POLITIKE

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së/ Berisha: Epërsia jonë është programi ynë! Do e shndërrojë vendin në një Shqipëri Madhështore

M.B. Përditësimi i fundit 12 Mars 2025, 21:43

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së/ Berisha:

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në mbledhjen e Këshillit të Partisë Demokratike se epërsia e tyre është programi. Berisha tha se programi i tyre do ta shndërrojë vendin në një Shqipëri Madhështore. Ai ka shtuar se vetëm  një Shqipëri e tillë, si në programin e tyrem do ringjallet, do rizgjohet dhe do bëhet Shqipëri prodhuese.

"Vetëm një Shqipëri e tillë do ringjallet, do rizgjohet dhe do bëhet Shqipëri prodhuese. Made in Albania do jetë krenaria shqiptare. Do bëjmë gjithçka që çdo burim, tokësor, mbitokësor, nëntokësor, turistik, etj, të shndërrohet në mirëqenie dhe pasuri për qytetarët shqiptarë. Shqipëria prodhuese do të jetë motoja jonë. Mos harroni një gjë, se do u thonë kundërshtarët se ku ishit ju kur ishit në pushtet. Po, ishim në pushtet, dhe eksportet që janë prodhim, u rritën 320 përqind.

U rritën sepse ne krijuam dhe do krijojmë prapë klimën më miqësore për biznesin. Sistemin e taksave më të ulëta. Konkurrencës më të ndershme. Epërsia jonë është programi ynë, i cili bazohet në parimet më të avancuara të tregut të sotëm. Një program që mban vulën e Heritage Foundation, e thinktankut konservator më të fuqishëm në botë. Mban vulën e Adenauer Stiftung. Një program që do transformojë Shqipërinë me shpejtësi", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Kanë 2 muaj që këndojnë himnin e hajdutit, që lajmet nuk kanë asgjë tjetër vetëm Lali Vjedhësin, se si Lali Vjedhësi nuk ka vjedhur, se si po merreni me fustanet, packa se ishte gardëroba si e Lajla Asadit, identike. Kur Lajla Asadi shkoi në Moskë, dy lajme dolën, që Asadi solli kaq flori dhe që Lajla kishte 1 milion dollarë garderobën. Pra, zotëria tani është zhytur në park zoologjik dhe me këto mendon se do i hutojë shqiptarët. Nuk u thotë një fjalë për ujin e pishëm, nuk u thotë nj fjalë për kafshatën që ua preu, nuk u thotë një fjalë për çmimet stratosferike, nuk u thotë një fjalë për pabarazinë e tmerrshme që ka krijuar në rroga të ulëta dhe të larta, u thotë që po u rritën pensionet, përmbyset Shqipëria dhe mendon se këto do ua kompensojë duke prodhuar çdo mëngjes zhaba, zhapikë, hardhuca dhe kafshë të tjera të natyrës.

Pra, ndërkohë epërsia jonë është morale dhe programore. Ne kemi një program të shkëlqyer, një program që nuk e ka pasur kurrë Shqipëria më parë. Një program të hartuar me ekspertët më të mirë ndërkombëtarë të fondacioneve Heritage dhe Adenauer. Një program, i cili këtë Shqipëri të sotmen, që braktiste masivisht nga shqiptarët, e shndërron në një Shqipëri Madhështore, krenare për shqiptarët. Një program i cili në çdo kolonë të tij, në çdo projekt të tij është konkret dhe 100 përqind i realizueshëm. Një program me paketën e dhembshurisë. Sigurisht ajo do jetë paketa e parë. Ata që numërojnë kafshatat, ata qënuk mjekohen, nuk do numërojnë kurrë kafshatat se do marrin shumën që i nxjerr jashtë varfërisë ekstreme. Do marrin ilaçet siç i meritojnë. Do marrin kartën e konsumatorit, do i marrin më lirë ushqimet, pa tajksa. Nuk mund të vuajnë ata për kafshatën.

pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë