje.
Bazuar në informacionet e mbledhura dhe verifikimet në terren, premtimin e kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, për rindërtimin e pallatit 71 në lagjen Besëlidhja, do ta kategorizojmë të pambajtur./Faktoje.al
TIRANË- Në Shqipëri diskutimet mbi transportin ajror civil, në kushtet kur autoritetet qeveritare kanë ndërtuar një strateg...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, është shprehur se negociatat janë hapur dhe se çdo shqiptar duhet ta dijë, që kë...
Sali berisha TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se drejtimi i Shqipëris...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur sulmeve që i janë bërë drej...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti demokrat, Saimir Korreshi thotë se është e papranueshme që Shqipëria mori lajmin e hpjes s&e...
Robert Kotmillo KORÇË- Një derë e vjetër druri, e mbuluar me rrushin e pjekur që nuk e mbledh askush, është ...
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka hartuar një shkresë drejtuar ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha ku ka kërkuar ...
TIRANË- Anëtari i kryesisë të PD Belind Këlliçi, gjatë një deklarate për mediat thotë se Partia Demokratik...
TIRANA- Vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Argita Malltezi ka reaguar pas lajmit se gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjok...
TIRANA- Gjyqtarja Irena Gjoka mësohet se i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme që të hetojë vajzën e kreut t...