POLITIKE

“Mbeti vetëm me 4 persona”, Analisti: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama dhe kishte krijuar iluzionin politik

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Shtator 2025, 23:38
“Mbeti vetëm me 4 persona”, Analisti: Veliaj kishte krijuar

Teksa foli për shkarkimin e Erion Veliajt, në emisionin Opinion Enton Abilekaj tha se ai kishte krijuar për pothuajse 8 vite një pol pushteti të pavarur nga kryeministri Edi Rama.

Sipas analistit, Veliaj gaboi me zgjedhjen e njerëzve që bashkëpunoi.

Pjesë nga biseda në studio:


Enton Abilekaj: Është një lloj zhgënjimi, sepse Veliaj ishte prej 8 vitesh, që nga 2015-ta, pothuaj 10 vjet në një pushtet pothuaj të pavarur nga Rama, dhe kishte krijuar një pol pushteti.

Nuk ishte vartës i Ramës në administratë. Të kesh një pushtet të tillë prej 10 vjetësh dhe të mbetesh me 4 këshilltarë në fund, tregon se nuk ke ditur të zgjedhësh njerëzit, ose tregon se njerëzit janë aq të trembur nga Rama…

Blendi Fevziu: Shoqëria shqiptare është… Basha kishte partinë, mbështetjen e amerikanëve, të gjitha dhe…

Enton Abilekaj: Basha nuk ka qenë asnjëherë në pushtet. Veliaj kishte një pushtet…

Baton Haxhiu: Në dallim prej Ramës, që ka pushtetin ndaj partisë dhe natyrisht edhe pushtetin mediatik e ka dhe e bën betejën, Erion Veliaj ka pasur vetëm pushtetin e disa oligarkëve.

Blendi Fevziu: Pushtet financiar, edhe një lloj karizme, sepse ishte i bërë vetë.

Baton Haxhiu: E ka ndërtuar fabulën e tij si lider, por e ka harruar se s’ka diskurs për lider dhe në publik humbet çdo betejë dhe shpresa e tij e vetme për një kohë të gjatë kanë qenë mandatet e pakufizuara të Edi Ramës dhe ka menduar se nuk do konkurojë për mandatin e tij. Iluzioni i tij se ai do të shkojë me vetëdëshirë, është i një njeriu që s’e ka kuptuar politikën.

Enton Abilekaj: Iluzionet i ndërtoi mbi Ramën. Por iluzionet që ndërtoi mbi grupin e vet që nga Mjafti dhe e mbajti deri në fund, ai grup u shpërbë menjëherë…

Marsela Karapanço: Tani Veliaj u asgjësua në njëfarë forme në Parlament.

Baton Haxhiu: Në vitin 2019 ai ka gabuar atëherë. Edhe Rama ka gabuar, edhe Veliaj ka gabuar në projektimin e vet si lider dhe kryeministër. Ka qenë një gabim politik. Nuk ka pasur asnjë kundërkandidat, i ka pasur të gjitha mundësitë ta shpëtonte Erion Veliajn nga iluzioni, por s’e bëri.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë