POLITIKE

"Mbylli dosjen 184 dhe mban të arrestuar protestuesin nëmënyrë antiligjore", Kalaja: Prokurorja Keshi "gradohet" në detyrë nga ministri Manja

r.ll Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2024, 13:15
"Mbylli dosjen 184 dhe mban të arrestuar protestuesin
adriana kalaja

TIRANË- Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Adriana Kalaja ka mbajtur sot një deklaratë për mediat nga selia blu. Kalaja ka komentuar emërimin e prokurores Esmeralda Keshi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Emërimi i Keshit erdhi pas përfundimit të mandatit të saj si anëtare e KLP-së.  

Sipas Adriana Kalasë, kjo prokurore ka mbyllur dosjen e krimit elektoral 184, të vjedhjes së votave në Dibër. Në deklaratën e saj ajo i ka bërë thirrje Prokurorisë së Tiranës, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë të ndëshkojnë çdo shkelës dhe abuzues të ligjit. 

DEKLARATA E PLOTË: 

Znj. Esmeralda Keshi është emëruar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në vitin 2019 si anëtare magjistrate të këtij Këshilli. Ajo vinte në KLP në vitin 2019 nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.

Pas përfundimit të mandatit si anëtare e KLP-së, është emëruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila për nga pozicioni organizativ është një prokurori më e lartë dhe me rëndësi strategjike më të madhe se Prokuroria ku ushtronte detyrën para emërimit në KLP.

Përveç të tjerave, në nenin 60 pika 7 e Ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, sanksionohet se:

“7. Pavarësisht nga përcaktimet e bëra në pikat e këtij neni, magjistrati që është anëtar i Këshillit, përjashtohet nga konkurrimi në procedurën e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, gjatë kohës së ushtrimit të funksionit si anëtar i Këshillit, si dhe tre vjet nga mbarimi i këtij mandate”.
Pra sa më sipër, emërimet e të dy këtyre prokurorëve, ashtu edhe si shumica pas vitit 2017, janë bërë me qëllim kapjen e sistemit, nëpërmjet magjistratëve, që janë pjesë osë mbështetës të Partisë Socialiste.
Kështu, Esmeralda Keshi, njihet si prokurorja e Dibrës që mbylli dosjen 184, e për këtë arsye, u “gradua” në mënyrë antiligjore nga Ulsi Manja e të tjerë.
Po ashtu, në kundërshtim me nenin 60, të Ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, në përfundim të mandatit të saj të përkohshme si anëtare e KLP-së, emërohet jo vetëm për t`i shërbyer bandës rilindase por edhe për të shfaqur një sjellje armiqësore dhe antiligjore ndaj të gjithë protestuesve në cështjet e të cilëve kësaj prokuroreje i takon të jetë .

Kjo po ndodh në rastin e anëtarit të Partisë Demokratike Thumanë, Sokol Bushkolaj, i cili është i arrestuar për protestën e datës 28 maj para Bashkisë Tiranë, dhe mbahet në burg me veprime arbitrare dhe të kundraligjshme, duke mos i mbyllur dosjen e cuar në gjykatë.

Prokurorja e rilindur nga Ulsiu, nuk e sheh të arsyeshme të marrë në konsideratë as faktin se Sokoli, përveçse proteston për të drejtat e tij kushtetuese, është kryefamiljar, me katër fëmijë dhe gruan e papunë.

Lidhur me këto veprime në kundërshtim me detyrën, antiligjore dhe arbitrare të prokurores Keshi, i jemi drejtuar me një ankesë Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

U bëjmë thirrje këtyre organeve, të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të ndëshkojnë cdo shkelës dhe abuzues të ligjit.

adriana kalaja esmeralda keshi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë