POLITIKE

Mashtrimi i Dumanit me patronazhimin, vetëviktimizimi për ndërkombëtarët dhe dëmi fatal i tij

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Tetor 2025, 22:08

Mashtrimi i Dumanit me patronazhimin, vetëviktimizimi për

Kur u pyet në Kuvend për çështjen e patronazhimit, Altin Dumani dha një përgjigje që edhe Edi Rama do e kishte zili. Ai tha se ky nuk është një krim dhe se Kuvendi duhet ta klasifikojë si të tillë me ligj. Kur e mendon se ky qëndrim vjen pasi vëzhguesit e OSBE/ODIHR deklaruan disa herë se sistemi i patronazhimit është në shkelje të standardeve ndërkombëtare të Kartës së Kopenhagenit, kjo deklaratë bëhet edhe më e rëndë.

Jo pak herë, edhe Edi Rama ka deklaruar se patronazhimi ndodh edhe në vendet perëndimore. Por ky është një mashtrim i hapur i Edi Ramës dhe Altin Dumanit. Po, është e vërtetë që patronazhimi ekziston edhe në vende të tjera demokratike, por në një nivel shumë të kufizuar dhe gjithmonë të mbikëqyrur nga mediat, shoqëria dhe institucionet. Asnjëherë nuk bëhet fjalë për të cenuar sadopak privacinë, liritë dhe të drejtat e njerëzve. Aq më shumë për të bërë krime.

Kurse patronazhistët e Edi Ramës janë një rrjet kriminal brutal që shkelin ligjet rregullisht, hapur dhe pa asnjë frikë nga dënimi. Ky është dallimi i madh.

Aq e madhe dhe e rrezikshme është kjo strukturë kriminale, sa ka kapur shtetin. Por kjo nuk është gjëja më e rëndë në këtë mes. Një nga filozofët politikë më të njohur që ka bota sot, Adam Prezeworski, thotë se të gjitha partitë kanë prirje për patronazh, klientelizëm dhe abuzim me pushtetin.

Kjo është një prirje thuajse e natyrshme e partive për të ruajtur pushtetin. Por ka diçka që shërben si një frenë natyrore ndaj këtyre abuzimeve. Bëhet fjalë për rotacionin. “Llogaridhënia vjen jo sepse qeveria do të japë llogari, por sepse ka frikë se mund të humbasë,” thotë autori i njohur. Rotacioni nuk është një luks moral, por një mjet thelbësor për të kufizuar dëmin e pashmangshëm të pushtetit të gjatë. Në mungesë të rotacionit, partia-shtet rrënjoset thellë në institucione, kap administratën, gjyqësorin, median dhe nuk ndjen më asnjë pasojë për keqqeverisjen.

Madje nëse doni, edhe kur ofertat mund të duken të gjitha njësoj, rotacioni ka rëndësi, sepse vetë ndërrimi është mënyra më e mirë për të mbajtur gjallë një demokraci të sëmurë — për t’i kujtuar pushtetit se është i përkohshëm. Dhe kjo, në vetvete, është formë e fuqishme llogaridhënieje.

Altin Dumani ka ndikuar me forcë që kjo formë llogaridhënie të zhduket. Ai ka kontribuar për të penguar rotacionin, duke bërë që edhe ajo demokraci e brishtë dhe e sëmurë të japë shpirt më 11 maj. Studiuesit thonë se rotacioni është forma e vetme për të mbajtur qoftë edhe një presion minimal ndaj pushtetit. Duke lejuar makinerinë e patronazhistëve dhe rrjetin e krimit të organizuar pranë Edi Ramës që të veprojë pa u ndëshkuar, Dumani dhe të tjerët kanë zhdukur rotacionin nga fjalori politik.

Ndërsa krye-patronazhisti Edi Rama shkelte ligjin hapur duke dhënë bonuse e fshirë gjoba, duke organizuar mbi 4522 evente pa ndodhur asgjë, Dumani dhe të tjerët kujdeseshin për të fshirë devizën e famshme se demokracia është një sistem ku partitë humbasin zgjedhjet. Nga lozha e Kuvendit, Altin Dumani po përpiqej të vetëviktimizohej duke shpërndarë në media sa më shumë lajme se po e sulmojnë për shkak se po godet majtas dhe djathtas. Kjo ishte një përpjekje për të rënë në sy të ndërkombëtarëve, për t’u treguar atyre se nuk e kanë në shënjestër për faktin se ka forcuar pushtetin e një diktatori, por sepse po bën punën.

Por vrasja e rotacionit politik në Shqipëri për llogari të Edi Ramës është dëmi i tij fatal. Bëjnë mirë që në Bruksel t’ia kujtojnë këtë gjë kur të shkojë për të raportuar pas disa ditësh. Mjafton që t’i vënë para raportin e OSBE/ODIHR dhe indeksin e ‘World Justice Project’./syri

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë