POLITIKE

Mazhoranca refuzoi kërkesën e PD për komisionet hetimore, Berisha: Në kushtet e bllokimit të hapësirës për opozitën

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Tetor 2025, 22:44

Mazhoranca refuzoi kërkesën e PD për komisionet hetimore,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për mediat, tha se  pseudo-mazhoranca i ka mohuar opozitës  të drejtën kushtetuese për ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare. Berisha theksoi kërkesën e opozitës për dy komisione, përfshirë hetimin e skandalit të ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së, McGonigal, ku sipas tij përfshihet direkt edhe kryeministri Edi Rama për çështje korrupsioni dhe veprimtari të dyshimta.

Prononcimi i plotë

Pseudo mazhoranca në mënyrën më antikushtetuese i mohoi opozitës të drejtën më themelore, kushtetuese që ka në parlament Komisionin Hetimor parlamentar.

E kreu këtë akt edhe pas një beteje të gjatë, disa mujore që u zhvillua në legjislaturën e parë dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që kjo është një e drejtë që nuk mund të preket, një e drejtë e pakicës e patjetërsueshme.

Sot ne kërkuam, kishim paraqitur me argumente të plota kërkesën për dy komisione. Për skandalin ‘McGonigal’ i cili implikon direkt Edi Ramën me një skandal të madh me ish-shefin e kundëzbulimit të FBI-së, i cili për veprimtaritë e tij vuan 6 vjet e gjysëm burg në SHBA, por në dosjen me Shqipërinë emri i Edi Ramës, lakohet dhe figuron në 13 raste, ku Edi Rama citohet se i ka dhënë McGonigalit nëpërmjet oficerit të policisë sekrete 220 mijë dollarë dhe është korruptuar McHGonigali.

Ku Edi Rama citohet se ka diskutuar për reformën e drejtësisë me McGonigalin dhe se ai informonte të tjerët se, këtu tashi kemi punë.

Ku Edi Rama citohet se ka hequr licenca e një kompanie për të ja dhënë një kompanie tjetër, në të cilën ish-oficeri i sigurimit kishte interesa të veçanta.

Ku Edi Rama citohet se këshilltari i tij, Dorian Duçka ishte një agjent i paregjistruar kinez, i cili jepte të dhëna nga FB që i merrte nga McGonigal, transmetonte të dhënat tek autoritetet e zbulimit të Kinës.

Ku Edi Rama citohet se e ka kontraktuar për hetimin në rastin e Tom Doshit dhe vrasjen e imagjinuar, për të akuzuar Ilir Metën, një hetim që është zhvilluar në Vjenë.

Dosja fakton se, Edi Rama i dha paratë McGonigalit që të merrej me opozitën, natyrisht për veprime kundër opozitës.

Pra janë të gjitha këto dhe se McGonigal ka qenë njeriu më kryesor dhe ndër më të parët që është me hetimin e presidentit Donald Trump në dosjen ‘Steal’.

Për të gjitha këto, çdo vend do të krijonte një Komision Hetimor pasi janë aspekte të shumta të zhvilluara në vend.

Veprimtaria e McGonigalit jo vetëm në Tiranë, por dhe në rrethe të tjera, në Dumre, angazhimi i tij në reformën në drejtësi, angazhimi i tij me bizneset.

Janë kompani ruse përfshi këtu edhe hidrocentralin e Shushicës dhe një seri biznesesh të tjera.

Natyrisht Edi Rama mendon se, kjo do ta dëmtonte atë dhe ndaj shtyp të drejtën e opozitës për Komision Hetimor.

Ky vendim i tij, ose ky qëndrim i tij antikushtetues, antiopozitë, kulmon me mohimin e të drejtës për të hetuar zgjedhjet.

Zgjedhjet e 11 Majit, janë zgjedhjet më të damkosura në Europë dhe më të damkosura ndofta edhe në botë sot, nga ato që janë vëzhguar.

Në këto zgjedhje është faktuar nga vëzhguesit ndërkombëtar se, ligji shqiptar është dhunuar jo 1 herë, por me qindra e mijëra herë, janë dhunuar parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira.

Ndërkohë ne si opozitë kemi me mijëra fakte, ne disponojmë me mijëra fakte, që dëshironim se me këtë Komsion Hetimor të ua paraqisnim atyre një e nga një. Edhe këtë e hedhin poshtë, çka tregon se, hapësira për opozitën në parlament është fiktive, virtuale.

Edhe ne do të mblidhemi, do të mbledhim forumet tona, do të marrim vendim për të ju përgjigjur këtij dhunimi absolutisht të papranueshëm të të drejtave më elementare Kushtetuese të një opozite parlamentare.

Pyetje: Kushtetuesja foli për Komisionet Hetimore…

Sali Berisha: I hodhi poshtë të gjitha këto.

Pyetje: Çfarë ka mbetur më, ku mund të ankohet më?

Sali Berisha: Me qytetarët, jam dakord, ke shumë të drejtë. Kushtetuta ka urdhëruar ngritjen e menjëhershme të komisioneve kur ato paraqiten. Gjykata Kushtetuese ka qenë e saktë, nuk njeh asnjë lloj kufizimi, kjo është.

Pikërisht për këtë, dërgimi i saj në Kushtetuese është ezauruar. Por qytetarët janë gjithmonë, nuk ezaurohen kurrë.

Pyetje: Do kemi ato skena që kemi parë vitin e kaluar.

Sali Berisha: Se çfarë do kemi, ne jemi një opozitë sot, me gjithë përpjekjet tona që të normalizohet jeta e parlamentit, por sot ne jemi një opozitë e privuar në mënyrën më banditeske, më të papranueshme nga e drejta themelore kushtetuese e një opozite në parlament; Komisioni Hetimor Parlamentar.

Nëse ne nuk kemi të drejtë të mbikëqyrimin, ky është kulmi. Sepse që kur ka filluar parlamenti, deputetët tanë thërrasin ministrat, ata nuk vijnë dhe në kundërshtim me Kushtetutën dërgojë zv/ministrat.

Edi Rama thirret në interpelancë, nuk vjen dhe i refuzon interpelancat.

Ne kërkojmë debat për raportim e OSBE-ODIHR-it dhe këtu refuzohet debati.

Pra në kushtet e një parlamenti që bllokon tërësisht hapësirën e opozitës, unë besoj se qytetarët do të jenë ata që do thonë fjalën e tyre.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë