POLITIKE

"Me kanabizimin e 2016-ës u fituan zgjedhjet e 2017-ës"/ Gazetari: Rama lejoi kultivimin e kanabisit në 7 qarqe të vendit, zona ku edhe pati fitore të thellë

b.z Përditësimi i fundit 30 Janar 2025, 21:45
"Me kanabizimin e 2016-ës u fituan zgjedhjet e 2017-ës"/
Artan Hoxha

TIRANË - Gazetari Artan Hoxha, ka komentuar mbrëmjen e sotme ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste, me zgjedhjet e vitit 2017. I ftuar në emisionin ‘Cim Peka Live’ në SYRI TV, Hoxha u shpreh se sipas tij qeveria Rama lejoi kultivimin e kanabisit në 7 qarqe të vendit, zona ku edhe pati fitore të thellë në vota ndaj kundërshtarëve politikë.

Sipas Hoxhës me kanabizimin e 2016-ës u fituan zgjedhjet e 2017-ës dhe sipas tij ky operacion ishte i drejtuar nga kryeministri i Shqipërisë. Hoxha deklaron se sipas tij Rama sapo erdhi në pushtet mori të gjitha bizneset që gjeneronin para, i vuri nën kontroll që sipas tij, i kishte kundërshtari politik. Dhe më pas shprehet Hoxha filluan me lojërat e fatit dhe me kanabisin.

Hoxha: Vijmë tek pjesa e kanabisit. Unë më herët të kam bërë një përshkrim sesi Edi Rama i ka fituar zgjedhjet pas vitit 2013 dhe si e përdori ai aleancën me krimin e organizuar për ta kthyer në hambar votash. Arben Ahmetaj besoj që nuk ka saktësuar datën kur është bërë mbledhja sepse nëse bëhet fjalë që aty ka reaguar edhe Erion Veliaj, kjo mbledhje ka qenë në vitin 2015. Sepse atëherë ai është bërë kryetar bashkie. Ka patur një takim në atë vit kur erdhi drejtori i ‘interforce’, (Donald Lu, histori suksesi). Aty u dha një shifër shumë interesante. U tha se avionët e Guardia di Finanza, kanë zbuluar 44 hektarë dhe kemi asgjësuar 99,2 %. Dhe i them zotot Tahiri, këto shifrat i keni konsultuar me ndonjë agronom?

Nuk u dilnin as metrat me rrënjët. Publikisht që e ka kundërshtuar ka qenë vetëm Ylli Manjani, ministër Drejtësie atë kohë.

Kjo që thotë Ahmetaj, na rikthen edhe njëherë në atë histori, pasojat e të cilës i vuajnë sot. Një nga veprimet e para që bëri qeveria Rama sapo erdhi në pushtët është që mori të gjitha bizneset që gjeneronin para, i vuri nën kontroll që sipas tij, i kishte kundërshtari politik. Dhe filluan me lojërat e fatit, me kanabisin, sepse Lazarati nuk ishte nën kontrollin e Rilindjes.

Me kanabizimin e 2016-ës u fituan zgjedhjet e 2017-ës dhe në atë kohë, vazhdimisht unë këmbëngulja që ky operacion është i drejtuar nga kryeministri i Shqipërisë.

Meqenëse jemi në fushatë elektorale, shikoni dhe merni zonat. 7 qarqet ku është mbjellë kanabisi dhe shikoni rezultatet e votimeve në ato qarqe. E kanë mbytur opozitën ato qarqe. Është e frikshme. Unë kam qenë në 5 ambasada ku u shpjegoja formulën sesi bëhej kanabisi, dhe asnjë reagim nuk ka patur. Ja kam shpjeguar se çfarë po ndodhte dhe asnjë reagim. Ky ishte një operacion nga kreu i organizatës (Rama) i mbështetur nga ata që jepnin leje. Merrni hartat e kanabisit të 2016-ës dhe krahasojini me rezultatet e 2017-ës. Ka pësuar një grup të tmerrshme elektoral ku është lejuar kultivimi i kanabisit.

artan hoxha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë